Zemra

821 92 39
                                    

Si fillim piu ne nje lokal langaraq lagjeje, me pas ne nje me te sofistikuar prane shtepise ne bllok. Piu deri sa kembet i kryqezoheshin teksa ecte, deri kur hapat e hedhur prej tij ishin si ato te nje raketiku. Piu deri sa vrau mendjen dhe logjiken e tij me alkolin e skaduar te atij lokali te humbur.
Piu per te perzene fytyren pergjeruese te Anes, portretin e atij plehre qe e puthte, qe prekte trupin e saj. I peshtiroseshin, te dy, te tere, cdo gje. Deshironte te pinte deri sa ajo lagje e shemtuar te dukej e bukur, deri sa bota te dukej e bukur, deri sa Ana te zhdukej nga mendja e tij bashke me dashnorin e saj te mallkuar.
Dhe pasi piu eci, eci rrugeve te ndyra te Tiranes ku dukej se cdo detaj i perkiste Anes, kaloi prane parkut qe ajo kishte pikturuar, njohu ate ndertesen te ciles ajo i referohej gjithmone si 'frymezim'. Ajo ishte ne gjethet e pemeve, ne ngjyrat dhe dritat e kryeqytetit, ajo ishte kudo dhe askund, ajo ishte gjithandej sepse ishte ne zemren e tij. Do ta c'rrenjoste nga aty, do ta c'renjoste edhe nese do ti duhej te thyente zemren e tij me fuqine e mendjes e cila e urrente.
Kujtoi ate pyetjen e saj te cuditshme nje mengjes: 'cdo beje nese te tradhetoja?' Nje pyetje e pafajshme, nje pyetje kurioze. Tani pas asaj pyetje lexonte tradhetine e saj te ulet.
Ajo kishte zgjedhur ate lolon ndersa Laerti ne jete nuk kishte patur kurre nje opsion tjeter pervec Anes.
Opsione, ate nate do ti krijonte vetes opsione te reja.
Grushtoi deren e apartamentit te Marles dhe i pafuqishem per te qendruar nje cast me shume ne kembe u mbeshtet pas asaj dere te blinduar. Cdo dere ishte e tille ne Tirane, e hekurt, e rende.
Kur degjoi braven qe kerciste dhe ate zhurmen e nje dere te pavajosur qe hapej qendronte i pergjunjur perpara saj.
'Laert, cfare ka ndodhur?' shqeu syte kur e pa ashtu.
'An. naaaa' me gjuhen e trashur alkolike shqiptoi emrin e saj.
'Cfare?' Ndeju krahet e Marles qe mundoheshin ta ngrinin, por ai ishte shume i rende per te.
'Naaa, buuuce. Tjetr' ajo vazhdonte te mundohej ta ngrinte teksa ai derdelliste fjale te pakuptimta.
'Laert, te lutem me ndihmo te te ngrej, pak fare. Dhe mund te flasim kur te jemi brenda sa te duash' Te fliste? Ai nuk deshironte te fliste, vetem te qante, te pinte, te thyente. Deshironte Marlen dhe trupin e saj te fshehur pas kemishes se gjere te nates per te harruar Anen, per tu hakmarre ndaj Anes. Por i pafuqishem per te ngritur nje gote, ndonese ishte vetem me uje, i copetuar per te terhequr Marlen drejt vetes u shemb mbi divanin e bute dhe me pas asgje...

*
'I mbarova lotet. Jam zyrtarisht e dehidruar' u shkeput prej Markos dhe fshiu me duart e buta fytyren e njome.
'E sigurte? Se nese do ana e djathte e bluzes u tha, eshte gati per doren e dyte'
'Shume faleminderit qe po e ben kete.' Buzeqeshi lehtasi.
'Cfare? Spo bej asgje. Je ti ajo qe po me lan bluzen e palare'
'Iu zhuls.' E shtyu lehtasi dhe imitonte nje dytyre te neveritur ndonese nje buzeqeshje e lehte qe kishte ngritur cepin e buzes se saj e tradhetonte qendrimin e Anes.
'Thote vajza qe jeton mes bojerave' pa rreth e qark si per te mbeshtetur argumentin e tij.
'Jo, vajza qe iku nga apartamenti qe ndante me te dashurin e saj.' Ai trishtimi qe kurre nuk ishte larguar u be me i dukshem kur ai cepi i ngritur i buzes se saj u mblodh serisht, per te luftuar lotet qe rrezikoni te shperthenin serisht.
'Je e dehidruar' i kujtoi Marko.
'Mesa duket jo' u pergjigj pasi nje lot tinezar rreshqiti ne faqen e saj.
'Degjo Ana...' Filloi te fliste kur nje tjeter lot gjemoi te parin. Iu afrua per te marre fytyren e saj imcake mes duarve te tij dhe me gishtin e madh ndoqi trajektoren e lene prej pikezave te kripura deri prane syve te saj te medhenj.
'Do me thuash qe jam idiote? Idiote qe merzitem sepse me mire do behet. Me keq ska ku veje mendova dhe une para ca kohesh, po ja qe paska. Mesim per vath ne vesh: kurre mos e sfido jeten se ta fut. e crendesi ka, tani te beje cte doje, se ai qe doli nga ajo dere ishte tere jeta ime.'
Qau serisht pa degjuar fjalet e Markos 'ai nuk eshte jeta jote. Ai eshte vetem disa kapituj, eshte personazhi qe zgjodhi te largohej dhe jo te shkruante nje flete tjeter me ty.'
Jeta e saj duhet te ishte e bukur, jeta e saj ishte e bukur si pikturat e saj. Jeta e saj nuk kishte vend per zhgaravina si Laja ndonese ne syte e Anes ai ishte pastelet e mrekullueshem.
Shume heret, ishte shume heret dhe dhimbja shume e thelle qe ajo te kuptone qe nuk kishte humbur, por kishte fituar: veten!

