'Ke te falenderoj per kete perqafim? Pyeti ajo teksa mbeshteste koken ne supin e te vellait.

'Zotin qe mi mori mendt e kokes normalisht'

'Hey,' u shkeput prej tij e vendosur per ta ftuar qe te ishte ai shoqeruesi i saj ne inagurimin e qendres se re te Kevinit. 'Do vish me inagurim neser me mua?'

'Na moj na, e mora vesh qe je keq, po qe qenke kaq e deshperuar' e vuri ne loje ai sic bente gjithmone.

'Eshte kshu gje e madhe, do ket lloj lloj njerezish te rendesishem. Kushedi ka dhe goca te bukura qe ste lene pa gjume naten, me mesazhe e kam fjalen' i shkeli syrin dhe te vellait nuk i shpetoi nenkuptimi i saj pervers dhe qeshi bashke me te.

'E kush na qenka ky Vipi?' Kerkoi te dinte ai.

'I dashuri Arias'

'Uuu ai per te cilen me la shpirti im binjak' u tall i vellai, qe kur kish qene i vogel kishte patur nje pelqim platonik per Arian. Nje dite Ana kish zbuluar nje bllok ku shkruante emrin e saj shoqeruar me zemra te cilat i ngjyroste me te kuqe. E kishin tallur per vite me rradhe dhe per ate fiksim te tij adoleshentar.

'Prandaj duhet te vish. Ti tregosh ca rrushi je. Ik tani flej, te flej dhe une. Gjumi ibukurise' e shtuy nga dhoma e saj dhe mbylli qete deren pas tij.

Tani ndihej me mire, shume me mire...
Ishte gati, me gati se kurre per te jetuar, e vetme. e vetme por jo e vetmuar sepse krah saj kishte dhe do te kishte gjithmone familjen e saj.
Jo, nuk ishte e vetmuar, nuk do te ndihej e tille persakohe zgjidhte te ndihej e kenaqur me jeten, me veten.

Ate nate me koken mbeshtetur ne jastekun e bute psi kishte fshire shenjat e fundit te dhimbjes nga fytyra e saj, riniste nje kapitull te ri, nje bashkejetese te re; kete here me veten...

*

Ate nate, ndryshe ngate tjerat ku formonte numrin e saj per mos ta telefonuar kurre, shtypi butonin jeshil dhe priti.
Nje zile, dy zile perpara se zeri i saj i pergjumur te degjohej ne anen tjeter te linjes

'Laert?' Nuk mundire fshinte habine ne zerin e saj.

'Po Marle, jam une. Me fal, e di qe te zgjova' kerkoi ndjese ai.

'Ka ndodhur gje?' Pyeti duke menduar qe ndonje ndodhi e jashtezakonshme ishte e vetmja arsyje pse ai e telefononte.

'Ne fakt po. Ka ndodhur qe une jam shume frikacak per te trokitur ne deren tende, per te te kerkuar ndjese me mijera here dhe prape sdo te mjaftonte.'

'Cfare po thua?' zeri i saj tashme erdhi me i plote. Rrefimi i tij e kish perzene gjumin e rende.

'Me fal Marle. Per sjelljen time prej harrakati. Shpresoj t dish qe une nuk jam ashtu gjithmone dhe qe ajo, ishte nje periudhe e veshtire dhe...'

'Te tere kemi periudha te veshtira qe i kemi perjetuar edhe me keq se ty. Nuk te mbaj meri nese kjo gje te qeteson sadopak' tha ajo.

'Je shume e mire Marl, me e mir sec duhet per te miren tende.'

'Vetem per kaq me telefonove?' anashkaloi komentin e tij me nje pyetje.

'Po. dhe per te te kerkuar nese mund te jemi miq'

'Dyshoj tek miqesia e sinqerte e dy individeve qe kane fjetur ne te njejtin shtrat Laert.'

'Si thua te diskutojme gjithcka ne nje darke?' Ftoi ai.

'Une them tja rinisim me nje kafe ne ambjentin e punes. Ne fund te dites, do te mbetemi gjithmone kolege te mire.' tha e qete. ' naten e mire Laert' pershendeti perpara se ti jepte fund asaj telefonate.

Laerti la telefonin mbi tavolinen e vogel perpara se te mbeshtetej ne divanin e rehatshem. U mbysh me fryme, me i lire. Dhe buzeqeshi, i lumtur.
Po, ishte i tille. I lumtur pavarsisht ndarjes se para disa koheve.
I lumtur per cka kishte arritur deri me sot, i lumtur qe kishte njohur dashurine, ishte rritur krah nje personi te rendesishem per te, i lumtur qe nje lidhje e sinqerte kish perfunduar e tille, e sinqerte sepse te dy ishin treguar te matur dhe te sinqerte me njeri tjetrin. Dhe bashke me fundin e asaj lidhjeje, do si Anen do ta respektonte perjete, kish mbyllur edhe nje kapitull te jetes se tij, per te rinisur nje te ri. Nje kapitull te ri qe niste me lumturi dhe qetesi....

Kjo pjesa eshte e fundit ose e parafundit :p mendojeni si te doni xD pjesa pas kesaj do te jete epilogu ^_^ (aka the happy ending)
Per te tere ato qe si une, mendojne qe fundi i historise do te jete i tille (Ana e qete me veten dhe Laja i lumtur me jeten e tij) atehere nderpriteni leximin tek kjo pjese (mgjths per kuriozitet lexojeni dhe epilogun ju :p) Per ato qe duan fundin e lumtur perrallor (ok, jo aq perrallor po ideja :p) epilogu do te jete per te tere ju :D 😍

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now