.20.

98 29 4
                                    

Rruget tona u ndane...tani ishim serish vetem..une isha vetem...kishin kaluar plot 2 vjet...tani isha 16 vjec...nuk dija me asgje per Liamin...isha kthyer edhe njehere jetes nomade qe kisha kur isha femije...fiks si ajo fjala ne frengjisht per gjerat qe perseriten..deja vu
Por jo fiks si atehere..te pakten kisha gjetur nga ato shtepite e braktisura dhe nuk flija me ne rruge dhe ne qoshe te erreta me lageshtire...
Sa i perket jeteses...epo tani merresha me pastrime te shtepive...i kisha dhene vetes nje mundesi jo vetem per para por edhe per te qene me prane familjeve,atyre ambienteve te ngrohta...kisha mundesi edhe te flisja me femijet e familjeve...here-here me kalonin te pastroja dhe per pak sa nuk rrezoheshin...here kishte edhe nga ato qe me thonin "ku e ke familjen"..."perse nuk je ne shkolle"..."pse ke rroba te varferish" dhe shume pyetje te ketij lloji...
Me kete pune kuptoja nenen time qe i bente te gjitha dhe asnjehere nuk e shprehte lodhjen e saj...gjithmone gjente kohe per ne...cfare mori ajo si shperblim ?
Nje thike ne bark ? Nje varr ne toke ? Nje grusht te ftohte dheu ne trupin e saj ?
Sikur te kisha mundesi te kthehej koha mbrapsht e te kisha bere rezistence e te mos humbja ndenjat...e mendoja shpesh dhe fajesoja veten...e vuaja kete gje prej kohesh dhe si pa kuptuar nenvetedija ime e bluante cdo here...
Kisha dale te blija pak buke per ta ngrene ne dreke...nuk ishte salltanet por te pakten  frymen e mbaja gjalle...po kurseja pafund.
Pasi dola nga dyqani nuk doja te shkoja ne shtepi...vendosa te drejtohesha per nga deti...mbaja mend qe nena ime ishte teper e lidhur me detin...para se te shpernguleshim gjithmone shkonim ne det me nenen...qendronim ulur ne rere dhe perqafoheshim
Nena ime atehere ishte shtatezene me motren time,edhe pse ashtu ne barkun e saj mundoheshim ti jepnin dashuri
Cdo here perkedhelja barkun e saj dhe e puthja
Te doje dicka qe nuk ishte prezente dhe as qe nuk mund t'ia shihje fytyren...kjo ishte dashuri...
-Persival,kur te shoh ty me keto sy te bukur qe kane dashuri brenda tyre,jam e lumtur dhe nuk shqetesohem per bebushen time,-me thoshte nena
-Cdo te thote me "nuk shqetesohem" ?!
-Dua te them qe nese me ndodh ndonje gje e di qe dikush do i ofroj asaj dashurine time...nuk do i mungoje kurre...
-Une do ta mbroje cdo here ate nene...por...po mua kush do me mbroje ?
-Zemra ime...une do te te mbroje cdo here pavarsisht se ku do jem...
-Une nuk dua qe te ikesh nene...asnjehere
-Zemer edhe nese ndodh qe nuk do jem prane teje...
-Ku do jesh ne ato momente ?
-Do te jem diku larg...diku ku do te rri me engjejt...por do te takohemi prape zemer...por nese te mungoje gjithmone afrohu afer detit dhe mbaj vesh...
-Cfare do te degjoj nene ?
-Me beso Persival do ta kuptosh per cfare e kam fjalen...
-O ma une nuk degjoj asgje,-i thashe duke u ankuar
Nena ime qeshi atehere dhe une ndihesha keq qe nuk arrija te kuptoja per cfare e kishte fjalen...
Ne fakt akoma dhe sot nuk e kuptoj se per cfare e ka patur fjalen ajo...e vetmja gje qe degjohej ishte zhurma e egersuar e dallgeve ne nje dite fund marsi...ca njerez qe jane mbledhur si une dhe flasin dhe femije tek tuk qe qeshin e ca qe qajne...
Qendrova ulur per gjate ne fakt duke bluar ne mendje shume gjera...mundohesha te zbertheja fjalet e nenes ne lidhje me detin...por nuk mund te perqendrohesha me gjithe ata ngacmues rreth meje...
Psheretiva thelle dhe ngrysa vetullat...
-Cdo te thuash nene me ato fjale...asgje nuk kuptoj..deti nuk thote asgje...cmund te thote ai ?
Deti ishte vecse nje leng gjigand blu...C'mund te thoshte ai ? Si mund une te ndihesha afer tij sikur me nenen time ? Si ? Ku po gaboja ?
Mora nje grusht rere dhe e flaka tutje por era ma hodhi te gjithin ne fytyre dhe grimcat e saj me hyne ne sy...fillova te kollitesha dhe te kruaja syte...u drejtova ashtu me sy gjysem te hapur e duke i pulitur drejt detit sa per ti lare pakez...
-Dreq..
Lava syte dhe hodha syte pertej detit...vertete ishte i bukur...vertete shkelqente por kjo ishte vetem siperfaqesore...pavarsisht se shkelqente nen prekjen e diellit,thelle deti ishte i erret dhe me mister saqe nuk lejonte asnje rreze te depertonte...sikur vetja ime tjeter...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now