Buzëqeshje

1.7K 140 103
                                    

U zgjua ne shtratin bosh, nga zhurma e deres se banjos qe u perplas, fort. Shfryu, fundjava nisi me nje nga ato protestat e heshtura per me shume gjume, per me shume qetesi perpara se te hapte syte per tu ndeshur me seriozitetin e Laertit. E ndjente pranine e tij ne dhomen e tyre, si mundej te mos e ndjente kur ai bente cmos te shpallte prezencen duke perplasur i shkujdesur dollapet dhe sirtaret teksa rremonte per rrobat e tij. Djemte vertete nuk dijne te bejne asgje  mendoi teksa u rrotullua ne shtratin e madh duke ngeshur fytyren ne jastekun e bute, kellefi i bardhe i te cilit ishte ndotur vende vende nga gjurmet e zeza te rimelit te saj. Pas darkes me koleget e Laertit, nje nga ato eventet e gjata dhe aq merzitese per gjysha i ishte lutur te shkonin diku me muzike, diku me per te rinj kishin qene fjalet e Anes. Pergjigja e vetme kishte qene shikimi i venger i Laertit por ajo nuk ishte dorezuar perpara shperfilljes qe ai i bente deshirave te saj. Disa minuta me vone qendronin ulur krah njeri tjetrin ne barin e nje prej lokaleve te kryeqytetit ku muzika e larte e bente te pamundur bisedat e tyre. Pikerisht ajo qe deshironte, nje vend i zhurmshem dhe i qete njekohesisht ku mund teperqafonte mendimet e saj pa iu dashur te degjonte e perqendruar Laertin teksa derdelliste per punen, per koleget e paafte, per jeten si te ishte nje plak i motshem, jo vetem nje djale 29 vjecar. Ndoshta afrimi i te tridhjetave i transformonte njerezit ne qenie monotone.
Porositi nje pije te forte teksa i buzeqeshte kamarierit flirtueshem; jo, nuk po e gjuante, nuk kishte sy per asnjetjeter pervec mashkullit qe qendronte ulur krah saj me shishen e ujit dhe nje gote boshe te mbushur plot akull perpara tij - por ajo ishte e tille, e qeshur, e hedhur, gazmore. Ana ishte cdo gje qe Laerti kishte braktisur ne ate versionin djaloshar te tij, qe kishte harruar ta merrte me vete kur ishin transferuar ne apartamentin e tyre disa muaj me pare.

'Me merr malli per ty' i kishte thene Ana teksa i afrohej provokueshem per ti rrembyer nje perqafim.

' Do te jem larg vetem nje jave' u pergjigj pa ndare syte asnje cast nga banaku i piset dhe shishja e ujit; shishe te cilen ne ate cast ajo deshironte ta rrembente per tja thyer ne koke. Ndoshta goditja nga qelqi i rende do ta zgjonin Laertin nga ai stupori ku ishte zhytur. Si mund te ishte ajo shishe me e terheqese se ajo, ajo qe kishte kaluar plot dy ore duke u bere gati per te qene e denje per Laertin ne mbremjen e punes se tij?

'Ti e di qe nuk e kisha per kete.' tha teksa provoi serisht ti terhiqte vemendjen me nje prekte te lehte, nje ledhatim ne krahun e tij mbi kemishen e shtrenjte.

'Ke pire Ana.' ishin fjalet e vetme te ngjyera me zhgenjim te Laertit.

'E di cfare? Nese do rrish keshtu turivarur hajde ikim. Ose me mire akoma, ik ti se do kenaqesha me shume pa ty, qejfprishes qe nuk denjon as te me shikosh ne sy. Do te te kuptoja qindra here me mire nese do me rrije aty duke pare prapanicen e ndonje tjetre, por ti me injoron dhe per gjerat me banale, per nje uje.'  pas shperthimit te saj ngriti doren per te therritur kamarierin e qeshur per te porositur nje tjeter pije ndonese e vetmja gje qe vertete deshironte ishte nje buzeqeshje ne fytyren e ngurte te Laertit.

'Hajde te ikim atehere.' shpalli ai qe per here te pare qe kur shkelen aty ndeshi shikimin e saj.

'Une dua te rri.' kete here ishte ajo qe uli syte. Ndjeu doren e Laertit qe shtrengoi krahun e saj te zhveshur.

'Cfare ben?' iu hakerrye Ana pasi ai la mbi banak nje kartmonedhe per te paguar pijet e tye perpara se te ngrihej nga stoli i larte duke terhequr edhe ate pas vetes.

'Do te ikim te thashe.' iu afrua per ti peshperitur ne vesh dhe ndonese fjalet e tij ishin te hidhura ndjeu ate elektricitetin qe pushtonte trupin e saj e etur per afrimitetin e tij, i etur per tu ndjere e adhuruar. A e ndjeve valle parfumin e ri qe bleva per ty? deshironte ta pyeste por refuzoi ta zbuste situaten me ate pyetje, heshti e frikesuar qe pergjigja e tij do te ishte vetem nje 'jo'.

