Telefonatat

1K 114 20
                                    

Ulur ne barin e hotelit, me goten e paprekur te veres se kuqe perpara tij, refuzonte te ndante syte nga ekrani i erret i telefonit. Priste qe nga casti ne cast emri i Anes te ndriconte ate ekran te mallkuar. E kishte telefonuar 2 here dhe asnje pergjigje prej saj. Ndoshta flinte ende kishte menduar duke rikujtuar foton ne Folie. Kishte provuar edhe njehere tjeter pas dreke, serisht asnje pergjigje dhe plot tre thirje ate pasdite te gjate te mbushur me ankthin e zhdukjes se saj.
Nuk dinte cte mendonte, nuk dinte si te interpretonte ate 'heshtjen' e Anes, fillimisht ate mengjes dhe serisht tani. Mos mendo asgje, mos nderto mijera skenare dhe mos ushqe frikera te paqena i kujtonte vetes teksa rrekellente gllenka te vogla te veres se shtrenjte.
Ndjeu dike qe iu afrua. Kishte nje ide se kush mund te ishte, prandaj nuk i ngriti syte per te pare.
Nuk u suprizua aspak kur zeri mjaullites i njeres prej kolegeve ne projektin per te cilin punonin e zgjoi nga perhumbja e tij.

'Ke deshire per shoqeri?' pyeti flirtueshem brunja qe me shikimin e saj penetrues kishte shoqeruar cdo levizje te tij se fundmi. U kthye drejt saj per mos tu treguar i pasjellshem ndonese gjeja e fundit qe deshironte ne ate cast ishte te bisedonte, te miqesohej me dike.

'Jam mire, faleminderit' shkundi tutje oferten e saj me ato fjale te thjeshta. Deshironte te qendronte i vetem, te shijonte veren e mire dhe te priste, te priste qe Ana e tij ta telefononte, ti shkruante. Do pranonte plot kenaqesi edhe ofendimet e saj, ndonje mesazh te urryeshem, cdo gje pervec heshtjes.

'S'me dukesh aspak mire. Te shof te, tensionuar.' i beri me shenje kamarierit dhe kur ky i fundit u afrua prane saj me nje buzeqeshje shtirese porositi nje koktejl femeror.

'I lodhur' genjeu duke shpresuar qe ajo te largohej per ta lene te qete.
E shikonte menyren si sjellja e saj ndryshonte rreth tij, si perkulej provokueshem apo ulej ne karrigen e zyres se saj sa here i duhej te punonin me njeri tjetrin. Madje nuk i kishte kursyer grepat edhe ne ate mbremjen e punes kur Ana qendronte ulur krah Laertit.
Nuk ishte nje budalla, dinte te lexonte ato ftesa te hapura qe ajo i bente per ne shtratin e saj.
Por ishte i budallepsur pas Anes, aq sa ishte imun ndaj cdo ngacmimi. Asnje femer pervec Anes se tij shperthyese nuk e terhiqte. As brunja e gjate me gjoksin e ekspozuar qe vazhdonte te provonte per te nisur dicka me Laertin.

'Di menyra te mira per te luftuar stresin dhe lodhjen' luante me buzet e gotes se qelqte teksa me syte e saj studionte paturpesisht buzet e Laertit, gjoksin e tij ku kopesa e pare e kemishes se bardhe qendronte e zberthyer, per te zbritur me poshte.

'Marla, s'dua te kete keqkuptime mes nesh. Jemi vetem kolege dhe asgje me shume, shpresoj te jem i qarte' la nje kartmonedhe mbi banak dhe u largua duke e braktisur femren e etur dhe veren e kuqe...

Ishte ne ashensor kur me ne fund telefoni i tij vendosi te ngjallej. Ana mendoi dhe instiktivisht buzeqeshi perpara por ajo buzeqeshje ngriu ne fytyren e Laertit kur ne ekran u shfaq emri i shefit qe kerkonte nje permbledhje te dites.