'Dua te te pikturoj' tha Ana neperdhembe me koken mbeshtetur ne gjunjet e mbledhur.
'Cfare?'
'Portretin tend. Dua te te pikturoj' perseriti kete here duke kercyer ne kembe. Nuk priti per pergjigjen e Markos dhe nisi te derdhte ngjyra ne ate copen e drunjte, te gerrmonte mes pikturave te mbaruara per nje telhajo te ri.
E mbeshteti ne murin cuditerisht te bardhe dhe u ul kembekryq perpara saj.
Shtrengonte penelin ne dore dhe pasi e ngjeu ne te zezen e perziere me nje te bardhe u kthye nga Marko. Laja ishte larguar duke i rrembyer gjithcka: shpresen per nje te ardhme me te, shpresen qe ne distancimin e tyre do te gjenin rrugen drejt njeri tjetrit me pasionante, me te dashuruar se me pare. I mallkuari i kishye rrembyer edhe frymezimin, te vetmen gje qe i perkiste vetem asaj, te vetmen gje qe kishte refuzuar ta ndante me ate. Kishte vjedhur cdo gje, pervec Markos qe me fytyren e pikturueshme me kendet e forta, zbukuruar me tiparet e erreta qendronte perballe saj.
Ne kerkim te vetvetes, ne kerkim te talentit qe nuk mund ta tradhetonte si Laja qe refuzonte ta besonte zhgaraviste e nervozuar. Marko, spektator i luftes se saj me veten, ndiqte me sy cdo levizje te shpejte te dores se saj, te penelit te zi. Pa edhe se si pas 1 ore perplasi ne toke portretin qe sapo kishte nisur te merrte forme, portretin qe si nje pasqyre kishte filluar te shfaqte fytyren e tij.
'Dukej bukur' tha teksa Ana shperlante duart ne lavamanin e vogel te bufese.
'Ka eshe me bukur. Here tjeter Marko. Here tjeter kur te zoteroj plotesisht dritehijet e portretit tend. Do te te pikturoj kur te jem e lumtur.' Thau duart ne nje peshqir te vogel blu te cilin e flaku tutje shkujdesshem.
'Faleminderit per sot, sonte. Faleminderit qe je shoku im. Je nga ata miqte e perkryer, je ai qe nuk do hipte ne peme por do hiqeshe i vdekur bashke me mua nese nje ari do na ndiqte nga pas.'
E suprizoi duke iu hedhur ne qafe per ti dhuruar njeputhje te cilter prej femijesh (ne faqe :p). Ndjeu buzet e saj te buta si petalet e nje trendafili ne faqen e ashpersuar nga ato qimet nenlekure aty ku duhet te ishte mjekra qe ai e luftonte me briskun e ashper.
Mbeshteti koken ne supin e tij dhe me frymen e saj ledhatonte qafen e Markos.
Ishte bukur te te perqafonin, ishte bukur te ndiheshe i fuqishem, i deshiruar. Lea kurre nuk kishte kerkuar supin e tij per te qare pas atyre notave te keqija ne provime apo kurre nuk kishte vrapuar me krahet e tij per ta perqafuar e lumtur. Lea kishte qene e permbajtur aty ku Ana nuk kishte frike te ndjente, te ndjente perpara syve te nje te panjohuri. Ana mbante zemren ne duart e saj ndersa Lea e kishte groposur te veten e frikesuar qe ai muskul mund te tradhetonte frikerat e saj, tradhetite e saj. Kishte gerrmuar per te cgroposur thesarin e Leas por vetem ishte ndotur, thyer. Dhe tani, tani qe deshironte te zgjaste doren dhe te prekte zemren e brishte te Anes, ta prekte per mos te lejuar copezat e saj te shformoheshin si nje Lego, ishte i pafuqishem sepse kishte humbur te tijen ne vorbullen gjithperfshirese qe ishte Lea.
Ana dhe Marko, Marko dhe Ana, ata s'ishin vecse dy zemra te thyera, dy zemra te vyshkura te cilave jeta ju kishte rrembyer ujin...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now