Kapitulli 33.

328 48 29
                                    

Songs: Lewis Capaldi- Someone you loved
Luis Fonsi- No me doy por vencido

But love is impossible and it goes on
despite the impossible. You're the muscle
I cut from the bone and still the bone
remembers, still it wants (so much, it wants)
the flesh back, the real thing,
if only to rail against it, if only
to argue and fight, if only to miss
a solve-able absence. -Ada Limon

"Me ne fund e gjete se kush te ka perdhunuar." Kami me thote kur hap serish deren per te marre çelesin. Ka ndenjur aty gjate gjithe kohes per te na degjuar. Zeri i saj eshte talles por me gjithe kete qe po ndodh ironia e saj eshte problemi i fundit qe kam. Madje nuk e kam fare problem.

"Me vjen shume keq per ty." I them dhe marr çelesin. Me vjen me te vertete shume keq per ate. Eshte kaq e deshperuar per dashuri sa shkaterroi çdo gje me duart e veta dhe nuk e kupton sa te renda jane pasojat e veprimeve te saj egoiste. Ndoshta po te me kishte lene te flisja me Tobin nuk do te kisha qene duke ecur neper rruge ate nate dhe ndoshta jeta jone do ishte me e normale se tani.

"Je ti per te ardhur keq qe beson ate. Ça pret ti qe ai te thote qe ka qene dhe ai ate nate?! Sigurisht qe ka qene dhe ai. Ndryshe pse do shfaqte kaq shume interes per ty?! Dua te them ti nuk je ndonje gje kushedi per t'u mbetur ne mendje. Ka patur frike mos e njihje dhe e denoncon tani qe eshte futbollist i famshem e nuk do te shkaterroje karrieren. Edhe Kevin e ka pyetur per perdhunimin tend por Kevin nuk i ka treguar gje." Ça kane keta njerez me mua keshtu?! Pse s'mund te jete shoqja ime edhe te vije te me perqafoje e te me jap hua nje shpatull ku mund te qaj?

A po m'i thote keto fjale se do qe une te vuaj apo po m'i thote se ndoshta ka mbetur nje kercell i vogel miqesie akoma ne rrenjet e saj? E per hir te koheve qe kemi kaluar bashke po me thote t'i shmangem Alex se ai mund te me lendoje akoma?!

E mbyll deren dhe fik driten. Qendroj perballe deres ne erresire dhe me kaplon nje inat qe s'e kam ndjere kurre me pare. Gjerat nuk kane kuptim! Pa asnje paralajmerim gjerat ndryshuan kaq shpejt brenda shume pak kohe. Humba shoqen me te mire kur gjeta shokun me te mire. Gjeta dashurine dhe e humba kur gjeta urrejtjen. Por nuk mund ta perballoj nese humbas edhe veten.

Ama Kami ndoshta ka te drejte. Ndoshta Alex ka frike dhe ndaj me eshte afruar. Prandaj dita kur u takuam ne restorant ishte kaq e çuditshme. 'Nuk me njeh?!' Pyetja qe me beri ate dite bertet ne koken time. Ndoshta ai me ka njohur dhe ka menduar qe kam veshur fanelen e tij kastile dhe se mund te kem pasur ndonje plan. Po une me te vertete qe s'e kisha idene fare se kush ishte ai.

Policia tha qe nuk kishte te dyshuar ne Rutland. Nuk kishte asnje mashkull me precedente te renda kriminale. Ama nuk moren ne pyetje asnje, ndoshta e kane ditur kush ishte fantazma qe ecte naten ne rruget e qytetit te qete por nuk benin dot gje. Sigurisht nuk do i hetonin femijet e pasanikeve. Çfare eshte vuajtja e nje jetimi para prishjes se rehatise te ne pasaniku?!

Ndoshta me kane kerkuar me vone por une pas asaj nate nuk shkova me ne pune dhe nuk dola me nga jetimorja. Kujdestarja ka fjetur nje muaj rresht me mua. Ndoshta Alex eshte penduar dhe ka dashur te tregoje por vellai i vet e ka kercenuar dhe i ka thyer kemben. Ndoshta eshte ashtu siç mendova dje qe e ka thyer kemben duke vrapuar ose s'e ka thyer fare por ka ardhur ne spital per te pare nese ne kishim zbuluar gje. Ndoshta ndoshta ndoshta. E boll dreqi ta haje! Zoti aty lart sheh çdo gje. Çfare kane bere do t'u kthehet! Edhe nese nuk u kthehet nuk do i lejoj te ngopen me friken e vuajtjen time. E keqja ushqehet nga frika, ka pushtet mbi te dobetin dhe mbi te shtypurin.

Nga tani e me vone nuk do te mendoj me per te shkuaren. Si per ironi fjalet e tij 'E shkuara jote nuk ka me nevoje per ty por e ardhmja po.' me japin force. S'i mundet nje njeri te te vrase e te te mbaje ne jete ne te njejten kohe?!

Përse bie shi në Londër? (Completed)Where stories live. Discover now