Kumbare/Keshilla

687 73 17
                                    

'Ju telefonojme per t'ju njoftuar qe keni fituar vendin e punes. Pasi kemi analizuar te tere aplikantet kemi arritur ne vendimin qe jeni me e kualifikuara per pozicionin qe ofrojme.'

I ishte pergjigjur atij numri te panjohur plot shprese qe mund te ishte nje pergjigje rreth intervistet qe kish dhene nje jave me pare, dhe kishte marre pikerisht ate, nje pergjigje. Pozitive.

'Fitova?' pyeti duke mosbesuar vajzen ze cjerre qe fliste qetesisht ne anen tjeter te telefonit.

'Po. Mund te filloni qe neser. Ju mirkpresim.' ishin fjalet e fundit te shkembyera mes tyre perpara se te te mbyllnin telefonin me nje 'mire u takofshim'.

Shtrengoi fort telefonin ne gjoksin e saj teksa qeshte si nje idiote me veten. Nje pune per ti dhene fund parazitizmit te saj.

I shkroi nje mesazh Arias, duke i premtuar qe do ta telefononte te nesermen ne Skype nga zyra e saj e re ne  nje prej kullave te larta e moderne te kryeqytetit.

Nisi te formonte edhe nje mesazh te dyte, por gishtat e saj ngrine mbi tastjeren e ekranit te telefonit kur u kujtua qe asnje tjeter nuk ishte i interesuar per punen e saj te re.

Nuk mund ti shkruante me Laertit, i cili e kishte bere te premtonte qe nuk do ta kontaktonte nese nuk ishte nje emergjence per jete a vdekje. Nuk mund te vazhdojme te luajme kete loje si macja dhe miu Ane, sepse te dy e dime qe do te rikthehesha menjehere tek ty por eshte e kote, sepse te dy do te ndiheshin serisht njesoj. Me beso, kjo eshte zgjidhja me e mire ndonese tani duket si fundi i botes.  kishin qene fjalet e tij.

As qe e conte nder mend ti shkruante Markos, ndonese deshironte aq shume. Po, ai i mungonte. I mungonin ato shakate e tyre ku i linin stafeten njeri tjetrin ne mesazhet e mbushura me idiotlliqe me te cilat qeshnin si femije te cmendur. I mungonte buzeqeshja e tij, i mungonte ai. Por e kishte dhjere edhe ate lidhje, e kishte varrosur me pavendosmerite e frikerat e saj. Dhe tani, tani nuk guxonte te kerkonte ta ftonte serisht ne jeten e saj. Kishte frike, frike qe ai do ta refuzonte me mllef, qe do ta shtynte tutje me te drejte, duke mos i besuar me. Nuk kishte faj, ndonjehere as vete Ana nuk i besonte zgjedhjeve te saj.

Keperdiu shijen e hidhur te te ndjerit e vetme, pa askend ku mund te vraponte per nje perqafim te sinqerte apo per nje keshille dhe u ngrit prej shtratit te saj te vogel vajzeror per te ndare lajmin e mire me familjen e saj.
Te emen, qe e gjeti si gjithmone ne kuzhine ku gatuante, me sakte shpikte ndonje recete te re dhe me pas i detyronte te tere ta hanin. Me thoni c'mendoni. E mire apo jo? pyeste gjithmone ajo e buzeqeshur. Kerkonte nje mendim te sinqerte por ishte gati te vriste nese dikush guxonte te shprehte mospelqimin ndaj gatimeve te saj; prandaj ata, ajo, i ati dhe i vellai vetem buzeqeshnin dhe shumicen e hereve genjenin duke thene se sa e shijshme ishte, hanin kafshate pas kafshate duke i shoqeruar me uje dhe ne fund ngriheshin duke u justifikuar qe u ngopen, ndonese gjella ishte fantastike. Ishte e sigurte qe dhe e ema nuk i besonte me, por kjo nuk e kishte bere qe te hiqte dore prej pasionit te saj: shpikjes se recetave skandaloze.

I ati ishte perqendruar mbi gazetat e dites,gazeta qe i blinte vetem per fjalekryqet ne fund te tyre dhe aspak per kryetitujt per te cilet mendonte qe ishin te shrkuara prej disa gazetaresh te deshtuar, mbushur plot genjeshtra e zmadhime. Nuk mund ti besosh me lajmeve dhe gazetave jo, por ama mund te kalosh kohen me fjalekryqet. Dhe keto te Panorames me bejne te ndihem kaq i zgjuar. shpallte gjithmone ai.

Ndersa i vellai, nje zot e dinte se nga bridhte ai, tani nje i pjekur, sic i referohej vetes vetem sepse kishte nisur universitetin, ndonese ne syte e Anes do te ishte gjithmone ai picirruku qe kur kishin qene te vegjel e torturinin sebashku me te motren.

'Hey familja, e fitova punen' shpalli ajo duke terhequr vemendjen e te tereve me ate lajmerim.
E ema braktisi tiganet dhe pa hequr me pare perparesen qe mbante era qepe te ferguar ashtu si dhe floket e saj, iu hodh ne qafe duke e perqafuar aq fort sa per nje cast Ana mendoi qe vdiq nga asfiksia. I ati shty tutje gazeten, dhe i perqendruar vetem tek ajo nisi ta intervistonte rreth kesaj pune te re ndersa i vellai pa ngritur syte nga ekrani i telefonit tha

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon