.12.

101 30 3
                                    

Liamit iu desh te qendronte ne allci per nje kohe te gjate...pavarsisht se ishte ne ate gjendje ai nuk hiqte dore...vazhdonte te kryente punen e tij...xhanem cfare nuk shkonte me kete njeri ?!
Cdo dite racionoja ushqimin tim dhe ia lija atij...edhe pse ai nuk e pranonte...zgjohesha naten si per here nga makthet dhe me kete rast kontrolloja dhe Liamin...sikur koha u kthye mbrapa...me kujtohej kur isha i semure dhe nena ime e gdhinte e shtrire ne dysheme me njerin krah te shtrire ne shtratin tim...perkujdesja e saj me ndoqi kur ime moter erdhi ne jete...sa here qe ajo semurej i qendroja tek koka...e benim me rradhe me nenen time...me ngeli mendja tek ime moter...e lashe pas dhe ia mbatha pa kthyer koken pas...nuk e dija as ku ishte as si ishte...
Liami nxirrte renkime nga dhembja...ose ndoshta po shihte makthe...
Gjendja e tij ate dite me futi friken ne palc...ishte thjeshte makaber...
Cfare lloj gabimi mund te meritonte nje ndeshkim te tille ?!
Cfare lloj pune ishte kjo qe mund te lejonte nje gje te tille ?!
Mendja ime nuk pushonte se perserituri "hakmarrje"...me rrihte papushim si nje rrahje zemre...si puls...
Mu kujtua dita kur e pashe per here te pare Liamin...canta qe mbante ne sup...ajo  cante ishte e hedhur ne divan...mbase nese i hidhja nje sy mund te gjeja dicka qe te me shuante kete etje te kureshtjes...
Rreshqita lehte nga shtrati...zemra qe rrihte fort ishte e vetmja gje qe degjoja...ecja ne maje te gishterinjeve qe te minimizoja zhurmen...u afrova tek divani...terhoqa canten dhe fillova ta hapja...terheqja e zinxhirit filloi te bente zhurme...nata mbyte cdo ze dhe eshte shume e thjeshte te degjosh dhe zhurmen me te vogel...canten e mbaja nder duar dhe here hidhja syte nga Liami per tu siguruar qe po flinte...nuk po synoja ta hapja komplet canten por vetem sa te me zinte doren brenda dhe te ndjeja ndonje gje ne brendesin e saj...kisha frike se cfare mund te me thoshte nese me gjente...fundja edhe nese zemerohej nuk mund ti mbante vellait te tij sekrete...dora ime u zhyt brenda...duke i besuar verberisht shqises sime te te prekurit arrita te prekja nje qese te vogel...ashtu dukej...nje qese e bute e mbushur brenda...e terhoqa jashte per te pare me mire se c'ishte...ishte nje qese e vogel nga ato qe futeshin ilacet...i kisha pare shpesh ne shtepi...brenda kishte pluhur...i bardhe bore...nuk arrija ta identifikoja me ndonje perberes qe e njihja...duhej ti merrja ere...e hapa qesen dhe desh me erdhi per te vjelle...Zot c'ere ishte ajo ?!
E mbylla qesen dhe e hodha menjane...nuk ia ndaja syte...
-Pa prit nje minute...
-Persi e di qe kureshtja vrau macen ?!
Zeri i tij me beri te kerceja...vertete nuk e pashe kur u zgjua dhe as qe po qendronte perballe meje...
-Liam...une...
-Jeta nuk eshte e drejte me te gjithe...kete dhe vete e ke deshmuar...isha vetem...nuk kisha nga te shkoja...nuk e doja jetimoren...nuk me ka pelqyer kurre ai vend dhe se c'mund te ndodhte atje...mu desh te jetoja...ata me gjeten dhe me ofruan kete pune dhe me premtuan se nese i sherbeja do mund te me ndihmonin...
-Liam...
-Nuk te kam treguar per punen time...sepse nuk krenohem me kete Persi...aspak...
-Liam...ai pluhur i bardhe....eshte...
-Droge Persi...droge
Droga...deri vone e kisha degjuar si fjale ndersa tani kisha te beja me te...e kisha afer...Liami ate dite nuk po shkonte ne shkolle por po shperndante ne shkolle...per gjimnazistet...
-Perse te bene ne kete gjendje ?
-Per shkak se nuk e shperndava te tere sasine...
-Vetem per kete ?
-Ti nuk e di se c'bejne ata me ne Persi...
Ama...pavarsisht cdo gjeje dua qe te mos ndjekesh hapat e mi...nuk dua qe te futesh ne kete pune...dua te me premtosh qe do rrish sa me larg te jete e mundur...me kupton ?
-Je akoma i ngadalte Liam...
-Mos u shqeteso per mua Persi...do vazhdoje shperndarjen pasi...
-Pasi ?!
-Pasi keshtu duhet...
Tani me premto Persi qe do rrish larg kesaj gjeje...
Me kish kapur nga supet...nuk arrija ta perpunoja si informacion...e shihja ne sy dhe kishte nje hije frike per mua...
-Persi !!!
Zeri i tij nuk kishte qene kurre i tille...i mbushur me nervozizem dhe frike njekohesisht...nuk doja ti ndyeja duart e mia me kete pune jo...ama do merrja hakun per ate qe i bene atij...
-Te premtoj...-thashe me ne fund
Ndjeja se dicka kishte ndryshuar brenda meje...dicka e frikshme po rritej...nje qenie tjeter...femija qe isha dikur...sikur po venitej...Persi ky emer tani po merrte jete...po behej shpirt dhe shume shpejte do kishte dhe nje trup...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now