Portreti

1K 90 62
                                    

Keku qendronte i paprekur mbi tavolinen, shikonte hijen e tij teksa ulur ne guzhinen e erret, me robdershamin lidhur rreth trupit refuzonte te shkonte drejt dhomes ku Laerti flinte. I lodhur nga udhetimi, shume i lodhur per ta shtrenguar ne krahet e tij, shume i lodhur per ti dhuruar nje puthje me te gjate se dy sekonda te urryeshem.
Ndoshta lodhja ishte per tu fajesuar qe ai mall i zjarrte qe shpallte se ndjente ishte arratisur prej zemres se djalit qe hyri me pamjen e ngrysur ne apartamentin e saj. Apartamentin e  Anes dhe Laertit te qeshur dhe te dashur. Deshironte ta zgjonte, ta shkelmonte per ta perzene nga ai shtrat qe perfaqesonte dashurine dhe pasionin, deshironte te perzinte nga strofa e ngrohte qe dikur kishte ndare me Laertin, ate Laertin tjeter qe Ana e dashuronte pafundesisht.
Duronte, nese mundohej te grushtonte akullin do te lendohej vete, ndoshta nje grusht nuk do te mjaftonte per te thyer ne mijera copeza ato stalaktitet qe ishin formuar ne zemren e tij. Nje akullnaje rreshkeq pambarimisht, rritet, ushqehet, pushton, shkaterron dhe le pas relieve te thata, te vdekura ku asnje gjallese nuk mund te ngreje me koke. Ndoshta duhet te ecte me te, me Laertin e akullt dhe jo ta sfidonte. Ndoshta ai terfili i bukur katerfletesh i dashurise se tyre, ai terfili magjishem do te lulezonte edhe mes shtresave te akullit te urryeshem.

Kishte kaluar pasditen duke gatuar. Nuk gatuante kurre, por ate dite ishte vecanerisht e lumtur, cuditerisht e gezuar. Ndoshta sepse Laerti e kishte telefonuar per ta njoftuar qe do te kthehej nje dite me pare. Kishte zgjedhur mes mijera recetash ne internet, jo me te thjeshten, as me te komplikuaren. Kishte zgjedhur te preferuaren e tij... Pas nje tentative te deshtuar per te perzier miellin dhe vezet ne sasine e duhur, pasi kishte kthyer bufene e kuzhines ne nje fushbeteje mes eneve te piseta te hedhura sa lart e poshte, ia kishte dale te pergatiste nje kek ne dukje te shijshem. Jo, nuk do ta provonte pa ardhur ai. E vendosi ne mesin e tavolines per mos tu tunduar me gjate nga era e mire dhe uria, dhe u mor me pastrimin e rremujes qe kishte shkaktuar. 'Ia vlen, per Laertin ia vlen' i mbushte mendjen vetes.
'Me mungon pafund. Dua te te shtrengoj dhe te te puth. Me mungon trupi yt' kujtoi ate premtime pasionante te Laertit, peshperitur teksa priste per fluturimin e tij te rradhes ne aeroportin e Vienes.

'Kam nje surprize per ty'  jo, nuk ishte keku por ai kompleti i te brendshmeve vishnje, ngjyra qe Laerti dashuronte me shume tek Ana.

'Mezi po pres' kishte perfunduar ate telefonate ndonese deshira qe kishte zgjuar tek Ana, si dikur, nuk ishte shuar me ate 'shifemi me vone'.

Qeshi nen ze, nje dridherime ftohti i pershkoi trupin teksa e perhumbur vazhdonte te shikonte kekun e pangrene.  E terhoqi drejt vetes, preu nje copez, e afroi prane buzeve te saj te thata. Ishte ai kek qe ate mbremje do shuante urine e saj.

Qeshte sepse ishte nje budallacke, nje budallacke qe kishte shpresuar qe nje 'Me mungon' perkthehej ne 'Te dua', por jo nje nga ato Te dua-t e redomta qe ai i zhvleresonte duke i shkruar ne cdo mesazh, nje te dua si ai peshperitur ne plazhin e braktisur ate mesnate te 5 viteve me pare ku pasi kishin ndjekur dallget e bardha ne pafundesine e sketerre e te frikshme te detit ate mbremje, pasi kishin qeshur si te cmendur teksa vraponin pas njeri tjetrin, luftonin me grushtat plot rere ai e kishte mbeshtjelle ne krahet e tij per ti peshperitur te parin Te Dua. Deshmitare te vetem te atij casti magjik kishin qene deti dhe hena. Pas dyerve te mbyllura te dhomes se tij kishin dashuruar njeri tjetrin deri ne mengjes, deri kur kumbarja e dashurise se tyre, hena kishte perenduar, perzene nga rrezet e para te dites se re.

Ku ishte hena tani? A i shikonte me dy bijte e saj dikur te dashuruar? A zhgenjehej qe ajo dhe Laerti kishin deshtuar, deshtuar ne ruajtjen e magjise qe hena i kishte dhuruar?
Ajo po, Ana po.
Ishte zhgenjyer kur disa ore me pare fluturonte si nje femije drejt deres per tiu hedhur ne qafe por perqafimi i tij ishte i bute kur ajo kishte deshiruar qe ta shtrengonte fort si dikur.
Kerkoi syte e tij, kerkoi te lexonte mallin, dashurine por ai i kishte fshehur pas nje perdeje te huaj. Iu afrua, ngjeshi buzet e saja ne ato te ftohta te Laertit, te ftohta si tere qenia e tij; e puthi dhe me ate puthje kerkoi te shqyente ate perde te urryeshme.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now