Kapitulli 50.

335 45 30
                                    

Songs:Pink Sweats-At My Worst
3 Doors Down-Landing In London

I degjoj qe nga ketu shtrengatat e qiellit. Po e ther kaltersine e tij prej dhembjes ne shpirtin tim?! Duart e piseta vazhdojne te me prekin pavaresish pergjerimeve te loteve te mi. Ndonese po prek trupin po therrmon shpirtin. Lotet thahen sepse nuk kam aq fuqi te qaj me dhe kembet lodhen e pllakosen mbi vendin ku jam shtrire. Si nje e vdekur ngjaj tani ashtu ndihem. Trupi merr fryme por zemra jo me.

Duart me gjemba mundohen te me zhveshin por ndalojne kur degjohen te bertitura nga jashte. Ngrihet ne kembe dhe shkon drejt deres e cila i perplaset ne fytyre nga dikush aty jashte. Drita deperton me shume dhe me vret syte e nuk shikoj dot. Duart qe me prekin kesaj rradhe jane te buta e fillojne te me zgjidhin litaret qe me gozhduan ne erresire.

"Sofi, permendu Sofi?" Me gjuan ne faqe sepse nuk
reagoj por e degjoj zerin e tij. Eshte Tobi. Fale Zotit!

Me merr ne krahe dhe del jashte erresires e dalim ne drite. Syte i mbaj ende mbyllur por lotet dalin serish. Tani mora fuqi sepse nuk jam vetem.

"Mos leviz qe ketu. Policia po vjen dhe me mire te te gjejne ketu." Tobi thote dhe shoh silueten e Kamit perballe nesh. Jam e lumtur qe nuk e shoh sepse po ta shihja do me vinte per te vjelle. Si mundet nje person qe eshte vete nene e nje vajze te beje keq me vetedije?

"Vdis vdis e mallkuar." Kami bertet dhe vjen drejt nesh me nje objekt te shndritshem ne duar. Zgjat doren per te me gjuajtur por Tobi i kthen kurrizin dhe biem pertoke te dy. Nuk ndjej me asgje dhe nuk kuptoj se çfare po ndodh. Me aq fuqi sa kam mundohem te therras Tobin por nuk pergjigjet.

Pas ca minutash zhurma shurdhuese e sirenave te policise mbush vendin dhe ndjej dy duar te tjera qe me ngrene ne krahe. E ndjej qe po leviz por nuk e di se ku po me çojne. Nuk dua te iki ne polici, nuk do te me besojne qe per pak desh me perdhunuan serish. Ndonese nuk abuzoi me trupin abuzoi me gjithe qenien time dhe me mpiu deshiren per t'ia nisur edhe njehere nga e para.

"Hej." Kevin me ngroh paksa zemren kur e shoh ulur ne karriken ngjitur me shtratin tim. Me duket sikur jam ne te njejten dhome spitali si heren e kaluar sepse shoh çdo gje nga dritarja. Ai me shtrengon lehte doren dhe me syte e tij qe i jane skuqur prej pagjumesise perpiqet te me thote qe u zgjova nga endrra e keqe.

"Ku eshte Tobi?" E pyes dhe ndryshimi ne çehren e tij me frikeson dhe me tremb me shume se ngjarja e mbremshme. Kthej koken ne anen tjeter per te pare nese eshte ketu, me shume per te genjyer veten. Por jam vetem une e Kevin. Dhe ankthi ben punen e vet dhe frika me kaplon serish. "Kevin, ku eshte Tobi?"

"Tobi...eshte ne dhomen tjeter." Hezitimi ne zerin e tij me ben te kuptoj qe diçka i ka ndodhur. Ne mendje me vjen momenti kur Kami kishte gershere ose thike ne dore dhe donte te me godiste por Tobi i ktheu kurrizin dhe...mos! Mos! Kami ka goditur Tobin me thike. Prandaj rame pertoke sepse nuk me mbante dot me. Dua te ngrihem por nuk e leviz dot krahun dhe nuk mbeshtetem dot. Kevin me ngre pak sa per t'u kthjelluar dhe e kupton qe jam e shqetesuar per Tobin.

"Eshte mire?"

"Eshte mire...vetem se e humbi njeren veshke. Por mos u shqeteso eshte i forte. Do qe te shkojme ne dhomen e tij?" Kevin me pyet.

"Po, te lutem." Kevin del nga dhoma dhe rikthehet me nje karroca me rrota dhe me kujdes me ne te dhe nisemi drejt dhomes se Tobit.

"Keta Tobat kane te dy vetem nga nje veshke. Tobi i Alex ka lindur me nje dhe mendoj se kjo eshte arsyeja pse eshte aq karagjoz." Kevin mundohet te me bej te qesh. Por jam shume e shokuar per ta perdorur trurin te perceptoje emocione te tjera.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Opowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz