.10.

102 28 3
                                    

Pas takimit me Liamin jeta mu duk disi me e mire,ketu duke permendur faktin se mund te flija i qete naten sepse dikush do ishte aty dhe ushqimi nuk do mungonte pavarsisht se do ishte i paket....pas asaj qe kisha kaluar dy dite me pare tani kjo qe po me servirej ishte dicka qe nuk mund te ankohesha...duhej te behesha i forte dhe te vazhdoja perpara ashtu sic nena ime me tha....
Me ne fund arritem para asaj qe Liami e quante shtepi...ne fakt ishte nga ato shtepite qe dikur kishin qene ne qender te vemendjes por tashme ishin te amortizuara...ishte e madhe por jo qe mirembahej...fillova te imagjinoja se si do ishte dukur dikur nje shtepi e tille e bukur...imagjinova njerezit qe jetonin atje dhe fatin e tyre...dallohej akoma nje ngjyre e kuqe perjashta...dalloheshin punime te bukura me gips qe shtonin teper bukuri...sikur te ishte aq e bukur si dikur,por asgje nuk zgjat pergjithmone fundja apo jo ?!
-Mireserdhe ne shtepi...
Ia beha kembeve brenda...ishte goxha hapesire...sa i perket mobilimit...gjerat minimale ishin...ato qe arrita te numeroja ishin : nje divan i zi lekure,nje komodine e vogel,nje tavolin druri,qirinj mbi te dhe nje shtrat ose me sakt vetem nje dyshek...
Muret ishin te bardhe...allcia kishte rene ne vende-vende...kishe frike se mund te te zinin brenda ato kater mure por nuk i dhashe jete atij mendimi...isha i kenaqur qe te pakten nuk isha vetem...
-Ndoshta nuk eshte gje e madhe por te pakten nuk do flesh ne qiell te hapur...
Dhe ketu do te fleme...njeri nga koka dhe tjetri nga kembet...
-Mund te te pyes dicka ?
-Mhm...me thuaj ?
-Perse vendose te kujdesesh per mua...perse me more ne shtepine tende...?
-Je i vogel per te qene komplet vetem ne kete jete..kjo eshte arsyeja...
Kjo ishte arsyeja ?!
Kur po mundohesha ta pyesja serish ai filloi te fliste...
-Ke kaluar shume gjera Persi...gjera te tmerrshme dhe dua te te mbroje...dua qe te pakten te kem nje shans te dyte per tu bere nje vella i mire...
C'donte te thoshte me "nje vella te mire"...dicka ishte e sigurt...Liami nuk ishte vetem...
-C'do te thuash me kete...?
-Epo...meqe me tregove historine tende me ler te te tregoj dhe une timen...
U ul ne divan dhe me beri me dore qe ti bashkohesha...
-Linda ne nje shtepi normale...kisha nje nene qe me dha jeten edhe pse donte te me abortonte...sa i perket tim ati...epo nena me tha qe na la vetem kur isha teper i vogel...nena ime ishte shtatezene me tim vella kur ai e la...ishte shume e veshtire...nga vetmia,nena ime ra ne depresion...cfare mund te beje nje femer shtatezene vetem...ajo nuk e abortoj vellane time njejte si mua...por edhe pas lindjes se vellait tim asgje nuk ndryshoi...ishte shume i vogel kur u semure rende dhe nuk...nuk ia doli...nena ime u vetehodh nga nje ndertese...une nuk dija si te kujdesesha per te..isha femije vete...eshte i gjithi faji im...
Liami kishte mbledhur pantallonat ne grushtin e tij...here-here grushtet e tij lageshin me lot...por pavarsisht se sa e dhimbshme mund te duket Liami arrinte te mbante qendrimin e tij te forte...e admiroja...
-Dhe per kete arsye Persi dua te kujdesem per ty...te shlyej disi dhembjen e ndergjegjes sime...
-Le te behemi vellezer atehere
-Faleminderit Persi...
Me shtrengoi ne kraharor saqe nuk pata kohe ta kuptoja se do e bente dicka te tille...trupi im ishte ftohur nga perqafimet ama perqafimi i tij me dha nje ngrohtesi,nje rreze drite qe do behej mire...
-Me fal nuk te pyeta per perqafimin...
-Nuk...nuk ka problem
Epo sic e kam perseritur femijet aq duan...genjehen lehte...jane qenie te pafajshme dhe nuk e kuptojne qe jeta ka dhembet e saj te mprehte qe duan kurdohere te ti ngulin ne lekuren tende...dhembe qe te copetojne shume keq...kete do e kuptoja ne moshen 14 vjecare aty ku vuajtja do me ftonte perseri ne gjirin e saj...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now