'Jam shume, po shume e acaruar me ty Laert' ishin fjalet e para qe shkembyen teksa ajo hidhte takat e larta shkujdesshem ne dyshemene prane deres se apartamentit te tyre.

'Je e dehur Ana' perseriti serisht ai dhe u zhduk drejt dhomes se tyre te gjumit. As qe deshironte te flinte me aty, ai shtrat tashme nuk i kujtonte me netet e tyre te zjarrta por vec ftohtesine e Laertit dhe vuajtjet e trupit te saj te perdorur, te pangopur.

'Boll me perserite qe jam e dehur. Nuk jam. Kam pire vetem nje gote dhe e ti e di qe mund te perballoj shume me shume.' bertiti teksa vazhdonte te qendronte e hutuar mbeshtetur ne deren e blinduar.

Asnje pergjigje prej tij. Asnje fjale, asnje tingull, madje as edhe nje zhurme qe ti kujtonte qe ai ishte aty. Eci me hapa te shpejte drejt dhomes, shtyu furishem deren e drunjte per te gjetur Laertin qe lironte kollaren e tij me ate levizjen aq seksi qe vetem meshkujt dine te bejne. Dreq, pse duhet te ishte aq terheqes dhe ne te njejten kohe aq i ftohte dhe i larget. C'kishte bere me ate djalin pasionant krah te cilit kishte kaluar sa e sa net pagjume?

'Nuk me do me?' pyeti duke u penduar shpejte per fjalet e pamenduara qe tradhetuan frikerat e saj.

'C'i ke keto budalliqe Ana.' foli nenperdhembe teksa varte kollaren blu prane te tjerave dhe ulej ne cepin e shtratit.

'Je shume i ftohte me mua. As qe mi hedh syte dy here, shperfill cdo fjale timen.' E nisi vete kete valle, tanime i duhej te kercente. Terhoqi llastekun qe mbante floket e saj ngjyre mjalti ne nje bishtalec dhe Shkoi doren ne rrenjet e flokeve per te masazhuar koken qe i dhimbte.

'Jam i lodhur.' foli pas nje heshtjeje disa sekondeshe qe Anes iu duk si ore te tera. Pa se si Laerti zbertheu kopsen e fundit te kemishes per ta hequr duke e hedhur mbi shtrat. Betohej qe e degjoi te shfrynte perpara se te perkulej perpara me berrylat e mbeshtetur ne kembet e tij.

'Je gjithmone i lodhur Laert.' peshperiti ajo teksa i afrohej edhe me prane. Shkoi doren ne lekuren e lemuar te kurrizit te tij te zhveshur dhe butesisht vendosi buzet e saj te ngjyera me buzekuqin e kuqerremte aty ku duart e saj kishin qene vetem pak caste me pare, ne ate gropezen mes shpatullave te tij.

'Cfare po ben Ana?'  e shtyu tutje teksa me nje levizje te shpejte kerceu ne kembe.

'Me fal' kerkoi ndjese ndonese nuk ndihej aspak fajtore, ndoshta vetem pak e lenduar. Ndihej si te ishte nje ilac prej te cilit ai kishte alergji. 'Me ndihmon dot me zinxhirin te lutem?' i kerkoi. Deshironte te clirohej sa me shpejte nga ai fustan i zi i ngushte, ta digjte ate fustan te shtrenjte qe e kishte blere per Laertin, ta flakte tutje per te harruar nje tjeter refuzim...

*

Hapi tinezarisht syte per te pare Laertin qe hidhte shkujdesshem rrobat e shtrenjta te valixhen e vogel. U hoq serisht sikur flinte kur ai iu afrua komodines ku ruante koleksionin e tij te orerave per te zgjedhur njeren prej tyre si shoqeruesen e tij ne udhetimin e rradhes. Pse nuk me merr mua? kishte deshiruar ti propozonte perpara disa ditesh Ana kur ai ishte kthyer duke shpallur destinacionin e rradhes.
Ora, shishe uji, hunj gardhi, cdo gje ishte me terheqese dhe e pranueshme prej tij sefundmi, cdo gje pervec vete asaj.

'E di qe je zgjuar Ana' degjoi zerin e Laertit, tashme serisht i embel dhe jo i ftohte si nje nate me pare.

'Me fal zemer.'  ndjeu doren e ashper te tij qe ledhatonte floket e saj te bute.

'Do me mungosh pafund.' kete here ishin buzet e tij qe ciknin butesisht ballin e saj.

Vazhdoi 'te flinte'; kjo ishte hakmarrja e saj per nje nate me pare.
Pas 1, 2,5 minutash, i dorezuar u ngrit per te mberthyer valixhen e vogel, e teksa e terhiqte ne parketin e drunjte peshperiti 'Te dua Ana' i sigurte qe ajo e degjonte, por kokeforte sic ishte refuzonte te pranonte pendimin e tij....

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now