.22.

96 30 1
                                    

Ditet e mia ishin njelloj...zgjohesha ne mengjes dhe mbathja leckat per te pastruar...ama intervalet e kohes ishin ato qe ndryshonin...kishte dite qe kaloja me ore te tera duke pastruar pasi kishe nga ata te llastuarit e luksit qe thonin ta beja prape nga fillimi...kjo konsistonte ne kalimin me kepucet e tyre ose kur me derdhnin gjithe koven me uje te papaster dhe e gjitha duhej kapur nga e para...qershia mbi torte ishte se merrja gjysmen e parave edhe pse beja dyfishin...por e kaperdija kete pa bere ze...kafshoja buzen deri sa ndjeja shijen e gjakut...nuk kisha kohe te ankohesha...kush isha une ?!
Vecse nje pjelle e meshires se fatit...nje gjynahqar ne syte e njerezve...asgje me shume...ishte dimer perseri...ndihej mire prekja e akullt ne lekuren time...njerezit i shihje te veshur trashe me shalle dhe doreza...ndersa une kisha vecse nje xhup me kapuc te holle...a me mbante ngrohte ?! Epo nuk kisha vdekur akoma nga i ftohti dhe nuk i kisha lene shenden ketij qyteti...mendoja per zjarrin ne shtepite e njerezve dhe sikur ngrohesha dhe une...por sonte nuk do isha prane zjarreve qe ndiznin njerezit ne rruge per tu ngrohur ne kazane cilindrik pasi ne minuten e fundit me kerkuan per nje pune urgjente...u desh te zgjohesha nga ajo agoni e ngrohte qe perceptova...
Sonte do pastroja tek familja Wilson..stafi i sherbyesve qe kishte kjo shtepi kishte patur mungesa pasi nje nga sherbyeset ishte semure rende...me sa me thane,te pakten...
Emri im qenka hapur si shume per te me marre ne nje shtepi me staf sherbyesish...epo fati ku nuk te hedh...nuk kisha c'te beja tjeter vetem te ndiqja lepurin sikur Liza...tani i kuptoja metaforat
Shtepia ishte magjepsese...hyra ne brendesi  dhe nje vezullim si ato te vitrinave te dyqaneve u versul mbi mua...imagjino kontrastin ku nga nje nate e zymte dimri te gjendesh ne nje vezullim qe desh te merrte te pamurin...vezullimi me dha nje dhimbje koke saqe mu desh te mbeshtetesha pak tek dera sa te merrja veten...
-Ketej djalosh...
-Po me fal...
Ndoqa vajzen pa bere ze...ishte diku tek te njezetat dhe mbante te veshur nje uniforme te bukur qe perbehej nga nje fund i zi dhe nje kemishe e bardhe qe te binte me sy jaka e bukur me dantelle e punuar...floket i kishte topuz dhe kishte nje perparese te paster xixe...dukej si engjell ne nje shtepi xhami...
-Sonte duhet te punosh shpejt por preciz...ne kete shtepi do kete njerez te shquar dhe duhet cdo gje e perpikte...
-Kuptoj...
-Meqenese Serena nuk ndihej mire ti do zesh vendin e saj...do merresh me shkallet dhe katin e dyte...dhe me e rendesishmja...
-Po ?!
-Duhet te kesh kujdes te vecante per perlen e zeze...
-Perlen cfare ?
-Perlen e zeze domethene pianon...me kuptove ?
Pra perla e zeze na ishte nje piano...hodha syte pergjate shkalleve dhe dukej madheshtore ne ate piedestal...ngjyra e saj klasike e zeze reflektonte driten e shandanit...kot nuk quhej perla e zeze..mu kujtua pianoja ne shtepine e vjeter qe kishim...jo kaq te madhe dhe te nje marke
kaq te mire por fundja ishte nje arratisje drejt te magjishmes...e mbajtem pianon per ca kohe pastaj ate e shitem...nena nuk e duroi dot humbjen e atij instrumenti...
-Atehere fillojme,-tha vajza duke perplasur duart
Pa humbur aspak kohe u leshova tek shkallat...edhe pse dukeshin te mirembajtura perseri duhej te laheshin per sonte....ishin plot 15 shkalle plus nje shkalle qe e harrova se kisha vendosur gjunjet e mi...pavarsisht se ishte shtepi e madhe nuk lihej pluhur te ulej ne ndonje objekt...pas diku 20 minutash mbarova me shkallet...tani e kish rradhen kati i dyte..
Ishte hapsire goxha e madhe ama nuk me hynte shume ne sy...ne mendje me silleshin fjalet kyc te mbremjes...njerez te shquar...e perpikte...piano...ajo piano...
Nuk duhej te humbja perqendrimin pasi nuk do merrja asgje pervec nje te flakure te kapur nga rrobat qe kisha veshur dhe direkt e jashte...pastrimi i dyshemes nuk ishte gje plus qe nuk me mori ndonje kohe te madhe...tani e kishte rradhen pianoja...dukej nje piano e heshtur dhe sikur priste dike qe te luante ne te dhe te tregonte qellimin se perse ishte krijuar...talentin e saj...duheshin dy duar qe te dinin ta perkedhelnin si duhej...
Duart e mia dridheshin teksa merrja lecken qe ta pastroja ate...
-Ti mund t'ia dalesh Persi..
Fokusohu tani,mblidhe veten...
Nuk mund te lija te tilla gjera si nje piano te me shperqendronte aq kollaj...pianoja ishte dicka qe e kisha bere dikur dhe tashme nuk ishte pjese e imja...pianoja nuk do me sillte kurre asgje ashtu sic nuk i solli asnje te mire nenes sime...nje nate kur grindjet ne familje kishin filluar,nga zhurmat qe depertonin pameshire ne dhomen time,memorizova nje thenie te babait tim..."Hiq dore nga endrrat e tua te kota...endrrat nuk do te ushqejne familjen"
Edhe pse e urreja tim ate me sa fuqi kisha sot kjo shprehje e tij me duket e vlefshme...endrrat jane per te dobet...nena ime nuk u punesua kurre per ate cka ajo kishte si pasion ose te pakten ashtu dukej nen vellon e genjeshtres...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now