.42.

71 27 4
                                    

Sot data shenonte 6 shtator...kur e shihja kete date mendoja se cfare tjeter mund te ndodhte ne jeten time pikerisht ne kete date te gjakosur...e kisha rrethuar ne kalendar kete dite si nje rikujtim per viziten e trete...sot do kaloja nga burgu...vendosa te vizitoja babane tim sot...doja ta dija se cfare do i kishte ngelur per te me thene pas plot 14 vitesh te kaluara...
A thua do habitej kur te me shihte ?
Me shume siguri do me kish menduar te vdekur apo jo ?
Do me genjente duke me pare ne sy edhe kur e dija tashme te verteten per gjithcka ?
Fundja jeta me kishte mbrojtur disi...me kishte mbajtur gjalle ne krahet e saj te ftohta dhe tani po me perdorte si nje kukull qe ti trazoja ndergjegjen shume kujt...
Mberrita brenda nje ore...hyra brenda ne godinen e burgut dhe kerkova takim me te...punonjesit me informuan se tim ati nuk i kishte ardhur askush per vizite...kush kish ngelur te vinte e te shihte ate qenie aman ?
-Uluni atje ju lutem...
Ndoqa drejtimin ku punonjesi i burgut me orientoi...u ula ne kabinen time ku aty afer meje ishte nje telefon qe sherbente per te komunikuar...pyesja veten c'vlere kishte kjo kabine e ngushte qe s'te jepte aspak privatesi...nga xhami i tejdukshem shihja rreshtin me njerez qe ishte plot...pyesja veten se perse te afermit e ketyre njerezve ishin futur ne burg ?
A kishte ndonje ne poziten time ?
Nje djale qe vjen dhe sheh te atin pas 14 vjetesh qe i ati i te cilit as qe ia dinte per familjen dhe as per femijet...se nese ishte gjalle apo se si i eshte dashur te luftoje me "xhindet"e tij per te qene ky qe eshte sot ?
Nje dere e vogel perballe meje u hap dhe nga aty vershuan te burgosurit me veshjet e tyre ngjyre portokalli...ula kapucin me shume si per te krijuar nje hije qe mos te me njihte direkt...ashtu me kujdes ngrita koken per te pare fytyren e tij...si te mos e dalloja ate xhanem ?
Eshte si te shoh sozine time por disa vite me te madhe ne moshe...por ja e dallova me ne fund...nje oficer policie e uli perballe meje...
E kisha shume afer...nje xham i holle me ndante nga ai njeri...e pashe nje trup te dobet dhe nje fytyre te hequr...mora telefonin dhe nisa biseden...
-Pra me ne fund perballe meje he ?
-Ka kaq shume vite qe askush nuk me vjen per vizite...u bera kurioz se kush mund te ishte por me kete kapuc dhe maske qe ke...nuk te njoh...
-C'rendesi ka nese nuk me njeh ti kur une te njoh dhembe per dhembe ?
Edhe une kam plot 14 vite qe nuk takoje te dashurit e mi...
-Keshtu do ndihesha me i qete...nese di ta dija kush je...me vjen keq per ju...
-Nuk ke qene i qete keto kohe ?
-Burgu nuk ka kushte...
-Mhm vetem kaq ?
-Me falni c'lidhje kam une me ju ?
-6 shtator...
-6 shtator the ?
-Te kujton gje kjo date....baba ?
Ngrita koken time duke hequr masken qe mbaja...ndjeva syte qe me nxirrnin shkendija...nje shikim plot neveri,urrejtje,zemerim...
Kur isha ne nje terapi tek psikologia mbaj mend qe me pat pyetur nese me kishte shkuar nder mend te vrisja babane...
Ne te vertete me kishte shkuar shume here ne mendje...prinderit mund te vrasin dhe lendojne femijet ama femijet nuk mund ti vrasin baballaret e tyre ?
Ate dite kur nena ime vdiq babai vrau nje familje...ama tashme kjo ide per vrasjen e tij me ka leshuar...dua qe ai te vuaj me shume...vrasja per te do ishte shpetim...por jo une doja vuajtje derisa vete jeta e tij te shpifej dhe te bente ndonje gje vete vetes se tij...
-P-persival...b-bir ?
-Persivalin baba e vrave...shume kohe me pare...me quajne Persi dhe po fatkeqsisht jam biri yt...
-Pas gjithe ketyre viteve...si ka mundesi ?
-Epo ka mundesi...ironia e jetes he ?
Shpresoje te mos kesh ndergjegje te qete qe me pe apo jo ? Sepse une nuk e dua kete...
E pashe te kaperdihej me zor...kete doja ta luaja mendsh....ti beja presion psikologjik....ta perndiqja si nje hije kudo...
-Ku...ku ke qene gjate gjithe kesaj kohe ?
-Po nderron teme apo jo ?
