Kapitulli 41.

364 45 19
                                    

Songs: Leona Lewis-Bleeding Love & Happy

Sofia's POV

Shtepia e Tobit eshte shume e madhe. Me le te zgjedh vete se ne cilen nga 4 dhomat e gjumit per miqte dua te rri. Dhoma qe zgjedh ka nje krevat dy here me te madh se krevati im dhe hidhem ne te si femije por harroj qe kam thyer krahun. Bertas nga dhembja dhe Tobi vjen me vrap ne dhome dhe qesh kur me sheh se nuk ngrihem dot. Me heq kepucet dhe me ngre kembet mbi shtrat qe te rri rehat. Pastaj shtrihet dhe ai afer meje e me sheh ne sy.

"Krevati eshte shume i rehatshem. Ke bere zgjedhje te mire."

"Nuk i zgjodha une. E kam blere shtepine te mobiluar. As s'jam shtrire ndonjehere ketu madje ndonjehere e harroj qe shtepia ka dhoma te tjera perveç times." Me thote dhe numeron me gishta se sa dhoma ka gjithsej ne shtepine e tij. Pastaj ngrihet dhe ecen drejt deres. "Kujdes mos ka ndonje akrep ne shtrat." Thote duke qeshur.

"Pinki." Ai kthehet dhe qesh me te madhe.

"E mban mend Pinkin?"

"S'do ta harroj kurre Pinkin. Pyes veten ke po le pa gjume sot." Tobi mbyll deren dhe largohet.

E ngelem vetem me mendimet. Kam menduar çdo gje sot per ta mbajtur mendjen larg Alex. Pinki eshte nje akrep. Kur ishim te vegjel ne jetimore kishte akrepa ngaqe dyshemeja ishte prej druri dhe ata dilnin nga te çarat ne te. Shpesh here flinim me driten ndezur. Nje nate nje akrep m'u fut ne krevat dhe nuk e gjenim dot. Dysheqet ishin te vjeter dhe pak te grisur e kisha frike mos akrepi ishte futur ne te. Pas disa oresh pa gjume akrepi del nga dysheku dhe nje cope rrobeje roze i ngishte ngecur te bishti. Keshtu ja vume emrin Pinki. Nuk do ta harroj kurre ate nate.

Emri i Mattit shfaqet mbi ekranin e telefonit tim por une nuk jam ne humor per te folur me te. Jo tani. I lashe nje raport rojes dhe i kerkova t'ia çonte Mattit ne zyre. Mjeku me tha qe krahut i duhen rreth tre jave per t'u sheruar.

Mbreme pasi Alex u largua Tobi ndjenji prane meje pa me thene asnje fjale

Oops! Questa immagine non segue le nostre linee guida sui contenuti. Per continuare la pubblicazione, provare a rimuoverlo o caricare un altro.


Mbreme pasi Alex u largua Tobi ndjenji prane meje pa me thene asnje fjale. As ai dhe as Alex nuk jane dakort me vendimin tim ama une e di mire se çfare po bej. Kur dola nga spitali, edhe njehere njesoj si ate dite e vendosa qe s'do flas me per ate qe ndodhi. Te gjithe do japim llogari per gjerat qe kemi bere para Zotit prandaj hakmarrjen time ia le ne dore atij.

"Hej." Tobi vjen serish ne dhome.

"Hej." I pergjigjem me gjysme zeri.

"Çfare ke? A te dhemb krahu?" Me vjen per te qeshur me zerin e tij te holle ngaqe eshte i shqetesuar. Ai vjen drejt meje me nje leter ne duar.

"Jo, thjesht po mendoja se si do i kaloj 3 jave pa bere asgje. Nuk rri dot pa pune." I them dhe ai tund koken e me zgjat letren. Eshte lista jone!

"Do bejme keto ketu. Nje e nga nje."

Une filloj te qesh duke lexuar me ze te larte te gjitha deshirat tona ndersa ai rri serioz. Me vjen per te qeshur se si kur ishim femije disa gjera normale i konsideronim luks dhe tani qe jemi rritur jane gjerat qe nuk duken ato qe lakmojme me shume se me pare.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora