Perqafime

785 94 33
                                    

Shikonte tavanin e drrunjte teksa shtrire me krahet e kryqezuar pas kokes mendonte. Per Lean tashme vetem nje kujtim i larget, per Anen me te cilen i ndante vec nje mur i drunjte.
Flinte ne anen tjeter te atij muri, e qete apo me nje tjeter makth me Laertin? Apo mendonte edhe ajo ashtu ai? Ndoshta per punen, per Laertin, per nje tjeter pikture qe merrte jete ne mendjen e saj, dhe ndoshta edhe pakez per Markon.
Ishte e frikshme si prezenca e asaj femre kishte perzene Lean nga zemra qe kjo e fundit kishte pushtuar per aq gjate, aq gjate sa ai kishte qene i sigurte qe ajo do te kishte qene perjete aty. Lea, dashuria e madhe e perjetshme. Lea qe perjetesine e perktheu ne disa vite boshe, dhe e shkembeu per disa muaj krah dikujt qe mund to dhuronte gjithcka materiale por kurre dashurine qe Marko i kishte ofruar. Por Lea e tij ngrohej nga nje kulete me para dhe jo nga nje perqafim i ndjere. Lea ishte e lumtur me makinen e saj te re te shkelqyeshne ndersa ai i vyshkur nga mungesa e saj. I vyshkur per te lulezuan serisht ne nje te dyte pranvere, nje pranvere qe Ana e kishte sjelle me buzeqeshjen e saj rrezellitese, me shakate pikante, me sjelljen e paparashikueshme dhe eksplozive.
Ana qe shnderriste si nje yll, por ashtu si nje yll s'ishte vecse nje trup i ngurtesuar nga largimi i nje tjetri, nje mashkulli qe ajo i kishte dhuruar veten, nje mashkull prej te cilit kishte pritur boten, nje mashkulli qe shumezoi me zero vitet e tyre sebashku pas te pares zenke, pas nje keqkuptimi.
Mund ti dhuronte zemren e tij, mundej ti ofronte krahet e tij, mundej ta perqafonte dhe dashuronte me brishtesine e nje zemre te sapo lulezuar; por nuk mundej te ishte Laerti qe ajo deshironte. Marko ishte miku, mbeshtetja qe ajo kerkonte, forca pas asaj buzeqeshjeje te vjedhur apo shkendija pas atij shkelqimi te shueshem te syve. Ai ishte momenti ndersa perjetesia per te fshihej pas petaleve te nje luledielli. Lules qe ate mbremje teksa qante kishte terhequr nga toka per ta vendosur ne nje vazo te vogel, per ta admiruar me syte e perlotur sepse mes atyre peraleve te vrara jetonte kujtimi i Laertit te saj...

*

Rrotullohej nga ana ne ane, mbulohej dhe zbulohej me jorganin e holle, shtrengonte syte per te therritur gjumin e harruar dhe me pas e dorezuar i hapte per te pare permes perdeve te renda te dritares erresiren e nates. Cdo gje ishte aq kontradiktore, asnje e mesme e arte. Kishte ftohte dhe vape ne te njejten kohe, ndjente lodhje dhe ne te njejten kohe nuk mund te flinte, dashuronte dhe ne te njejten kohe lendohej. Matematika eshte aq ekzakte, vite te tera me mbledhje, pjesetime per asgje sepse jeta nuk njihte matematike dhe nje plus nje nuk benin dy.
Per te njemijten here ate mbremje shtyu tutje mbulesen e lehte kete here per tu ngritur nga ai shtrat i parehatshem. Pas ecejakeve zbathur ne dhomen e vogel, terhoqi kepucet e saj te renda me qafa e vendosur per te dale, nje shetitje panoramike ne pyllin e dajtit shpalli teksa ecte ne ajrin e paster te asaj mbremjeje. Por shetitja e saj turistike nuk zgjati shume, por me te degjuar zhurmen e pare kercitese vrapoi serisht ne brendesi te hotelit te qete ne ate ore te mbremjes. Edhe recepsionistja, e lodhur me cemcakezin e ngurtesuar, kishte mbeshtetur koken ne banakun e drunjte dhe flinte e qete.
Eci para deres se dhomes se saj, me celesin qe shtrengonte ne dore, por refuzonte te mbytej serisht ne mendimet e saj brenda asaj dhome prandaj pa e menduar gjate eci disa hapa me tutje ne korridorin e drunjte per te trokitur ne deren e dhomes se Markos.

