.2.

206 46 0
                                    

Shperngulja me beri te mbyllur...rrija ne dhomen time pa dashur te beja gje vecse te shikoja rrezet e diellit qe hynin pa deshiren time ne dhome dhe me ngulnin shikimin...u shmanga nga ato dhe zhyta fytyren time ne jastek...nga jashte dhomes degjova nje te trokitur...ngrita fytyren nga jasteku dhe qendrova i ngritur mbi shtrat...
-Zemer pse je mbyllur keshtu...?!
Nuk fola me te edhe pse asaj i tregoja cdo gje por sot nuk doja te flisja me askend...
-Persival,dua te me falesh per kete qe ndodhi por duhet ta benim...
-Perse...?!
Perse u be cdo gje e paperballueshme...?!
Nena ime kaperdiu peshtymen dhe dukej pak ne ankth...nuk e dinte as ajo arsyen apo ishte nje arsye e frikshme ?
-Persival,babai yt...ate e hoqen nga puna dhe nuk mund te jetonim me atje sepse...sepse s'mund te perballonim jetesen dhe prandaj na duhej nje shtepi me e vogel qe mund te na siguronte dicka...
Femijet jane kaq naiv sa nuk ka...ata mund te besojne cdo gje dhe per bese dhe kete genjeshtren qe nena ime  sapo e shpiku
-Perse e pushuan ate...?!
-Epo zemer,ne boten e te rriturve ka element apo faktore qe nje femije nuk i kupton por ti zemer do behesh dikushi ne jete me te cilin do jemi shume krenar per ty
Nena me perqafoi fort me krahet e saj...me puthi ne balle dhe me mori doren...dolem nga dhoma dhe dolem jashte ne oborrin e vogel qe kishte shtepia e re...ime moter,Klara,ishte aty dhe po luante me lodrat e saj...
-Eja te luajme vella,-tha Klara me zerin e saj te embel
Miratova me koke dhe akoma nuk e leshoja nenen...u ulem te tre ne bar ku shoqeri na benin ca trendafila te bukur qe ishin te mbjelle ne cep te oborrit...me te vertet nuk ishin shume por ato qe kishim ishin vertet te bukur dhe te shendetshem...pelqimi per trendafilat me kishin nisur kur arrita te kuptoja qe emri i nenes sjme ,Roza,donte te thoshte trendafil...nga ajo me kishte lindur ky pelqim...
Luajtem plot 1 ore por ajo atmosfere qe ishte u prish nga ardhja e babait...gjendja e tij nuk merrej vesh...ishte i xhindosur sa me s'ka...dukej si katrahur...nena ime e vuri re pranine e tij dhe u drejtua tek ai...
Sec murmuriten ca fjale jashte dhe me pas u zhduken brenda...para se te ikte nena me tha te rrinim jashte dhe te luanim...
Nje ndjenje frike me pershkoi trupin...
Klara filloi te lodhej dhe u shtri ne preherin tim...doja ta shpieja brenda por kujtova paralajmerimin e nenes qe te mos hynim brenda...por mu desh ta beja...hapa deren lehte qe mos te beja zhurme dhe ata te dy mos ta vinin re prezencen time...Klaren e mbaja ne krahe...e vetmja gje qe degjova ishte nje bisede normale mes prinderve te mi...i ngjita shkallet per ne dhomen e motres ku ne te njejten kohe ishte dhe e imja...e lashe te voglen ne shtrat dhe e mbulova pakez...biseda qe para pak castesh dukej e qete filloi te agravonte...u degjua zeri i babait time te ngrihej teper...zhurmat po me bezdisnin...dola nga dhoma e motres dhe e mbylla ate qe te pakten te flinte e qete...fillova te zbrisja shkallet si i mpire...zhurmat me jepnin dridhje trupi por edhe me terhiqnin drejt burimit te tyre...duhej vecse nje kthese per ne kuzhine ku ishin prindrit e mi...
-Ne po rrenohemi Roza...e kisha nje pune ne por tani me duhet te gjej nje te re ketu...
-Do e gjejme Piter...me siguri
-Roza e vetmja gje qe dua nga ti eshte qe te mos fillosh me ate besimin tend se cdo gje do shkoj mire....more vesh...?!
-Piter duhet te qetesohesh...femijet mund te degjojne
-S'dua t'ia di fare Roza...ata fundja duhet te mesojne se me cfare bote kane te bejne...duhet te luftosh i vetem per cdo gje...paraja Roza eshte e rendesishme...ne cdo gje do jesh vetem...madje as vete familja jote nuk te do...
-Piter..!!!
Zeri i nenes u ngrit si asnjehere me pare...
-Roza ti jeton me fantazi dhe bote perrallash...zgjohu per ate Zot se nuk shkon keshtu...femijet tane...
-Femijet e mi do i mesoje si duhet Piter..ashtu si...
-Hahahahahah...
E qeshura e tij dukej si ato personazhet negative tek perrallat....me kalli daten
-Ashtu si ti he ?!
Si budallacke me endrra per karriere..femrat nuk jane per keto gjera Roza...femrat s'mund te ndjekin karrieren neteve te vona me gjerat e keqija qe sillem rrotull....mos do te behesh ndonje kurve moj...?
-Mjaft Piter...kjo ishte gjeja e fundit qe do degjoja nga ti
-Eshte realiteti grua
-Jo Piter eshte mendja jote e vogel qe nuk te le te shohesh pertej hundes tende...pas kaq vitesh doli fytyra jote e vertete...
Ate dite veshet me degjuan me paster si asnjehere tjeter grindjet qe kishin filluar kohet e fundit nga prindrit e mi...panorames se familjes sone po i vizatoheshin re te zeza...

My other self (Vetja ime tjeter)Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon