Ana

806 87 42
                                    

E lejoi ta puthte per pak sekonda, disa sekonda qe i ngjasonin aq shume perjetesise. Nese do te kishte qene Aladini dhe nje gjeni do ti kishte ofruar ti realizonte 3 deshira, deshira e tij e vetme do te kishte qene Ana. Deshironte ta quante te tijen, ta bente te tijen dhe ta meritonte cdo dite. Te meritonte vemendjen qe ajo i dhuronte, dashurine dhe perkushtimin e saj. Dhe nese ajo e lejonte do ta adhuronte gjithmone. Ne asnje cast nuk do lejonte qe ajo te ndihej e lene pas dore, do ta sfidonte cdo dite per te luftuar monotonine, do te ziheshin per tu pajtuar, do lejonte pasionin ti digjte dhe ne te njejten kohe do shuante ate zjarr kercenues me butesine e dashurise se zemres se tij. Ajo meritonte me shume, me shume sec i kishte dhuruar Laja, me shume sec mund ti dhuronte Marko por do te zgjohej cdo mengjes per te mbushur ditet e Anes dhe ne te njejten kohe te mbushte ditet e tij me energjine e saj infektuese. Si nje meteor ishte bere pjese e jetes se tij, jo per te sjelle shkaterrim por per te nxitur nje ndryshim, nje fillim te ri. Vetem pasi kishte njohur Anen kishte hapur syte ne te tashmen, kishte hapur syte per tiu arratisur makthit qe Lea kishte lene pas, kishte hapur syte per te pare ne thellesine e syve te Anes, syte e trishtuar dhe plot jete, dy syte me te bukur te vajzes me floket ngjyre mjalti.
Cdo dite qe kalonte kishte me pak Lea dhe me shume Ana, deri sa nje mengjes u zgjua duke kerkuar kujtimet e Leas ne mendjen e tij por ato ishin zhdukur; ajo nuk jetonte me brenda tij per tu ushqyer me gezimin e tij, ajo ishte perzene prej Anes, Anes qe e bente te qeshte me shpirt, Anes qe sa e acaronte me kokefortesine e saj, po aq e bente ta deshironte pakez me shume cdo dite.
Te dashuroheshe me te ishte e paevitueshme, por te ruaje ate, te mos humbisje vemendjen e saj dukej e veshtire, qe ajo te dashuronte mbrapsht, e pamundur...
Sot mund ti lejonte nje puthje, mund ti vidhte mijera te tilla, ndoshta mund ti dhuronte edhe trupin e saj por zemra e Anes nuk ishte e saj per te dhuruar, ate tashme e zoteronte dikush qe nuk dinte ta cmonte per thesarin qe ajo ishte ne te vertete, e zoteronte dikush qe kurre nuk do dinte si te dashuronte Anen ashtu si ai vete.
Mos analizo Marko, mos helmo castin me hidhesine e te vertetes, realitetit ku ajo nuk eshte e jotja, ku ajo kurre nuk do te jete e jotja.
Ai urdheroi veten te mos stermendonte pikerisht kur ajo u shkeput prej tij duke e shtyre lehtesisht. Jo, nuk u mjaftua me ate shtyrje por e shperfytyruar me syte e frikesuar dhe te turperuar sic nuk kishin qene kurre me pare u ngrit me ngut nga shtrati per te ecur drejt deres teksa shkonte duart e saj imcake ne floket e mbledhur rremujshem.

'Me fal. Nuk e di cfare pata dhe thjesht... Me fal Marko' fjalet e thena prej saj ishin nje rremuje e vertete, nje lemsh qe i ngjasonte aq shume menyres si ndihej ne ate cast.

'Ana, nuk ke pse ndjen qe duhet te me kerkosh ndjese. Une, une isha ai qe e filloi dhe... ' dhe nuk jam aspak i penduar do te kishin qene fjalet e Markos nese ajo nuk do ta kishte nderprere.

'Jo, thjeshte une isha, se di, lemsh dhe sonte nuk isha mire dhe, dhe ishte nje gabim Marko.' Foli me zerin pergjerues, duke u ndjere vertete fajtore, duke ngjyrosur me faj ate cast te bukur mes tyre, nje cast qe kishte qene i bukur vetem per pak sekonda dhe me pas ftohtesi, heshtje te sikletshme, dhe faj.

'Pse gabim Ana?' Pse duhet te mendonte per dicka aq te sinqerte si nje puthje qe ishte nje tjeter gabim, nje faj per te shtuar ne listen e atyre fajeve te paqena qe i ngarkonte vetes ne lidhje me Laertin.

'Sepse ne jemi shoke, vetem shoke dhe shoket nuk puthen. Ishte faji im qe, qe duke menduar per Laertin e lashe veten te gaboja...' Zhgaraviti edhe ate puthje te ndare vetem mes tyre me kujtimin e Laertit. Cdo gje e Anes vertitej rreth Laertit; djalit fatlum dhe budalla ne te njejten kohe, djalit qe kishte Anen dhe nuk dinte si ta ruante, si ta quante te tijen...

'Une nuk pendohem per ate cast.' tha Marko me zerin e ulur, me shume je formen e nje peshperime. Ajo ndaloi ecejaket e lodhshme per te ndeshur shikimin e tij dhe e ftohte, si kurre me pare, me zerin e plote tha

'Une po. Nuk duhet te kishte ndodhur. Nuk duhet te kishim aedhur ketu.' Perperplasi deren pas vetes duke braktisur Markon, te vetem me mendimet torturuese ku njeri ngrinte koken mbi te tjeret: do te zgjohej te nesermen ende mikja e tij apo me ate puthje vulosi edhe fundin e asaj shoqerie?

*

Ndjeu buzet e Marles mes supeve te tij te zhveshura, me pas doren e saj qe e ledhatonte me thonjte e gjate. Prekja e Marles ishte gervishtese aty ku e Anes kishte qene e bute, po aq e bute sac kishin qene edhe puthjet e saj. Ndersa te Marles ishin kerkuese, urdheruese.
E cuditshme mendonte, Ana imponuese ne cdo aspekt dinte te dashuronte me butesine e nje fluture ndersa Marla e nenshtruar perpara tij ne shtrat ishte posesive. Pa vajzen simpatike, me syte e erret ne forme bajame, me hunden majuce dhe lekuren and bardhe. Nje femer e bukur, mendonte qe ishte e bukur por kjo ishte e vetmja gje qe e terhiqte per dicka me shume tek ajo ndersa tek Ana bukuria kishte qene e paperfillshme, sepse e dashuronte per cilesite e saj te pafundme.
Per shpirtin e saj artistik, per butesine me te cilen bente cdo gje ndonese hiqej si vajza e eger. Ishte e zhurmshme dhe e qeshur, fliste pa friken e te qenurit e paragjykuar, jepej me mish e me shpirt ne shoqerine e saj dhe ishte gjithmone prane te tere atyre qe kerkonin ndihmen e saj. Punonte e perkushtuar, dashuronte po e tille. Kishte rregulluar apartamentin e tyre te vogel ndonese dikur kishte shpallur qe ajo kurre, kurre nuk do merrej me detyren acaruese te arredimit te nje shtepie dhe me keq akoma, me punet e pastrimit dhe rregullimit.
I mungonte? Po, i mungonte sahere hapte syte pas nje enderr me Anen, i mungonte ne mengjes kur ai ishte mendimi i tij i pare dhe ne mbremje kur mbyllte syte duke perkedhelur ne mendje kujtimin e Anes.
Deshironte te luftonte per te?
Jo, jo nuk ishte gati te hidhej serisht ne ate lidhje ku per te cdo sekond ishte nje sfide e re, ku pas cdo fjale priste, i frikesuar pergjigjen e saj. I frikesuar? Po, i frikesuar qe ishte i pamjaftueshem per nje individ aq shumengjyresh sa Ana. I pafuqishem per te ndjekur cdo hap te saj. Nje dite do te ndalonte i lodhur dhe ajo nuk do te kthehej serisht per ti zgjatur doren, nuk do ta terhiqte me pas vetes por do ta braktiste ne ate rruge ne te cilen Laerti nuk dinte te ecte.
Jo, tanime nuk ishte aq i sigurte nese do te zgjidhte serisht Anen, jo tani qe kishte njohur te jetonte i sigurte ne perditshmerine e tij, tani qe nuk kishte me pikepyetje pas cdo casti por vetem kenaqesi me te qenurit ai qe timononte varken e fatit te tij ne deterat e qete pa Ana,
Ana ishte ai ajsbergu i fshehte qe mund ta mbyste nga casti ne cast, Ana ishte dilema e pazgjidhjshme, Ana ishte dashuria e paskajshme...
Nje dashuri nga ato te destinuara per tu shnderruar vetem ne kujtime prandaj nuk mund te vinte bast per te dyten here mbi ate dsshuri, nuk mund te ri-rrezikonte,
I mjaftonin kujtimet tashme te krijuara, per tani i mjaftonte Marla....

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now