.7.

116 31 0
                                    

Cdo nate strukesha ne qoshen e ftohte...e dija qe te pakten ajo nuk me linte...gjumin nuk e beja te plote...cdo nate ne te njejten ore shihja makthe...mbytesha ne djerse...pa permendur dhe faktin qe me kish marre uria...e dija qe nje femije mund te rrije pa uje maksimumi 3 dite dhe pa ushqim s'do te kapte nje jave...tani duhej te filloja te numeroja ditet se kur do me
dilte shpirti nga uria...akoma nuk isha mesuar me te fjeturit ne toke...por do mesohej shpejt dhe trupi im...koshi i mbeturinave dukej plot si perhere...imagjinoja se kur te vinin ta pastronin do me merrnin dhe mua me vete...do dukesha si nje plehre...mirepo me kapi syri nje kuti te vogel kartoni...u afrova me shprese se mund te gjeja nje cope buke a dicka te tille...por fundja nuk doli keq...aty kishte rroba...i nxorra me vrap per te pare se c'mund te mbaja...nje pale pantallona,nje bluze me menge te shkurtra dhe nje me te gjata edhe pse menget i kish te grisura vende-vende...pashe rrobat e trupit dhe ishin bere pis...duhej te nderrohesha por se pari te lahesha pak edhe pse nuk mund te gjeja askund dush me uje te ngrohte...mu kujtua shatervani...sikur te merrja pak uje nga ai dhe te lahesh sadopak...por nuk kisha nje ene ku te hidhja ujin...fillova te kontrolloja afer koshit per nje ene por jo...asgje nuk dukej...mendova per bizneset qe ishin rrotull,mbase nese i pyesja mund te me ndihmonin por pastaj pashe veten...ata te veshur dhe te lare te ishin spektator te nje skene te te mjerit..mu kujtuan qoshet e tjera...bizneset kishin afer nga nje qoshe per te hedhur mbeturinat e tyre...dy prej dyqaneve me shkuan kot...pak me tutje ishte nje pasticeri...nder mend me shkuan shijet,ngjyrat,aromat qe mund te notonin ne ajer...me kujtohej tarta me pjeshke qe bente nena ime...gjithashtu me kujtohej se si grindeshim me time moter se kush te merrte copen e pare...duhej te gjeja nje ene...duhej te shkundesha nga mendimet...u afrova ne qoshen e pasticerise dhe pashe qese nga ato te medhate ngjyre te zeza...o Zot si mund ti prekja keto ?!
Me erdhi te qaja...u ula ne gjunje dhe fillova te qaja...nena me kish thene te behesha i forte por sado perpiqesha nuk mundja...ngrita syte nga qielli dhe me lotet qe me mbysnin thirra me sa kisha ne koke...
-Me fal nene...
Nuk mundem....sikur te me kishe lene me vone jo tani...jam i shkaterruar...nuk mund te te bej krenar...nuk mund te behem ai djali i madh...nuk mund te kem asgje ne mes te rruges...po vdes nga uria...po vdes nga dhembjet...nene...jam ndotur i teri nuk mund te lesh keshtu...cila nene e le femijen e vet keshtu...a nuk isha arsye e forte per ty...?!
Kam nevoje per ty nene...kam nevoje...kam ...
Po dihasja...po pesoja nje atak paniku...e ndjeja se po lekundesha...ndjeva trupin te me leshohej ne toke...me kishte rene te fiket...mbase kete here vdisja vertete...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now