Hahahahah...mire...ku kam qene ?
Vetem...neper qoshe...ne erresire...ne rruge...ftohte...pa ushqim...por edhe kjo deri dikur pasi jeta me solli nje rreze dielli...ama ne ate moshe kur une isha cilimi dhe kisha nevoje per nenen time...une isha vetem...u bera burre vetem 14 vjec..
Por nuk kam ardhur ketu te hap barkun ty...nuk e dua meshiren tende sepse e di qe te ben qejfin kjo gje...kur me sheh duke vuajtur...nc nc nc...
-Nuk eshte ashtu bir...
-Baba te lutem..nuk kemi shume kohe...fundja cfaredo qe te me thuash une e di te verteten...
-Te verteten ?
-Po te gjithe te verteten baba...por pyetja ime eshte baba nese ti e di te verteten ?
-Cfare do te thuash ?
-E di se perse u shperngulem...e di se te erdhi turp qe nena ime te kishte karriere...i grise letren per aprovimin ne audicion...fillove te pije dhe keshtu na gropose nga ekonomia....
-Si i di....
-Me ler te mbaroje...
Gjithe keto vite mendova se kishe te drejte...doja te behesha nje person me ekonomi te mire...hoqa dore nga cdo enderr ama faleminderit shume per letren nene...ajo leter me hapi syte...
-Cfare letre ?
-Nje leter qe ajo me kish treguar cdo gje qe une e kisha keqkuptuar...dhe shume pasuri...
-Pasuri ?
Nena jote kishte pasuri ?
-Eshte edhe gruaja jote...ishte...por sa per pyetjen po...ajo ishte trashegimtare e pasurise se nenes se saj...
-Po ajo tha se nuk i njihte prinderit e saj...ishte jetime....
-Epo e vertete eshte dhe kjo por jo ajo i njihte prinderit e saj dhe ajo ishte vajza e nje sopranoje te famshme...e gjiha pasuria i kalonte asaj por ajo ma la mua...dhe e kuptoja pse e beri....nese ne do ishim aq keq nga ekonomia baba ajo do na kish shpetuar ama ajo e pa c'lloj njeriu na paskeshe qene...
E kisha zene ngushte babane tim...tani le te hante veten s'me behej vone...ama i lumtur isha sa me s'ka qe i tregova per pasurine e gjyshes sime..
- Cfare nuk kishte ne testament baba...shtepine e saj...shtepi ne mbare boten...fondacion...bizhute e saj...para...offf baba offf...goja leng he ?
Ne mund ti kishim bashke baba si familje ama rrenjet e tua nuk ishin te lidhura me ato te familjes...
Tani do degjosh zerin tim kudo neper televizore...do shohesh fytyren time dhe do permendet emri im...dua te vjellesh gjak baba sa here qe te ndodhin keto gjera...une zgjodha te behem kengetar...
-Me vjen mire per ty bir...dua te dish se shume shpejte do dal nga ketu dhe ma merr mendja se s'do e lesh babane tend keshtu apo jo ?
-Baba i dashur si mund te te le une keshtu ty...ajj te vdes une per ty...ke te drejte baba...fale Zotit jam shume i meshirshem dhe kam menduar edhe per kete edhe pse s'dua te te ngjaj...fundja ne gjak te mbaj...
-Faleminderit bir...
-Ajj nuk ka nevoje per keto baba...tani...une per ty kam kete...
-Testamenti eshte ai ?
-Testamenti im per ty....ja shiko ketu qa shkruhet....edhe pse do doja qe te te luante mendja dhe te vrisje veten..."Shtepia e Zoterinjeve"...
-C'eshte kjo ?
"Shtepia e Zoterinjeve"....
-Po pra...meshira ime dhe zemergjeresia ime per ty...pasi te dalesh nga ketu do shkosh direkt e ne kete adrese dhe do qendrosh me shoke te tjere plakush si ti atje....ka kushte baba se u ankove per burgun....
-Nuk e ke me te...te vertete apo jo ?
-Ue baba...shume seriozisht e kam...di edhe te te le rrugeve sikur isha une dikur....
-Persival bir...
-Apapapapaa si the ?
-Persi,le te flasim dhe te tregohemi me te arsyeshem...
-Ja tani mbaron dhe kohezgjatja e takimit...
-Prit bir te lutem...
-Mirupafshim baba...
Hoqa telefonin nga veshi dhe e lashe ne vend....
Oficeri erdhi dhe e mori me force ate...tani ai ishte ne vendin tim....fiks si atehere kur me nxorri nga shtepia dhunshem...por ate s'do e hidhnin ne gure e te qante koken...ku merrte e ti hapej koka ne dysheme...
E degjoja qe ulerinte emrin tim dhe mundohej te bente rezistence...por fundja tashme ai ishte i marre fund...

My other self (Vetja ime tjeter)Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin