Hena

858 90 31
                                    

Zgjodhi nje tufe trendafilash te bardhe.
Te bardhe si ai fillim i ri qe deshironte te perqafonte. Te bardhe sepse petalet e kadifenjta te trendafilave te kuq kishin emrin e Anes te shkruar ne to.
Trokiti butesisht ne deren e Marles, ajo kishte nje mospelqim te cuditshem karshi zileve, aq sa kishte refuzuar te instalonte nje te tille. Ia kishte thene ne nje ato vizitat e shpeshta te Laertit, kur grushtonte deren qe ajo te degjonte.
Kete here kishte ardhur jo per tu qare ne divanin e saj, jo per te derdellitur pambarimisht per Anen, jo per te ritreguar nje tjeter takim te deshtuar. Kete here kishte pranuar qe nuk mund te kishte nje Ane te dyte ne jeten e tij, nuk deshironte nje fotokopje te femres qe e para nenshtroi zemren e tij, qe e pameshirshme e theu. Kete here ndodhej aty jo si mashkulli i copetuar, por si Laerti i forte, gati per te hedhur hapin e pare te sakte pas humbjes se Anes.
'Cfare ben ketu?' Ishte gjithmone pyetja me te cilen Marla e ftonte te futej brenda.
'Erdha per ty.' i zgjati trenfafilat e bardhe i buzeqeshur dhe njohu habine ne syte e saj.
'Jane per mua?' Pyeti mosbesuese teksa studionte me shikimin e bute petalet e tyre.
'Po.'
'Me c'rast? Nuk eshte ditelindja ime.' Vazhdoi Marla, jo e qarte pse i njejti mashkull qe kerkonte shoqerine e saj me syte e perlotur sot i zgjaste nje tufe lulesh i buzeqeshur. Per here te pare pas 2 muajsh njohu tek ai mashkullin terheqes qe dikur e kishte bere te linte koken pas tij.
'Per te te falenderuar Marla. Per te te surprizuar sic me ke suprizuar ti me shoqerine tende' Nuk e kishte pritur kurre qe te gjente ngrohtesi ne krahet e te njejtes femer qe dikur i ishte dukur neveritese, vulgare, e ceket.
'Mos me thuaj qe u pajtove me Anen? Sepse e hapa ate Dom Perignon qe pret aty ne bufene time per raste speciale.' Ana, ajo ishte i vetmi shpjegim pas merzise dhe lumturise se tij.
'Lere Dom po me thuaj nese do pranosh te dalesh per nje darke me mua?' Pyeti Laerti, me shikimin lutes. Ajo pyetje, shoqeruar me buqeten e vogel ishte ndryshe nga tere ato heret e tjera qe ai e kishte ftuar per nje kafe apo darke, gjate te cilave flisnin pambarimisht per Anen. Kete here ishte e sigurte qe po e ftonte per veten, per femren qe ajo perfaqesonte. Duhet te pranonte? Deshironte te thoshte po, por frika qe ai shihte tek ajo vetem nje tjeter shperqendrim e beri te nguronte.
'Nuk e di Laert'
'Te premtoj qe kete here eshte ndryshe, kete here dua qe te jete ndryshe' premtoi ai, duke lexuar arsyjen pas ngurrimit te saj ne syte e Marles.
'Eshte nje takim, po apo jo?' Perseriti serisht Laerti dhe kete here pergjigja e saj ishte nje pohim i buzeqeshur.
'Vetem nese eshte sushi.' Vuri ne loje Marla.

*
'Cfare po ben?' Pyeti Markon permes telefonit.
'Gjera te merzitshme. Ne fakt, asgje.'
'Po rrinke dhe ti si shushke si puna ime?'
Kishte tere pasditen qe mundohej te luftonte monotonine me nje tjeter pikure, por frymezimi e kishte braktisur, luante ne telefon CandyCrush por nje nivel i mallkuar refuzonte te kalohej, kishte folur me Arian por asaj i ishte dashur te levizte, kishte plane per mbremjen. Me pas me Tean por edhe ajo kishte nje takim dhe kishte lene orarin tek parukierja. Jeta vazhdonte, asnje nuk ndalonte per te pritur Anen qe per 2 muaj kishte harruar si te jetonte.
'Po. Ndihmova motren me nje projekt tani qe filloi shkolla'
'Kurse une doja te vizatoja qendren por s'me eci.' Shfryu Ana. 'Si thua sikur te bejme nje aventure?'propozoi e ekzaltuar si nje femije.
'Aventure? Cfare ke ne mendjen moj e cmendur?'
'Ku eshte e bukura nese ta them? Hajde me merr, me motorrin.' Mbylli telefonin dhe me ne fund me dicka per te cilen mund te emocionohej kerceu nga dysheku ende i braktisur. 'Eshte provizore' i kujtonte vetes sa here kalonte perpara ndonje mobilerie. 'Provizore Ane'.
Por provizorja pak nga pak po behej e perhershme ashtu si edhe pyetja: 'cfare do te behet me mua neser?'
Jo, nuk do te kthehej tek prinderit e saj per tu perballur me ate dashurine e tyre velese qe i perplasnin ne fytyre cdo mengjes me ato puthjet mengjesore te embela deri ne shpifesi.
Nuk do te lutej as per pozicionin e humbur te punes, pune te ciles i ishte perkushtuar aq shume.
Do tia riniste, pas shume humbjesh; puna, Laerti, ajo jeta e tyre e kendshme; tani ishte koha per te fituar.

'Jam poshte. Ai me te zeza ne motorr'
Lexoi mesazhin e Markos dhe nxitoi drejt tij.

'Jo po me çiklamin' ishte pershendetja e saj kundrejt tij, perpara se te vendoste helmeten ne koke dhe te hipte pas Markos ne motorrin e vogel.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now