Pune

1.3K 115 97
                                    

Hapi qepenin e studios se vogel perballe Liceut, ku fale hijes se pemeve te medha vapa perveluese e veres se Tiranes behej me e perballueshme.
I pelqente rutina e saj mengjesore, zgjimi, zakonisht nga puthjet e buta te Laertit qe paraprinin alarmin acarues, nje dush i shpejte pas te cilit gjithmone gjente nje filxhan te ngrohte kafeje qe e priste mbi komodinen e pushtuar nga parfumet dhe tualetrat te cilat prisnin te perdoreshin per te fshehur çperfeksionet edhe ate mengjes.
'Je e bukur vete, s'ke nevoje per ato' i thoshte Laerti shpesh teksa afrohej per te qendruar perpara pasqyres teksa mberthente kopsat e vogla te kemishave te hekurosura. Ndonjehere ishte vete Ana qe e ndihmonte ne ate mision, here te tjera kemisha e paster perfundonte hedhur ne toke sebashku me robdeshamin e qullur te Anes teksa ne krahet e njeri tjetrit riktheheshin ne butesine e shtratit te tyre dhe mbi carcafin e rremujshem dashuronin njeri tjetrin.
Por ate mengjes nuk kishte puthje, kafe apo dashuricka qe te benin fillimin e dites gjithmone me te bukur; ate mengjes pasi krehu floket e gjate, leu qepiket dhe buzet me nje te kuq te erret, pasi tradhetoi pizhamat e rehatshme me nje fustan sa serioz edhe te lehte, doli nga ai apartament e pergjumur. Ate dite cdo gje dukej e tille, qielli veshur me rete e bardha, apo mos valle ishte ai tymi i bardhe i nxehtesise qe fshihte diellin? Rruget ende boshe, pa studentet e nxenesit qe vraponin ne shkolla, madje edhe Artisti, lokali i vogel prane zyres se saj, qe i kujtonte Parisin ishte i tille.
Cdo gje paralelizonte ndjenjat e Anes qe edhe pas nje kafeje te forte ndihej serisht e tille, e pamotivuar, monotone, e braktisur nga ai entuziasmi per jeten dhe aventura. Diku gjate vitit te fundit kishte humbur gjallerine qe gjithmone e karakterizonte dhe jetonte, ekzistonte e pergjumur...
E para ne zyren e madhe, u rehatua pas karriges se saj te lekures dhe si nje femije filloi te rrotullohej teksa priste qe kompjuteri, ku e prisnin projektet e pafundme, te ndizej.
Shefja, pronarja vinte gjithmone me vonese, bertiste ne telefon duke bere rolin e saj teksa ecte neper zyre, kercitjet e takave nje bezdisje me vete. Largohej pa pershendetur duke perplasur deren pas vetes pas shfaqes se shemtuar te prepotences. 'Bosja' qe nuk i perkiste aspak atij vendi, i vetmi profesion i se ciles ishte te dukej dhe te urdheronte vetem sepse mbante ne gishtin e dores se majte nje diamant te dhuruar nga bashkeshorti, pronari i firmes se ndertimit per te cilen Ana punonte; pronar edhe i firmes imobiliare dhe njezot e di te sa gjerave te tjera. E c'rendesi kishte qe nuk kishin lidhje me njera tjetren te zoteroje pallate dhe komplekse vilash dhe pastaj klube, fabrika sfungjeresh dhe distributore pijesh. Asnje rendesi kur personi pas perandorise ishte nje i fatshem pashkolle, qe pas tranzicionit kishte luftuar me mish e me shpirt per tu ngritur duke stepur mbi punen e djersen e te tjereve.
Ndersa gruaja e tij, nje tjeter bimbe qe mendonte se udhehiqte boten, kur ne te vertete nuk mbreteronte as Tiranen.

Nje pas nje koleget e saj erdhen edhe ate fillim jave; njera e qeshur teksa shtrengonte nje liber te trashe projektesh, financjerja e perandorise qe 'strehohej' ne ate zyre bashke me to e heshtur, pastaj sekretarja e tyre, ajo qe priste telefonata apo organizonte takimi me arkitektet dhe agjentet e shitjes kishte sfiduar veten edhe ate mengjes duke veshur nje fustan me te shkurter se javen e shkuar.
Punoi e perqendruar bashke me Liden, te qeshuren e grupit per planin e nje vile qe nje tjeter pasanik kishte ndermend te ndertonte ne jug, ne Qeparo a Borsh. 'Dua dicka madheshtore dhe moderne' kishte urdheruar teksa pertymte shemtuar nje cemcakez.
'Madheshtor si barky yt, injorant' kishte dashur tia kthente Ana por kishte percjelle indinjimin ndaj mendjemedhenjve te tille me nje buzeqeshje teksa memorizonte kerkesat e tij per ate shtepi qe do perdorej apo jo per me shume se nje jave cdo vit.

