Lëmsh

660 74 41
                                    

'Nis ti'
Nis ti Laert sepse une s'di me c'te them; s'di me c'dua.
Sikur kishte ditur ndonjehere c'donte. Shtremberoi fytyren kur ai mendim i hidhur zuri vend ne mendjen e saj.

'Cfare ka Ana?' pyeti Laerti pasi kamarieri qe solli porosine e tij u largua.
Si nuk i shpetonte asgje? shfryu me veten. Kishte qene e sigurte qe Laerti nuk i kushtonte vemendjen e nevojshme, qe e shperfillte ate dhe nevojat e saj; dhe tani, tani lexonte shqetesimet pas cdo shprehie te fytyres se saj, pas cdo rrudhe qe shfaqej ne fytyren e paster te Anes.
Kishte qene gjithmone kaq i vemendshem dhe kishte qene ajo e verber karshi perkujdesjes se tij; kishte qene ajo qe kerkonte gabime ne cdo veprim te tij, ajo qe kapej pas cdo fjale te thene ose merzitej per ato qe mbeteshin te pathena?
Apo Laerti kishte ndryshuar?
Ndoshta distancimi e kishte bere te tille, me te kujdesshem.
Pse ai dukej i ndryshuar, nje Laert i vendosur ndersa Ana distancimin e kishte perkthyer ne me shume pikepyetje; ne me shume dyshime.

'Asgje s'kam' i dhuroi nje buzeqeshje te sforcuar dhe nisi te trazonte Colan e erret me pipen jeshile.

Qetesi, serisht heshtje mes tyre. Ne fillim vec flisnin, rikujtoi. Ato takimet e para dukej sikur sfidonin njeri tjetrin se kush do te mund te monologonte me gjate. Ndoshta kishin konsumuar tere fjalet atehere dhe tani qe mes tyre kishte aq te pathena, aq shume gjera per te diskutuar, fjalet i kishin braktisur.

Ai po mendonte, e njihte mire fytyren e tij mendimtare; ku vetullat mblidheshin lehtasi per te formuar dy rrudha te vogla ne lekuren mes tyre.

'Ana, une...' nisi te fliste Laeti. Nje pauze. Ndoshta ajo qe deshironte te thoshte ishte e veshtire per te; ndoshta foli vetem per te thyer heshtjen pa patur asgje per te thene. Priti, nuk do ta nderpriste sic kish pas bere shpesh; fundja kete here ajo nuk dinte cte thoshte.

Kishte qene aq e thjeshte, te formoje nje mesazh; te perfytyroje reagimet e tij; ta detyroje ne mendjen tende te sillej sic ti deshiroje.
Ndoshta serisht do te ishte e thjeshte, nese terhiqte telefonin per te formuar nje tjeter mesazh dhe teksa shtypte 'dergo', te kthehej per te mos pare reagimin e tij.
Dje pasdite isha e sigurte qe doja pikerisht kete; nje takim, nje rikthim tek ty. Ndoshta do te kish qene me mire nese do te ishim takuar mbreme, sepse ne ate menyre nuk do te kisha patur hapsire per te gabuar; per te te tradhetuar. Kur me akuzove atehere, isha e paster ndersa tani qendroj ulur perballe teje si nje tradhetare e ndyre.

Si do te reagonte ai?
Disa sekonda qetesi, aq sa i dukeshin per te lexuar edhe rilexuar mesazhin. Pastaj? Do te ngrihej dhe qetesisht do te largohej, duke e urryer Anen? Nese do tradhetoje do te te urreja, kishte shpallur dikur.
Apo do te bertiste? Do te skermiste dhembet i nervozuar, do te kerkonte shpjegime, do te pyeste pse pas pse-je, pyetje te cilave Ana nuk mund ti pergjigjej pa thyer edhe me tej zemren e tij. Sepse dua dhe nje tjeter, sado e palogjikshme qe tingellon do te kish qene pergjigja e saj. Por ama te zgjedh ty do te kishte shtuar, sepse e ndjente por Laerti me te drejte mund te mendonte qe ato s'ishin vecse fjale ngushelluese, justifikime per te lehtesuar ate moment te ngarkuar.
Do ta kuptont valle? Ne fund te fundit kishin qene te ndare justifikonte veten ndonese nuk gjente ngushellim ne ndarjen e tyre.
Laerti... Ai padyshim do te kishte kaluar muajt e fundit i vetem; jo, nuk ishte idiote te mendonte qe nuk kishte gjetur ngushellim ne trupin e ndonje tjeter femre, por ato do te kishin qene kalimtare, ndoshta vetem nje apo dy te tilla. Jo, ai nuk mund te ishte dashuruar pas nje tjetre - jo kaq shpejte, jo si Ana.

Tradhetia e saj ishte pikerisht kjo; tradhetia e saj ishte dashuria qe ushqente per Markon.

'Ate nate...' vazhdoi Laerti duke e zgjuar nga te tjera mendime te pakendshme 'Ate nate ne apartamentin tend, nuk duhet...' Ndaloi per tu mbushur me fryme 'Nuk duhet te isha sjelle ashtu, duhet te te kisha degjuar, te te kisha besuar'

Atehere pse nuk u riktheve serisht? deshironte ta pyeste... Te heshtte? Jo, kete here do te fliste.

'Pse nuk u ktheve atehere, per te me degjuar?'

'Une thjesht... Nuk e di.' Pranoi me ne fund pasi ngurroi. Genjen? Thote te verteten? Syte e tij te erret fshihnin, fshihnin ndjenjat e tij pas nje perdeje te rende.

'Pse nuk erdhe te nesermen? Une, une qaja si idiote. Dhe jo, mos u justifiko pas nje: pse nuk erdhe ti? Smund te vija kur as nuk pranoje re degjoje dhe me ofendove me largimin tend'

'Ate nate, isha i cmendur nga xhelozia qe nje tjeter qendronte prane teje ok?' pranoi nervoz 'Dhe, dhe piva. Piva qe te harroja fytyren e tij dhe pastaj te harroja lotet e tu.'

'Nuk kishte asgje mes nesh. Me shoqeroi ne shtepi ate dite sepse me pushuan nga puna. Na zuri shiu. E ftova lart per tu thare dhe erdhe ti. U tremba dhe nuk logjikovs e pranoj. Do te kish qene me mire mos ti kerkoja te fshihej por gjerat mes nesh nuk ishin mire, kisha frike se do te keqkuptoje. Duke u fshehur kishte nje mundesi te vogel qe nuk do ta shihje kurre' shpjegoi Ana.

'Une thjesht, u cmenda okay. Erdha per te te kerkuar falje dhe gjeta ate aty. S'dija cte mendoja para.' shkundi koken teksa rikujtonte ate nate.

'Pastaj ishte shume vone.' shtoi me zerin e nenshtruar.

Ajo fjali e frikesoi... Shume vone ishte per Anen e cila nuk mund te rihidhej ne ate lidhje si me pare, por per Laertin? Ne lidhjen e tyre ai ishte i miri, i pastri... Pse ishte shume vone per te?

'Duhet te te them dicka, ndoshta nuk do te te pelqeje.' nje pauze e urryeshme 'Gjate ketyre muajve kisha nje lidhje Ane' tha me syte e permbysur.
Cke bere me djalin qe gjithmone te shikonte ne sy? Deshironte ti bertiste, ta shkundte per te rigjetur Lajen e saj.

Pastaj, pastaj la peshen e atyre fjaleve ta shtypnin.
Pse ideja e  nje femre  lendonte me shume se shume te tillave?
Nje, kishte patur vetem nje, dhe jo vetem nje vajze. Ai iu referua si nje lidhje.

Teksa ajo luftonte me veten per te mbajtur Markon larg, denonte veten per nje puthje te pafajshme ai kishte qene i fort mjaftueshem per te ndertur nje lidhje? Nje lidhje te re mbi kujtimin ende te paharruar te lidhjes qe kishin ndare me njeri tjetrin...

Luftoi lotet prej te dobete; lotet e te pasterve. Pse te qante kur edhe vete ajo ishte fajtore; nje faji te mdryshem prej te tijit por serisht nje i tille, nje faj...

'Me thuaj dicka' u pergjerua Laerti

'Me ke?' pyeti ndonese c'rendesi kishte se kush ishte ajo femer. Ishte me e bukur se Ana? Me e suksesshme? Asgje prej ketyre nuk kishte rendesi.

'Nje kolege te punes.' iu pergjigj 'Te kujtohet brunja ulur krah nesh ne darken e punes?'

Pohoi e nervozuar, e acaruar qe iu pergjigj pyetjes se saj. Po tregohej nje budallacke.
Vete e pyete, dhe tani e denon qe tu pergjigj?

I kujtohej ajo, brunja simpatike me qendrimin prej mendjemadheje. Kish qene e njejta, e njejta qe kishte ulur perballe tij ne kafe, e njejra me te cilen ai qeshte.

'Sa kohe ka? Kjo lidhja juaj?' Pyeti me zerin qe i dridhej, e frikesuar nga pergjigja qe mund ta lendonte. 'Une ju pashe, ju pashe bashke qe me pare, para apartamentit...' Shpjegoi

'Ne fillim ishim vec miq. Ajo me qendroi prane. Ndodhi vec nje puthje, ne udhetimin punes por pas asaj nate vendosem te ishin miq. Ajo e dinte per ty.'

Nje puthje, edhe une kam dhuruar disa puthje.
E justifikoi...

'Pastaj u lidhem. Isha une qe e kerkova Ane dhe ajo pranoi veten sepse me besoi kur i premtova qe nuk do te kthehesha me tek ti'

Nje grushtim ne gjoks...

'Dhe tani je ketu, erdhe per te me thene kete? Qe nuk kthehesh me pas?'
duhet te lendohej, por ideja e nje mosbashkimi nuk e trembte aq shume, madje i falte nje lehtesi... Falte fajet e saj.

'S'e di pse jam ketu. Jam nje lemsh Ane.' pranoi.

Nuk jam e vetmja, nuk jam e vetmja qe dyshoj...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now