.21.

86 30 2
                                    

Fshiva djersen nga balli dhe vazhdova te laja dyshemen...levizjet e krahut ngjanin me ato te kercimit dyshe..nje para,nje mbrapa dhe pa harruar nje rrotullim 180 grade per te permbledhur punen.
Me ne fund e mbarova ate korridor te gjate te shtruar me pllaka mermeri dhe i hodha nje sy punes qe kisha bere...dukej cdo gje perfekt...pastrimin e beja mire si djale qe isha dhe kjo vinte si pasoje e ndihmes qe i jepja nenes sime ne shtepi...pasi pastronim hidheshim ne divan dhe krenoheshim me punen qe kishim bere...duart e saja ishin perhere te buta...preka duart e mia dhe mund te ndjeja flluska te vogla te formuara por fundja detergjentet i mbanin te bute...duar qe sot duhej te ishin ne bankat e shkolles dhe te kishte vetem njolla rrezerve dhe lapsi...duar qe duhej te kruanin koken per te gjetur zgjidhjen e ushtrimeve...duar qe duhej te hapnin libra...ca pika lot pershkuan faqet e mia dhe rane ne dyshemen e paster...dukeshin aq te shndritshem nga shandani ne mes te korridorit...fshiva syte e mi dhe pashe doren time...dukeshin qarte gjurmet e loteve neper gishterinje ama ishin te kuq,gjak...filluan te shfaqeshin imazhet e nenes sime...
-Jo perseri...
Lufta ime me mendjen time nuk kish shpallur akoma asnje fitues...nuk mund te mendoja perseri gjerat e se shkuares...me merrnin frymen...lidheshin ne qafen time dhe nuk me linin te merrja fryme te qete...u mundova te rregulloja frymemarrjen time...
-Mblidhe veten...1...2...3
Nuk po jepte efektin e plote...nuk mund te cmendesha tani...jo sot...
Vura re lotet qe ishin ne dysheme...mora lecken dhe u mundova ti fshija...bebet e mia te syrit ishin zvogeluar...goja ishte e hapur sikur doja te perpija te gjithe ajrin pasi nuk po me mjaftonte...pllakat e mermerit vizatuan nje reflektim...por pavarsisht se duhej te isha une...fatkeqsisht nuk isha...imazhi i babait time u shfaq ne pllakat e mermerta...ishte ai..qendronte para meje...
Bera mbrapa..isha i frikesuar sa me s'ka...akoma me perndjekte ai njeri por tashme edhe diten...mora lecken dhe u mundova ta fshija ate imazh...
-Ik qe ketu...ik...ik...ik
Therrisja me te madhe "ik"...doja ta hiqja ate fytyre te tij qe atje sikur te ishte nje njolle...krahet mu lodhen...qendrova pa levizur duke u dridhur gjymtyresh..doja te zhdukej njolla me e keqe e femijerise time...nuk mund te levizja...koka vetem me buciste nga imazhe,zera,kujtime...doja te ulerisja...po ngushtohej cdo gje...s'kish ajer as hapsire...po e humbja totalisht...
-Duket e mrekullueshme..
Nje ze erdhi nga para meje...ishte ai ze qe me nxorri nga ajo gjendje...ishte e zonja e shtepise...
-Qenke vertete i zoti djalosh...
-Th-thjeshte bej punen,-shtova
-Atehere mblidhi gjerat e tua dhe eja ne sallon me pas...do te te jap pagesen
Tunda koken...syte i kisha akoma te lagesht nga lotet...kontrollova doren por nuk kishte me gjak atje..e solla para e mbrapa por cdo gje dukej normale...mora dhe lecken qe e kisha hedhur ne dysheme..e terhoqa nga vetja dhe tashme ne reflektim isha une...ishte si nje enderr e keqe por tani me kish dale gjumi...psheretiva dhe ferkova syte...e gjitha ndodhte kur mendoja per nene time...sa here qe dicka me kujtonte ate mendja ime luante lojera me mua dhe une aq doja...behesha pre e lehte e saj...gjithcka lidhej me shpernguljen...cdo gje me kujtonte nje copez te gjithe pazellit te asaj skene...nese vazhdoja me gjate keshtu do e humbja fare...do kaloja jeten ne psikiatri..
-Mblidhe veten Persi...nuk duhet te cmendesh,-i peshperita vetes
-Djalosh
Zeri i saj me beri te kerceja pupthi...solla koken nga e zonja e shtepise..
-Mesa duket nuk i dashke parate,-tha duke tundur parate ne ajer
Sigurisht qe i doja...ato ishin arsyeja pse une mbeta rrugeve...dhe prape parate ishin arsyeja pse une duhej te punoja kaq fort per nje te ardhme...
Paraja ishte ura lidhese qe lidhte te shkuaren time me te ardhmen..kishte qene dikur nje shkak e sot...nje qellim...

My other self (Vetja ime tjeter)Where stories live. Discover now