2.Dashuria e pare

3.3K 194 116
                                    

Kishte dy vite qe punonte dhe numeroheshin me gishta ditet qe kishte pasur pushim. Puna si mikepritese(Hostess) ne nje nga restorantet me te mira te kryeqytetit ishte e lodheshme aq sa bezdisese, por me ATE aty çdo gje ishte me e justifikueshme. Prania e dashurise se saj te pare dhe te vetme Erikut, ja bente çdo dite me te bukur. Mjaftonte vetem nje buzeqeshje nga ai dhe gjithe lodhja zhdukej si me magji.

Eriku ishte dashuria e pare dhe platonike e saj. Dashuri qe e kishte zanafillen prej dites se pare te kopeshtit kur edhe ishin takuar.

Shoqeroheshin bashke, luanin, ndanin te njejtat lodra dhe shoqeri. Kishin vepruar keshtu me pafajsine e nje femije pa e ditur se keto ishin rrenjet e nje luleje qe do te çelte me vone. Lulja e dashurise qe u ujit me kujdes nga Klea edhe ne vitet pasardhese.

Ishin perseri bashke ne te njejten shkolle fillore dhe ne te njejten klase. Shoqeria e tyre vazhdonte serish edhe me e forte dhe e pjekur se me pare. Vazhdoi derisa ato ndjenjat miqesore dhe perkujdesese u shnderruan ne ndjenja dashurie, te pakten nga ana e Kleas.

Ishte klasa e gjashte kur ajo filloi te kishte ndjenjat e para jo miqesore ose me shume se miqesore per Erikun. Ishte atehere kur ai ndryshoi pamjen e tij te jashtme. Nga nje djale me floke disi te gjata qe i binin mbi sy, nje mengjes vjeshte u kthye ne djalin me floket e shkurtra e te mirerregulluara me xhel.

Bashke me pamjen e tij kishte ndryshuar edhe opinioni i shoqeve te klases per te. Edhe ato ashtu si Klea u mahniten me pamjen e tij te re. Ndryshe nga ato Klea nuk i jargavitej dhe ngjitej si rrodhe, por mundohej te mbante mardheniet e mira shoqerore duke hedhur tutje mendimet dhe injoruar rrahjet e forta te zemres sa here e kishte prane, sa here qe trupat e tyre preknin padashur njeri tjetrin, sa here ai luante me kaçurrelat e saj te pabindur.

Dhe ishte prape nje dite vjeshte ajo kur Eriku ishte larguar nga banka ku kishin qendruar per 6 vite bashke per te qendruar me njeren nga bukuroshet e klases. Kishte qene ajo dite dhe ditet pasardhese ato qe i kishin dhene doren e fundit prishjes se miqesise se tyre.

Eriku tashme qendronte ne banke tjeter dhe here i fliste e here jo. Sikur te mos mjaftonte kjo nje dite te hene e kishte pare duke puthur shoqen e re te bankes.

Nuk do ti harronte çastet e para kur i shikonte ata bashke si nje çift i lumtur. E si ti harronte lotet e pare qe kishte derdhur ato dite dhe gjithe ditet ne vazhdim kur ai lidhej e zgjidhej sa me njeren sa me tjetren.
I dhimbte ne shpirt ftohtesia e tij dhe ndryshimi qe kishte bere. Dukej se bashke me ate pamjen e re kishte ndryshuar dhe karakteri i tij. E urrente. Urrente pamjen e tij te re dhe ate qe ja kishte dhene idene per te.

E kishte urryer pamjen e tij dhe kishte dashur ate ne heshtje edhe per shume vite te tjera. Do te ishte me e sakte te thoja se e kishte dashur gjithmone edhe kur ai ishte nje nga djemte me popullor te gjimnazit. Edhe kur e shikonte tek puthej me vajza te ndryshme cepave te shkolles.

Per asnje çast nuk e kishte hequr nga mendja edhe ne universitet. Atje jo, atje nuk ishin bashke sepse ajo kishte zgjedhur Arkitekturen e ndersa ai Menaxhim biznesi, por ajo vazhdonte te mendonte per te çdo nate.

Kishte qene e veshtire per te ta harronte edhe pse nuk ishin ne nje shkolle bashke. Edhe pse e kishte "hequr qafe" ne universitet nuk mund ta shmangte ne lagje ku edhe ata jetonin te dy. Nuk flisnin shpesh me njeri-tjetrin, por kur ndodheshin perballe po.
***
- Klea, nuk je heret per pune?-e pyeti e motra kur e pa te çohej shpejt prej shtratit.-qenke super energjike sot.-shtoi.
E si te mos ishte energjike kur do te takonte dashurine e jetes se saj. Ajo e kishte enderruar kete dite dhe e ruante ne deshirat e saj me te medhaja diku ne nje cep te larget te mendjes. Aq te larget sa kurre nuk e kishte imagjinuar qe nje dite do te behej realitet.
-Epo do te takohem me Erikun. Po ti çne zgjuar qe ne oren shtate te mengjesit?-e pyeti kurioze duke ditur qe e motra ishte nje gjumashe e tmerrshme. Ishte nje nga ato lloje tipash qe shkonte çdo dite me vonese ne pune duke shpikur ndonje justifikim te ri.
Ne dimer kishte justifikimin se ishte lagur dhe kthyer perseri ne shtepi per tu nderruar ose qe urbani ishte aq i zene sa kishte pritur per shume minuta ne stacion sa te gjente nje me vende te lira.
Po ne vere çfare justifikimi te nxirrte? Epo nuk mund te thoshte se ishte shume vape dhe e djersitur ne urbanin ku njerezit shtypeshin si sardele ishte kthyer perseri per nje dush, por shpikte genjeshtra te çastit. Genjeshtra qe varionin nga "mu thye taka e sandaleve" e deri tek "nje lypes rrugesh me beri fustanin pis".
Ishte e tmerrshme per genjeshtra dhe shefi i saj pasi e kishte njohur si tip nuk i benin me pershtypje genjeshtrat e saj. Ndodhte ndonjehere si sot qe te shkonte shpejt, gje qe ndodhte nje here ne vit, dhe ai i hidhte kunja sapo futej ne zyre.
Po, ne zyre. Edhe pse ishte harrakate punonte ekonomiste. Ne fakt ashtu si Klea edhe Aleksa kishte qene studente e shkelqyer.

FejesaWhere stories live. Discover now