Shots

1.4K 130 98
                                    

U ngrit vetem pasi ishte siguruar qe Laerti ishte larguar per mos ty kthyer serisht, ndonese ishte e pazakonte per te qe te harronte dicka pas.
Ishte e shtune, nje nga ato ditet kur shtepia e saj gumezhinte; motra me rapatucat e saj zgjidhnin fundjaven per ta kaluar me gjysherit, pastaj ishte vellai i vogel i Anes qe refuzonte te ulte volumin e muzikes se shpifur qe degjonte, e ema qe vraponta sa lart e poshte per te pergatitur dreken tradicionale te te shtunave, ndryshe nga familjet e tjera qe ribashkoheshin rreth tavolines te dielave. Shpesh here ftonte Arian per ta shoqeruar ne ate cmenduri, dhe ato dite familjare ishin kujtimi me i embel qe ruante, madje i mungonin pafund. Ideja per te jetuar e vetme, me djalin qe aq shume dashuronte kishte qene aq premtuese dhe kur Laerti i kishte ofruar dicka te tille nuk e kishte menduar dy here perpara se te pranonte. Nuk kishte pyetur per lejen e prinderve, madje as per mendimet e shoqeve te saj; asokohe kishte qene e sigurte qe hapi qe po hidhte kishte qene i duhuri.

Nje hap shume i madh per nje mendje te vogel te nje 24 vjecareje.
E penduar, e gjetur ne gracken qe ishte bashkejetesa refuzonte te rrembente telefonin per te telefonuar te emen ate mengjes, refuzonte te degjonte britmat nga ana tjeter e telefonit, klithjet e se motres qe i bertiste femijeve te saj te rrinin urte.
Aria ishte ne anen tjeter te oqeanit ku dita e re nuk kishte trokitur ende. Ate te shtune, teksa qendronte shtrire ne shtratin e madh u ndje vertete e vetmuar.

Ora mbi komodinen e vogel tregonte 9, shume heret per te filluar numerimin mbrapsht deri ne fundin e se shtunes.
E ngopur me gjume u ngrit per te bere nje dush te gjate, kaloi ore te tera ne guzhine duke pergatitur nje nga ato mengjeshet e denja per tu postuar ne instagram ndonese nuk ishte aspak e uritur dhe vetem pasi detyroi veten te hante kontrolloi serisht oren qe shenonte 10.17.

Rrembeu telefonin per tu perhumbur ne faqet e shumta te mediave sociale per perdorte.
Asgje interesante ne facebook-un e merzitshem por ate mengjes pranoi te lexonte artikujt pafund vetem per te vrare kohen e tepert. Instagrami ishte pushtuar nga pelqime dhe komente te fotos se saj krah Laertit qe kishte postuar nje nate me pare. Studioi foton, ato buzeqeshje te rrema qe te ngrira ne ate fotografi i benin te dukeshin aq te lumtur.
'Shkelqeni'
'Si llokume! Meqe ra fjala kur do fejoheni qe te hame llokume me verte ne'
' Yje moj yje'
Lexoi komentet  e shoqerise se tyre. Cdo mengjes tjeter do tju ishte pergjigjur me falenderime dhe fytyra te qeshura, ate mengjes debante me veten ne duhej ta mbante apo fshinte ate foto?
Laerti i kishte thene 'Te dua', ndoshta nuk kishin arritur ende ne fundin e rrugetimit te tyre sebashku. Ndoshta duhet te duronte dhe pak, ndoshta ishte nje nga ato periudhat kalimtare si turbulencat neper te cilat perballej avioni gjate fluturimit te tij? Edhe pak Ana, edhe pak... vendosi me veten.

*
Qendronte shtrire teksa shfletonte nje reviste te vjeter mode kur zilja e telefonit u degjua nga dhoma tjeter. Me pertese u ngrit duke mallkuar nen ze faktin qe para pak castesh i ishte dukur me mend te braktiste telefonin ne karikim dikur larg vetes.
Emri i Marles, nje shoqe femijerie kishte pushtuar ekranin e Samsungut te saj.

'Miremengjes Marlush' u pergjigj me nje entuziasem te shtirur, te cilin e kishte perfeksionuar se fundmi per te fshehur pakenaqesite e saj.

'Shpresoj mos tju kem zgjuar nga gjumi.' u degjua zeri prej macke i Marles.

'Jo, jo, mos e vrit mendjen. Cne qe u kujtove per shoqen tende plakaruqe?' ndihej vertete e tille, vitin e fundit me Laertin kishte harruar si te ishte e re, e gjalle.

'Po mendonim me Tean te benim nje xhiro nga Folie sot. Per tu tundur dhe shkundur pak. Si e ke mendjen? Merr dhe Lajen.' Laje leshi deshironte tia kthente por heshti. E nga ta dinte Marla qe ti propzoje Laertit te shkonte ne nje party sefundmi ishte ekuivalente me nje propozim per ta infektuar me HIV, madje madje aq shume i urrente sa do te kishte zgjedhur te dyten.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now