Laps dhe Letër

1.1K 124 56
                                    

Telefoni i saj protestonte mbi komodinen e vogel me ate zilen dhe vibrimin acarues. U zvarrit ne shtratin e madh, e pafuqijshme ate mengjes te diele pas nates se cmendur te mbushur me alkol. Ana gjithmone shpallte qe ajo nuk kishte nje limit alkoli, ate mengjes u zgjua e sigurte qe e kishte zbuluar te sajin.
Dora gjeti telefonin dhe e terhoqi drejt vetes per te lexuar emrin e Arias ne ekran. Pa oren. C'dreqin bente zgjur ne oren 10 ajo Amerikanja e saj? Ishte apo nuk ishte ora 4 e mengjesit ne anen tjeter te oqeanit?
'Hey zonja Doktoreshe' u pergjigj me zerin e ngjirur nga nje nate me pare, ku kishte kenduar me shpirt cdo kenge te vendosur nga Dj.

'Mos me thuaj qe ishe ne gjume?' Jo, gjeni po prisja zgjuar diellin te lindte deshironte ti pergjigjej por vazhdoi ta pyeste.

'Po ti c'ben zgjuar pa me ler mua?'

'Dal dhe une ndonjehere Ana. S'kam ardhur te internohem kendej. Po kthehem ne shtepi dhe thash te te bezdis ty qe me zgjohesh gjithmone me gjelat'

'Se kam Lajen sot. Esht nga ato ditet e rralla kur flej si arushe.' Ishte Laerti ai qe zgjohej heret per te zgjuar edhe ate me zhurmen e dushit, ekspresit te kafese dhe te dollapeve qe perplaseshin.

'Nga brodhe ti? Gjete ndonje seksi Amerikan per te zevendesuar Kevinin?' e ngacmoi Arian qe vazhdonte kembengulte qe nuk mendonte aspak per donzhuanin e saj te zbutur qe la pas me nje mirupafshim te pashpirt.

'Prape ti?' degjoi zerin e saj te nervozuar. 'Ta dija sre kisha marre hic. Jam shume esell per te folur per Kevin'

'Ti prandaj me more. Sikur nuk e di ti qe une ta permend cdo here. Do dozen e re te informacionit.' dhe pa pritur kundershtimetbe saj i tregoi per vajzen qe Kevini prezantonte lar e poshte si te dashuren e tij te re, cuditerisht nje brune e lezetshme, shume ndryshe nga ato pjeshkat e zakonshme qe terhiqte perpara pas vetes.

'Duket i lumtur?' kerkoi te dinte Aria me zerin e mbytur.

'Se kam pare me syckat e mia.' genjeu. 'Harroje ate tani, merr posto ndonje foto me ate seksin qe ke shok andej tq besh xheloz dhe degjo shoqen tende te te tregoje per super yllin qe pa mbreme. Nje nga ato me pamje motorristi dhe flok biond sic i kam fiksim.' tha duke rikujtuar djalin e nje nate me pare, ndonese memoria e saj ishte e mjegullt nga alkoli i shumte qe kishin konsumuar.

'Moj ti?' kritikoi Aria. 'Iken macja dhe nis vallen ti miushe?' vazhdoi ajo duke iu referuar Laertit qe sefundmi ishte vertete i merzitshem si nje mace.

'Syte per te pare jane. Pune tjeter qe ti i ke vene perde megjithese je dhe single. Pastaj e ke parasysh qe i kam pike te dobet biondet.' u justifikua.

'Ke Laertin' u hakerrye Aria ne anen tjeter. Cuditerisht shoqja e saj e ngushte kishte perkrahur Laertin per ti fituar zemren Anes, dhe atehere kur kjo e fundit bente te veshtiren dhe zgjidhte ta xhelozonte me ate shokun e kursit qe e kishte si nje vellacko.

'Asgje nuk ndodhi. Vec nja dy shikime dhe nje buzeqeshje. Pastaj iu sul Tea atij se la te qete. Une ika, mund edhe te kene fjetur bashke e bere dashuricka as qe me plas' tha, kurioze per te marre vesh me shume. Kishte zgjedhur te kalonte naten me Tean? Ai djali qe teksa shtrengonte ate ne krahet e tij ndiqte me shikimin e nxehte levizjet sensuale te trupit te Anes? Do te kishte qene nje palaco nese do kishte shuar me Tean epshin dhe deshirat qe ishte e sigurte qe kishte qene vete ajo, Ana, qe i kishte zgjuar tek djali pa emer.
Palaco po behesh vete kritikoi veten, duke rikujtuar Laertin e saj te embel dhe duke i ushqyer vetes nje mall qe nuk e ndjente.
Ndihej vetem e lire.
Nuk insistoi me ti tregonte Arias per djalin, as te justifikonte ato flirtet e saj; ajo sdo kuptonte dhe ndonese e dinte qe shoqja e saj e ngushte nuk gjykonte nuk kishte nerva te degjonte nje tjeter moral te tipit 'behu me serioze me jeten, po plakesh, sje me adoleshentja e atehereshme'.
Sikur se di deshironte ti perplaste ne fytyre te terve qe e akuzonin per te qenurit ende nje femije. E cte keqe kishte te ishe nje adoleshente e perjetshme fundja, minus ato dilemat ekzistencialiste. Ajo kishte gjetur formulen perfekte: Adoleshente ne shpirt ne nje moshe ku ishte plotesisht e pavarur nga xhepi i prinderve, e lire. Kishte vetem nje faktor te paperputhshem qe nuk arrinte ta thjeshtezonte me ekuacionin e saj jetesor: te qenurit e lidhur, bashkejetesa mbytese, Laerti i merzitshem.
I njejti djale qe dikur ndizte trupin e saj ne mijera fishekzjarre tani ishte kthyer ne koven me ujin e akullt qe shuante cdo deshire te saj.
Kalimtare justifikonte ate, por i vetmi kalim qe po benin ishte ai ne nje jete plakaruqash ku i duhej te kujdesej per nje shtepi ne te cilen ndihej e huaj.
Vetem nje here ishte ankuar tek Aria per pakenaqesite e saj dhe ajo e kishte shperfillur seriozitetin e Anes duke e akuzuar qe ajo vazhdonte enderronte per dashurickat ne guzhine apo ne dysheme cdo nate. E cte keqe kishte te deshiroje te ndiheshe prane fizikisht me te dashurin tend? mendonte por ishte e kote ti mbushje mendjen Arias. Fundja ajo as qe kishte qene ne vendin e saj, ndoshta edhe ai Kevini me ate karizmen prej horri do ta merziste Arian njesoj si Laerti ate. Ndoshta...

*
U sorrollat neper shtepi pas asaj telefonate. Rregulloi rrobat duke provuar e kombinuar ide veshjesh, pastroi perciptasi pluhurat e mobiljeve dhe e merzitur u hodh mbi divanin e bute te dhomes se ndenjes duke iu gunjezuar e dorezuar monotonise.
Mendo Ana mendo, shtynte veten te gjente dicka per te vrare kohen.
Televizori ishte me i merzitshem se ajo e diele me programet e deshtuara; interneti dhe facebook te mbushura me fotot e hareshme e miqve te saj neper plazhe.
'Mallkuar qofsh Laert' deshironte ti shkruante ne nje mesazh. Ai kushedi cbente ne Amsterdam a Bruksel, kishte harruar se ku kishte udhetuar kete here. Ndoshta shetiste ne ato rruget ku vajzat e zhveshura perdridheshin ne dritaret e xhamta ndersa ajo trashej ne shtepi, pa te. Nuk i kishte shkruajtur si rralle me pare.
E ngarkuar nga stresi dhe ato emocione te peshtira, gerrmoi ne depon e shtepise per te gjetur bllokun e pikturace te saj dhe ato lapsat e plumbit qe perdorte per te imituar lojerat e drites mbi objekte, mbi fytyra njerezish apo peisazhe.
Nje laps dhe nje leter i mjaftonin per ta transportuar ne Narnian e saj, ate boten ku merzia se ndiqte dot nga pas.
Shtrengoi portaminin e saj te preferuar, dhe menjehere buzeqeshi. Kishte aq kohe pa pikturuar sa kishte harruar ate ndjesine e mrekullueshme qe nje laps i thjeshte i falte.
'Me kenaq me shume nje shkop i drunjte me majen prej plumbi se prekjen dhe puthjet e tua Laert' deshironte ti perplaste ne fytyre. Ndoshta ai ofendim ndaj 'burrerise' se tij do ta lendonte ate po aq shume sa lendohej ajo nga menefregizmi i tij...

*
Ne dhomen luksoze te hotelit ne qender te Brukselit, kryeqytetit belg qendronte perpara tavolines se vogel te drunjte ku kishte hapur dosjet e projekteve, letra te mbushura me numra, llogari financiare, fjale legjislacionesh te merzitshme. Kishte aq shume pune per te bere, por nuk ishte ngarkesa ajo qe e shqetesonte ate pasdite, ishte Ana dhe ajo ndarja e tyre e ftohte. Shtyu tutje fletet e shumta, disa prej te cilave u zhubraviten, per te terhequr laptopin.
I urrente mediat sociale por ate pasdite pas aq shume kohesh shtypi paswordin e profilit te tij. Nuk humbi kohe per te lexuar statuset e miqve te tij, por kerkoi per profilin e Anes.
Nje foto e re ku ajo qeshte krah Marles dhe Teas. Nje nate e cmendur lexonte dixhitura e fotos.
Ferkoi temthat e kokes, xheloz qe ai nuk ishte aty krah saj. Ajo kishte veshur te njejtin fustan si ate nate te mallkuar kur i stresuar nga shefi i tij qe e kishte kritikuar per ore te tera per nje gabim te vogel, ishte sjelle ftohte me te kur ne te vertete me shume se gjithcka kishte deshiruar te perhumbej ne trupin e saj, ta puthte, te griste ate fustan tundues per ta bere te tijen ate femer qe edhe pas 5 vitesh e cmendte si diten e pare. Por vetepermbajtja kishte fituar mbi deshiren. Ajo nuk ishte nje objekt per te harruar dhe fshire streset e dites. Ajo meritonte te adhurohej... Prandaj ate dite kishte luftuar pasionin mbytes, kishte zgjedhur te pinte uje per mos te lejuar alkolin te helmonte mendimet e tij, kishte refuzuar te shikonte ne syte terheqes te Anes me shume se disa sekonda.
E kishte lenduar teksa mundohej ta respektonte, dhe ishte lenduar edhe vete nga paaftesia per ti shpjeguar qendrimin e tij.
Ate mengjes e kishte lene pas, ishte larguar duke u ndjere bosh sepse per here te pare ajo nuk i dhuronte nje nga ato puthjet plot dashuri, shija e te cilave e shoqeronte ne ditet qe i duhej te qendronte larg saj. Anes, te vetmes femer qe kishte dashuruar...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now