Kapitulli 6.

493 57 43
                                    

Song: Forest Blakk & Meghan Trainor- If you lover her

"Te lutem a mund te me japesh nje autograf?" Degjohet zeri plot emocion i Kevin, ka aq emocione sa as kur t'i kete propozuar Kamit per martese nuk besoj se ka qene kaq i emocionuar.

"Po, sigurisht." I pergjigjet Alex dhe i shkon afer Kevin.

"Ja nje sekonde sa te shkoj te marr fanellen tende se e kam ne makine." Thote Kevin dhe ja fut vrapit per te makina.

"Pershendetje une jam Alex." Ulet ne bisht per te qene ne nje lartesi me Triksin. I panjohuri ne nje dite me shi si per ironi po kthehet ne nje te njohur edhe per personat e tjere qe me rrethojne.

"Une jam Triksi por une s'e kam qejf futbollin." Triksi vazhdon te jete e merzitur per ate muhabetin e kampingut.

"S'ka gje Triksi, as djali im i vogel nuk e ka qejf futbollin." Alex i thote me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre. Sa mire qe nuk e merzit fakti qe djali i vet nuk e pelqen futbollin edhe pse i ati eshte nje futbollist. Prit! Alex ka nje djale?! Syri me shkon te dora e majte e Alex dhe kraharori im ben ulje ngritje te shpeshta e te shpejta. Pa durim. Pse nuk dua qe ky njeri te jete i martuar?!

Syte nuk me shohin nje unaze ne gishtin e tij por ankthi i padeshiruar me paraqet nje sere mundesish ne koken time , e cila bashke me zemren time qe prej takimit te pare kane filluar te me vihen kunder. Ndoshta Alex e ka hequr unazen sepse do xhirohet reklama, ndoshta s'i ka qejf unazat ose ndoshta..." Ashtu e humbur per fjale dhe me egon time te pafajshme qe kerkon nje arsye tjeter per t'ju kundervene larvave te fluturave qe po lindin ne stomakun tim nuk e kuptoj qe ja kam ngulur syte Alex. Ai kthehet dhe shkimet tona perplasen. Per pak sekonda me duket sikur ato sy kaf jane me te bukurit ne bote.

"Erdha." Zeri i Kevin me detyron t'i heq syte nga Alex.
Me detyron?! Jo, shyqyr qe erdhi Kevin. Shoh nga Alex i cili eshte akoma duke pare nga mua. "Kjo eshte fanella, a mund te firmosesh kete?" Kevin pyet Alex dhe ai i pergjigjet po, por pa e hequr shikmin nga mua. Gelltis ajrin qe po me grumbullohet ne goje sepse nuk e di nga te shkoje. Trupi im po me tradheton. Nuk e bind dot veten te shoh tutje dhe zemra ime e madhe pertej hijes se shtirur te menefregizmit ka filluar te rrahe forte sikur do te thyeje ate kafaz akulli qe perpiqet t'a mbroje por qe ne fakt me shume e ka shtrydhur se sa mbajtur te sigurt.

Marr fryme thelle dhe i kujtoj vetes qe s'me lidh asgje me kete djale edhe qe me shume mundesi pasi te mbarojme se xhiruari reklamen nuk do ta shoh me. Filloj te kruaj krahun nga sikleti dhe mendoj qe eshte ide e keqe te ble televizor, keshtu as nuk do e shoh Alex. Largohem nga aty dhe eci drejt fushes se futbollit. Stadiumi eshte gjigand dhe aty ne mes te fushes shoh drejt stolave ne tribunen perballe. Sa te vegjel qe duhet te dukemi nga stolat e fundit. Sa te paperfillshem jemi ne univers.

"Bukur he?" Degjoj zerin e qete te Alex, qe eshte mbrapa meje. Pse hapat e tij e drejtojne te mua?!

I pohoj me koke duke shmangur kontaktin me sy por i ndjej syte e tij mbi mua. Truri im fillon te luaje prape me mua duke me futur ide te ndryshme ne koke dhe vendos te iki qe aty e te shkoj te merrem me ndonje pune. Nuk dua te rri afer me Alex. Por sa bej te hedh hapin e pare, zeri i Alex qe duket sikur oshetin ne gjithe kete hapesire bosh, me ndalon ne vend.

"Fanella qe me dha Kevin ishte fanella qe kishit veshur ate dite?" Alex me pyet shume embel pa asnje ton kurioziteti flirtues dhe me pelqen fakti qe me drejtohet me ju pasi ia kerkova nje gje te tille qe diten e pare kur e njoha. Megjithese jam e bindur qe ate dite po tallte e di qe s'kishte qellim te keq. Fajin e kam vete, jemi ne Londer dhe ai me pyeti nese fanella ishte e Manchester City, ku ka londinez qe jane tifoza te atij ekipi?! Pastaj me pyeti nese edhe i dashuri im ishte tifoz me ate ekip, sikur donte te dinte nese kisha te dashur, ndersa sot me pyeti nese Kevin ishte bashkeshorti im dhe pastaj sikur u çlirua kur mori vesh qe ishte bashkeshorti i shqes time. Mos valle?

"Po." Pergjigjem, por me duket sikur iu pergjigja edhe pyetjes qe kisha ne koke.

"Pse veshet nje fanelle?!" Alex me pyet me vetullat e tij te ngritura dhe kafshon buzen nga brenda.

"Bera pis kemishen qe kisha veshur dhe nuk kisha kohe te blija nje tjeter." I them dhe i kujtoj vetes qe te shkoj te bej nje vizite. Kam harruar fare.

Alex qesh dhe tund koken. Pastaj kthen koken nga tribuna kryesore dhe me tregon me gisht disa stola me ngjyre te kuqe e te verdhe, njesoj si kartevizita e tij.

"Kur isha i vogel, atje ulesha gjithmone." Thote dhe qendron perballe tribunes sikur te jete duke pare veten e tij kur ishte i vogel. Bashke me te filloj e imagjinoj e une si ka qene Alex i vogel.

Alex eshte i gjate dhe si futbollist e ka trupin e mire ndertuar dhe besoj qe edhe i vogel ka qene i gjate e i mbledhur ne trup. Syte e tij kaf jane pjesa me e bukur e fytyres se tij dhe floket ne ngjyre cokollate i japin me shume shkelqim syve te tij. Buzet e tij jane... Alex kthehet nga une dhe me kap duke pare buzet e tij. Nuk mbaj mend kur e ktheva veshtrimin nga ai. Menjehere mbyll syte e shoh edhe une nga tribuna prape dhe vazhdoj me imagjinaten time e cila po me con ne vende te panjohura por te bukur ku nuk kam qene me pare.

"Kam qene shume i shendoshe keshtu qe ulesha ne dy stola. Te nje i kuq dhe te nje i verdhe." Alex duke qeshur me thote dhe une po kuptoj qe jo vetem nuk di asgje per kete njeri por as nuk di te imagiinoj per te.

Une vazhdoj te shoh nga tribuna dhe e imagjinoj te ulur aty ne ato dy stola.

"Keni qene ndonjehere ne stadium me perpara?"

"Jo. Nuk me pelqen dhe aq shume futbolli." I pergjigjem.

"Perse?" Me pyet dhe une nuk e di se si te pergjigjem. Ne fakt nuk ka ndonje arsye specifike ose shume te forte se pse nuk me pelqen.

"Nuk me terheq." I them djalit, i cili ne nje fare menyre me terheq.

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now