Pas 2 oreve prej arkitekteje ne aksion kishte 6 ore boshe per te mbushur me bisedat bajate me koleget, lojerat ne kompjuter, blerjet online.
Hodhi syte nga telefoni kur ekrani iu ndricua.
Nje mesazh nga Tea, Tea e Marles qe kurre me pare nuk i kishte shkruar.

'Ana banana, ai Marko sec kishte nje mik qe e njeh ti. Budallai kishte nje nga ato profilet super private'

Lexoi dy here mesazhin duke qeshur me vete me adoleshentllikun e Teas qe ishte vetem 2 vite me e vogel se ajo vete dhe akoma mbeshtetej tek miqte e miqve per te mesuar thashetheme dhe pislliqe. Nuk humbi koke ti kthente pergjigje por kurioze hapi profilin e saj dhe pas kerkimesh mes qindra Markosh dalloi foton e tij, nuk ngurroi te klikonte per te zbuluar mikun e perbashket.
Qeshi pa fshehur dhembet e saj, madje ajo qeshje u vokakizua duke terhequr vemendjen e te tjerave te cilat i shperfilli me nje levizje te dores.
Kevini i Arias ishte hallka e perbashket e zinxhirit, Kevini qe ne facebook qe pothuajse e kishtebharruar se ekzistonte numeronte plot 1000 miq.
'Aria, ke shkuar dhe ke kapur nje Vip' tallej Ana gjithmone me shoqen e saj te ngushte teksa mundohej ta acaronte duke i permendur pambarimisht Kevin.
Kurioze, klikoi mbi foton e tij te profilit, nje foto bardhe e zi e Markos teksa thithte nje cigare.
Cdo gje tjeter ishte e fshehte, duke shtuar ate auren e misteriozitetit rreth djalit te veshur me te zeza dhe ate shikimin sa te frikshem e imponues aq edhe teheqes.
Cfare dreqin ben Ana? Pyeti veten teksa mundohej me kot te gjete dicka me shume rreth tij ne ate profil te blinduar. Se fundmi e gjente veten aq shpesh duke i rikujtuar vetes qe kishte nje te dashur, nje te dashur qe ndoshta duhet ti shkruante nje mesazh, nje i dashuri i cili duhet ti mungonte ndonese nuk ndjente aspak mall per Laertin. Ndjente mall per te qenurit e lire...

*
'Njisho, kemi nje prenotim per feste private neser. Organizon Topi. Kalo njeher ktej te diskutojm cik organizimet e tavolinave gjerat'
La shtypjej ne kompjuter dhe degjonte detajet qe menaxheri po i shpjegonte.

'Do kaloj me vone plako. Jam ne pune tani e s'i bej dot dalje se jam te medhenj ketu.' me sy ndoqi shefin qe bente ecejake lart e poshte ne pritje te nje miku te huaj, qe me shume se mik ishte nje investitor i mundshem.
U perqendrua serisht tek kompjuteri dhe tek hedhja e te numrave te faturave tatimore te shit-blerjeve pa e vrare mendjen per te tjerat, fundja ishte nje nenpunes i thjeshte qe mundej akoma te paraqitej ne pune me xhinse dhe ndonje bluze pa iu dashur te vishte kostumet e shtrenjta sepse ia kerkonte profesioni. As qe enderronte per zyrat me mbishkrime drejtor apo Wall Street, ia kishte lene egon atyre te pangopurve padrejtesite dhe mashtrimet e te cileve mundohej te groposte cdo dite nen numrat e rreme.