*

Debatoi me veten nese duhet te telefononte Laertin pas thirjeve te shumta te humbura prej tij. U shtri mbi shtratin e madh dhe mbylli syte me konfuze se kurre me pare.
Si mund ta telefononte Lajen kur i vetmi ne mendjen e saj ishte Marko.
Marko, djali veshur me te zeza i nje nate me pare, qe pas asaj luftes se heshtur te shikimeve te tyre teksa ajo skiconte portretin e tij, ishte afruar prane saj, duke u ulur perballe Anes i paftuar.
'Jam Marko' ishte prezantuar duke pritur qe ajo te bente te njejten gje.
'Te hengri macja gjuhen?' e kishte pyetur pasi Ana ishte perhumbur ne thellesine e te gjelbres se syve te tij.
'Te pakten enderron.' e kishte sulmuar ajo per te kamufluar ate cast dobesie.
'Mbreme enderrova per ty, Ana' ia kishte kthyer teksa me krahet e mbeshtetur ne tavoline afrohej me prane saj, aq prane sa mjaftonte nje levizje e vogel dhe buzet e tij do te ishin mbi te sajat. Duhet te ishte terhequr mendonte tani, por ne ate cast, kur fryma e tij e frekset perziere me kuterbimin e duhanit kishte ledhatuar fytyren e saj e hipnotizuar vazhdonte studionte cdo kend te tij, por mbi te tera memorizonte syte e Markos, ku e gjelberta dhe e hirta perqafonin njera tjetren,bashkejetonin per te krijuar ate ngjyre qe aq shume deshironte ta riprodhonte mbi nje leter. 'Do te vjedh magjine e syve te tu' kishte dashur ti rrefente , por afrimiteti i tij e kishte mbeshtjelle ne ate paralizen idiote.
'Po me vizaton?' syte e tij nuk shikonin ate por studionin fletoren e hapur mbi tavoline ku mund te dallohej silueta e pagabueshme e Markos. Ajo pyetje, si nje grushtim i realiteti, i kishte kujtuar te merrte fryme thelle. Kishte mbyllur bllokun duke e perplasur mbi tavoline dhe pa asnje fjale me shume ishte larguar e nervozuar, jo me te, por me veten...

Laerti, Laerti i dashuri i saj i sjellshem, Laerti i cili e donte, Laerti te cilit i mungonte, Laerti, duhet te mendonte vetem per te dhe asnje mashkull tjeter.
U ndje konfuze, e peshtirosur nga vetja qe kishte flakur tutje kujtimin e Lajes vetem per te ndjere syte mistike te nje tjetri mbi veten.
Do ta telefononte vendosi teksa ngrihej per te terhequr telefonin e saj.
I mungonte ai, duhet ti mungonte vetem ai debatonte me vetes. Ndoshta e tere kjo situate ishte pasoje e asaj ndarjeje te ftohte qe e kishte lenduar justifikohej.
Mjaftonte nje telefonate per te normalizuar gjithcka.
Ai u pergjigj pas 2 zilesh.
'Zemer?' U zhgenjye qe edhe pas heshtjes se gjate, pas atyre thirjeve te injoruara prej Anes ai zerisht i drejtohej si zemer. Jo, Laerti nuk e dinte qe ajo kishte harruar telefonin. Priste nje pershendetje te ftohte ndjekur nga pyetjet e dyshimta, priste cdo gje pervec embelsise se tij qe e bente te ndihej fajtore.

'Hey.' u mundua te hiqej e entuziasmuar por ai tingull i mbytur e tradhetoi.

'je mire? Ka ndodhur gje? ' ishte pergjigja e menjehershme e Laertit dhe ne ate cast e urreu, e urreu sepse ai e njihte aq mire ndonese sa e sa here Ana i ushqente vetes ate ftohtesine e paqene mes tyre.

'Po, c'mund te kem. Jam vec pak e lodhur'

'E sigurte?' insistoi ai.

'Po. Si shkoi dita?' u interesua per te larguar vemendjen prej vetes.

'E gjate, pa ty. Me mungon dhe...' e nderpreu, sepse nuk deshironte te degjonte nje deklarate te gjate dashurie te ciles nuk e ndjente ti pergjigjej me nje 'Te dua' apo 'Me mungon edhe ti'

'Me ler te vazhdoje.' insistoi Laerti. 'Doja te te kerkoja ndjese per mbreme. Kam menduar vetem per ndarjen e ftohte sot dhe nuk di te te them sa fajtor dhe keq ndihem Ane. Nese do kisha mundesi do i kisha lene te tjeret ketu dhe do vija'
E besonte, ai ishte i tille, do te kishte ardhur per te. Buzeqeshi duke u ndjere nje budallaçke qe kishte dyshuar tek dashuria e tij ndaj saj.

'Ata kane nevoje per udheheqesin e tyre, mos u bej budalla.'

I tregoi per diten e saj, per skicimet te cilat ai kerkoi tja tregonte dhe ajo i premtoi qe kur te ishin te plota ai do te ishte i pari qe i studionte.
Degjoi per diten e tij, cdo zenke mes tyre e harruar.  I sinqerte si gjithmone Laerti i rrefeu edhe per ate kolegen pilivri qe e kishte gjuajtur haptazi pak me pare. Xheloze shfryu me vete. U ndje e vleresuar qe ai tregohej gjithmone aq i hapur me te, por nuk mundi te mos ndihej edhe fajtore sepse ne asnje moment gjate asaj telefonate njeoreshe nuk i tregoi per Markon, syte e se cilit e shikonin nga fleta e bardhe e bllokut te skicimece qe qendronte hapur mbi shtrat...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Όπου ζουν οι ιστορίες. Ανακάλυψε τώρα