Jo, nuk do te ndihej e vetme kur ai ishte aty, kur ai flinte vetem disa hapa me tej. Ajo nuk ishte vetem, ajo kishte Markon e saj qe i kishte bere dhuraten me te madhe, shoqerine e tij te sinqerte. Ndoshta dy zemra te thyera nuk dijne me te dashurojne, por zemra te tilla jane besnike, dijne te 'miqesojne' mendoi duke shpikur ate fjale. aq shume folje per dashurine por asgje per miqesine, per te qenurit shoke. Dicka e magjishme si shoqeria mjaftohej vetem me nje folje pasive 'u miqesova'. Jo, ajo shoqeri ishte me shume se nj veprim i menduar qe binte ne njerin prej tyre, jo, ajo ishte nje lidhje po aq e forte sa dashuria qe ndjente per Laertin e saj qe nuk ishte me i saji. Laertin qe ndoshta ne ate cast flinte ne krahet e nje tjetre ndersa Ana, e pamesuar te bashkejetonte me vetmine, nuk mbyllte dot sy edhe ne nje tjeter mbremje.
Trokiti butesisht ne deren e rende. Ndoshta ai flinte i kujtoi vetes por ndjente qe si vete ate gjumi e kishte braktisur edhe Markon qe u shfaq pas deres se rende me syte e skuqur nga lodhja, floket e shpupuritur nga jasteku dhe me trupin e zhveshur. Qendronte perballe saj veshur vetem me boxerat e zinj dhe nuk mund te mos ndiqte me sy linjat e formuara te trupit te tij te pikturueshem.
Vetem kur degjoi zerin e tij qe i theriste per tu rikthyer ne realitet kritikoi veten per ate cast dobesie por nuk u dorezuar perballe turpit dhe e vendosur e shtyu tutje per te hyre ne dhomen e tij, nje kopje e asaj ku deri pak me pare kishte qene duke u mbytur nga vetmia, ndersa ketu prane tij ndihej e lire.
'Haje me buke turpin Ana, te befte mire' i thoshte vetes teksa ndjente shikimin e tij zhbirilues mbi veten, i njejti shikimi dikur i ngrohte dita dites behej me intens, me sfidues, me kerkues.

'C'e mire te solli ketu moj shoqe?' pyeti ai teksa eci drejt shtratit per tu ulur buze tij.

'Po me perzen me stil cavo?' e vuri ne loje ajo dhe me pas vazhdoi per tju pergjigjur pyetjes se tij 'Asgje, nuk me flihej fare dhe thashe te te shqetesoj dhe ty, fundja pse une te vuaj dhe ti te rrish si pasha. Bashke ne te mira dhe ne te keqija pra.'

'Pse jemi martuar gje ne dhe nuk e di une?'

'Budalla, ishte premtimi i miqve se ate te marteses te tere e dijne qe te tere e thyejne fundja se ju burrat i sillni te keqijat vete, zeni ndonje pjeshke dhe grate e shkreta lajne e thajne.'

'Dhe do i mbijetonte burri jot dickaje te tille nese do e bente?' pyeti ai i qeshur teksa shkonte doren ne floket e tij te dendur.

'S'do jete aq budalla dhe aq trim sa ta marre persiper, nese e do jeten ose femije te tjere ne te ardhmen dua te them.'
'Dhe mos me shiko ashtu te lutem shume' shtoi teksa leshonte krahet anash vetes e vendosur.

'Te te shikoj si?' pyeti Marko i buzeqeshur, me nje nga ato buzeqeshjet smirushe seksi, jo nga ato te poshtrat.

'Ashtu me ate shikimin alla horr.' shpjegoi Ana. 'Fundja e dime qe je nje pule e vogel. Galina blanca pul pul, pul pul.' kendoi duke imituar ato levizjet e pulave me krahet e saj.

'Ishe ti ajo qe po me haje me sy deri pak me pare.' i kujtoi serisht ai ate momentin e sikletshem.

'Jo, nuk po te shikoja. Mos u bej hundperpjete tani. Mos u bej gjeldet' protestoi Ana.

'Po them te verteten, thashe se ike ti.'

'Idioti idiot ngelet. Po normal qe do shifja, me qellime te pastra profesionale prej piktoreje duhet te shtoj, kur me nxjerr ti trupin si nudist.' tregoi drejt tij si per te perforcuar qendrimin e saj.

'Isha ne gjume, prisje te flija me triko leshi dhe me xhinse?' tha i qeshur teksa ngrihej nga shtrati per tu afruar drejt Anes qe vazhdonte te qendronte ne kembe perballe tij.

'Edhe shall dhe kapuc je qe je.' zgjati duart perpara vetes qe ai mos ti afrohej me shume. 'Dhee me respekto distancen, jam vajze me namuz une, nuk rri me nudista' tha e qeshur dhe duke hedhur poshte ate cka tha iu hodh ne krahet e Markos sic bente sa e sa here, krahe qe gjithmone ishin aty per ta pritur, per ta mbeshtjelle ne nje perqafim te ngrohte.

Nje perqafim qe ate nate ishte me shume se i ngrohte, por i nxehte, ngjyer me dicka me shume se vetem shoqeri. Ate nate me koken mbeshtetur ne gjoksin e tij te zhveshur, teksa ndjente doren e Markos qe ledhatonte floket e saj te mbledhur ne nje bishtalec, rikujtoi ate mbremje ne Tirane ku ai kishte shpallur qe deshironte ta puthte. Ne ate cast deshironte qe ajo te mos ishte vetem nje premtim i harruar, por nje realitet i prekshem... Ne ate cast ne menyren me te palogjikshme buzet e saj digjeshin per te ndjere ato te Markos...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now