La ne dreke punen e pare per te ecur vetem disa hapa deri tek Folie, ose vendi te cilit i referohej si puna e dyte. Te qenurit PR paguhej mire, madje me mire sec paguante puna e pare, aq mire sa nuk mendoi dy here per gjumin qe do ti duhej te sakrifikonte kur nje mik i ofroi te merrej me partyt, prenotimet.
'Vec te jesh terheqes te duhet dhe e mbush vendin ter pjeshka' ishte tallur miku i tij i femijerise.
Kishte 1 vit tashme qe kalonte mbremjet e te enjteve, te premteve dhe te shtunave ne ate kasapane, por ishte hera e pare qe mendonte per nje nga pjeshkat e klubit me gjate se vetem 1 ore pas orarit te punes, ose me sakte perpara se te binte i sfilitur ne gjume, gjume qe fshinte nga memoria e tij te shumtat qe provonin ta njihnin, apo mes ankesave te sajuara rreth vendit apo stolit te nisnin nje bisede me te.

Organizimi i Topit do ishte madheshtor, i shpjegonte menaxheri, tashme nje mik i mire i tij.

'Ty do te te le pjesen e Vipave. Ato fyckat e ekraneve shkrihen kur shofin ndonje te bukur. Mbushja mendjen te pijn sa me shume e te marrim shishe gjera, fundja Topi paguan, ne fitojme.' kishte qene keshilla e tij e vetme.

Si pelqente festat e mesjaves, te cilat perktheheshin ne nje gjendje letargjike te se nesermes por do paguhej mire dhe nuk ishte ne pozitat per te thene jo.

Nga xhepi i xhinseve nxorri paketen e shtypur pa dale ende jashte, dhe me cakmakun gati ndezi cigaren sapo doli jashte ne ajrin e lageshtuar dhe te nxehte te Tiranes.
Thithi fort cigaren, nje ves i keq prej te cilit as qe e kishte cuar nder mend te hiqte dore. Gjumi ishte i vetmi mendim qe i verdallisej ne mendje. Deri kur ndjeu ate, prezencen e Anes, emrin e se ciles e kishte mesuar nga shoqja e saj qe i varej ne krahe teksa mundohej te ngjeshte trupin e saj me te tijin teksa kercenin. E kishte shtyre vazhdimisht larg vetes duke mos dashur qe ajo te ndjente deshiren qe nje tjeter kishte ndezur tek ai.
Po ecte drejt kinemase krah nje tjeter vajze, nje vajze e zymte krahasuar me ate. Nuk kishte me floke te mbledhura rremujshem apo xhinse prej plazhisteje. I kishte zevendesuar me floket e drejta, presh sic degjonte te motren ti referohej here pas here, dhe me nje fustan serioz, pak te gjere. Jo seksi si ai i nates se partit por serisht deshironte qe me duart e tij te eksploronte format qe ai fustan fshinte.
Syte e saj kerkonin dicka, dike, kerkonin Markon.

---
Ishte dukur nje ide gjeniale, nje kafe me Liden tek Millennium. Nje propozim ne dukje aq i pafajshem fshihte ate interesin platonik per te pare edhe njehere Markon.
'Millennium me duket mire.E kam dhe afer shtepise pastaj' kishte thene Lida e cila kurre nuk kundershtonte.
Ndoshta ne ate cast duhet te kishte propozuar nje vend tjeter, ndoshta duhet te kishte thene qe ishte shume e lodhur per nje kafe pas pune, e lodhur nga parazitimi ne ate zyre mbytese.
Por kurioziteti i saj per djalin me te zeza fitoi mbi ndjenjen e fajit qe e brente nga brenda. 'Nuk po bej asgje te keqe, ai as qe do te jete aty' mundohej ti mbushte mendjen vetes ndonese e verteta qe refuzonte te pranonte ishte shpresa qe ai te ishte aty.

Kerkoi me sy per nje vend, per Markon teksa ecte me kujdes maje takave ne zhavorin dhe pllakat e oborrit te kinemase dhe hiqej e perqendruar ne rrefimin e Lides rreth takimit te saj me nje djale nje nate me pare. Ndoshta ajo priste nje keshille prej Anes, nje keshille qe nuk do ta merrte kurre.
'Me fal zemer, po kerkoj per ndonje vend ku mund te ulemi' tha por syte e saj nuk gjeten nje tavoline te lire. Gjeten syte e tij qe e veshtronin, te uritur...


PS: Si ju duket Marko? Meqe njihet pak me mire tek kjo pjesa? Nje pyetje kot se koti, megjithese eshte vetem fillimi: C'mendoni se do ndodhi tek kjo historia? :D

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now