Me veten

794 79 46
                                    

Ai kishte te drejte... Shume te drejte
Kujtonte fjalet e Markos dhe gjithmone e me shume i mbushej mendja qe ishte nxituar dhe qe ai kish patur te drejte per gjithcka.
Ne fillim kish qare ndersa tani, me lotet e thara mbi faqet e saj mbi njollat e zeza te rimelit te dale, ecte rrugeve te zbrazura te Tiranes duke besuar qe kjo ishte zgjidhja me e mire.
Ai kishte nevoje per kohe sic edhe vete ajo. Ana kishte nevoje te rigjente veten ne labirintet e koklavitur te dyshimeve, te rigjente vajzen energjik, te vendosur qe kish qene dikur. Ate vajzen moskokecarese qe rendte pas asaj cka donte pa u frikesuar nga pasojat e pa ngjyer gjerat e bukura me ngjyrat e shemtuara te 'po sikur'-ave. I mungonte ajo vajze, i mungonte vetja qe kishte humbur, vetja qe kishte varrosur teksa mundohej te ruante nje lidhje te perfunduar. Dhe tani, tani do te gerrmonte, do ta cgroposte, e vetme. Nuk kishte nevoje per nje pale duar te dyta, ajo ishte e forte.
Jam e forte. Pak qaramene se fundmi, por prape e forte i kujtonte vetes teksa tak tuket e takave te saj te holla qe ngecnin mes pllakave te trotuareve ishin shoqeruesi i saj i vetem ne heshtjen e nates.
Qeshi, kur kujtoi krahasimin e Markos me Cova Colan. Ajo vete ishte e para qe nuk pelqente Pepsin dhe zgjidhte ta merrte turivarur vetem kur ndonej kamarier njoftonte qe nuk mbanin Cola. E pse duhet ta bente dashurine e saj te ndihej i tille? Nje rezerve?
Pse ta bente te ndihej si serm i rendomte kur ne te vertete ai ishte flori i bardhe?
Do te priste, do te priste deri sa te zgjidhte ekuacionin e saj te lumturise, ku x ishte e vetmja e panjohur. Pse te shtonte nje ypsilon, duke rrezikur qe ate ushtrim te mos e zgjidhte kurre?
Po, do te priste sepse ishte e sigurte qe edhe ai do te bente te njejten gje sepse besonte ne ndjenjat e tij, besonte marrezisht ne dashurine e tyre.

Hapi qetesisht deren e apartamentit te familjes se saj, ate vend qe nuk e ndjente me si te vetin. Kishte nevoje te hapte serisht krahet, te niste nje fluturim te ri. Gjithcka e re do te niste tani mendoi e vendosur; tani qe kishte nje pune te mire te ciles do ti perkushtohej plotesisht.

'C'me je zhgaravitur keshtu?' U tremb nga zeri jo mirkrpites i te vellait qe vetem me driten e flashit te telefonit, drite qe ja kishte zgjatur ne fytyre, i hakerrehej si te ishte babai i saj, nje nga ato baballaret me mize e te serte.

'C'ben zgjuar ti me? Mos te duket vetja sikur je qeni i shtepise?' E sulmoi Ana teksa zberthente kepucet me takat e larta.

'Jete nate. Ti ne klube e une ketu.' akuzoi pastaj shpjegoi 'Po flisja me njeren qe e kam fiksim'

'E kjo fiksimi jot nuk flen? Mos eshte ndonje prosti more vellacko.'

'Sdo kishte shume kohe te fliste me mua po te ishte.' Ia ktheu ai.

'Nejse, thjesht po beja detyren prej motre te madhe' sqaroi Ana teksa ecte drejt dhomes se saj.

'Po ti motre, pse je katandisur keshtu?' E ndoqi nga pas ai.

'Ste kemi mesuar mos ti fusesh hundet tek punet e te tjerve?' I kujtoi ajo teksa mundohej ta perzinte nga dhoma e saj por ai rezistonte.

'Je motra madhe. Dua te mesoj dhe prej gabimeve te tua.'

'Budalla' shau nenze ajo ndonese ajo fjale mes tyre kish patur gjithmone nuancat e nje komplimenti.

'Tyryfyle. Vishu me pizhama her tjeter, se sguxon njeri te te refuzoje'

'E kush tha qe me refuzoi ndonjeri?'

'Ato shinat e trenit qe te ka lene rimeli jot neper faqe' i tha ai dhe si rrallehere, ishte i vellai qe e terhoqi ne nje perqafim.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now