Shoke

876 94 107
                                    

U be gati pa e vrare mendjen shume per pamjen e saj. Veshi serisht xhinset e shkurtra qe se fundmi ishin transformuar ne te preferuarat e saj dhe nje bluze te gjere.
Gjithmone kishte qene nje vajze sportive qe zgjidhte pantallonat perpara fundeve e fustaneve te ngushta dhe nje dite u zgjua me mendjen e nje prej atyre zonjave te renda e vendosur per te riorganizuar gardaroben e saj. Ate dite u kthye ne shtepi me plot qese per te formuar stilin e saj te ri, qe ate dite veshjet e rehatshme sportive u spostuan ne nje cep te dollapit te madh per ti liruar vendin fustaneve chic. Ndoshta sepse puna i kerkonte te ishte e tille, perndryshe shikimi i kuckes me diamant, upps zonjes, do ta kritikonte dukshem. Ndoshta sepse stononte shume me Laertin dhe kostumet e tij. Ndoshta sepse thjesht me e rritur kishte nevoje per nje ndryshim te tille.
Ishte serisht e rritur, por kete here i ishte rikthyer serisht te qenurit sportive dhe e dashuronte aq shume sa pyeste veten pse i kishte tradhetuar keto veshje ne rradhe te pare?
Eci drejt kinemase dhe debatonte me veten nese duhet te ruante kete ritem dhe te arrinte e perpikte apo te ngadalesonte per te bere ate te famshmen 'vonese ne mode'?
Jeta ishte vertete nje tufe udhekryqesh dhe vendimarrjesh shfryu. E pamundur qe te ishte gjithmone e drejte, e pamundur qe nje here te mos merrje nje kthese te gabuar.
Zgjodhi opsionin demode te perpikmerise.
Mario qendronte ulur ne nje nga tavolinat dhe si ate pasditen e pare qe e kishte pare aty, thithte i perqendruar cigaren. Te vetmet gjera qe dinte per te ishte qe dashuronte cigaren dhe akoma me shume Lean.

'Isha i sigurte qe nuk do shfaqeshe serish' tha i buzeqeshur teksa Ana pas nje 'Hey' gazmor terhoqi karrigen e rende per tu ulur perballe tij.

'Atehere pse je ketu?' Ngacmoi ajo. Mendonte se Ana sdo vinte por kishte shpresuar deri ne fund qe po.

'Une punoj ketu.' tha shperfillshem. Punonte? Po, punon budallaqe c'habitesh ashtu i tha vetes.

'Kokoshka beres i kinemase?' E vuri ne loje.

'Jo po banjo lares. Te folie.' Specifikoi Marko.

'Sikur ta dija, je nje nga ato striptistet ti' Llafazane si gjithmone, e cliret si kurre me pare se fundmi vazhdoi me shakate e saj.

'PR, por ti faleminderit qe me bere gay mjaftueshem sa per te qene striptist'

'Hey degjo se Chaning Tatum te filmi nuk eshte' kembenguli perpara se te vazhdonte 'Tani e kuptoj pse ishe gjithmone ketu. Dhe une mendoja qe ishte ndonje rastesi divine ajo qe na bente te takoheshim'

Vazhduan ate biseden e tyre sa siperfaqesore aq edhe qesharake me batutat qe i hidhnin njeri tjetrit si nje top pingpong-u.
Ishte aq e thjeshte te bashkebisedoje me te. Nuk i duhej te mendonte per te thene gjene e duhur, te steranalizonte cdo interpretim apo reagim te mundshem perpara se te fliste. I kishte munguar ajo clirtesia e saj e dikurshme te cilen se fundmi e rezervonte vetem per Arian. Ne mendjen e saj u mjegullua prania e Laertit dhe pyetjet qe largimi prej tij la. Te harruara ishin edhe ato netet kur luftonte me veten per te duruar edhe pak, kur mundohej ti mbushte mendjen nje Ane te deshperuar dhe te vrare nga i ftohti qe cdo gje ishte kalimtare, duhet te ishte kalimtare.
Fundja cdo gje e tille ishte, kalimtare, cdo gje qe nis ka nje fund. Dhe nje fund kishte edhe ai gezim moskokcares; fund qe erdhi ne formen e nje mesazhi urimi nga Laerti.

*

Gezuar ditelindjen Ana! Uroj te jesh e lumtur gjithmone. Te te uroj me te mirat eshte pak sepse meriton me shume :)

Shkruaji ate mesazh te shkurter, kur ne te vertete deshironte ti shkruante qe ajo i mungonte, qe mendonte vec per te, ishte transformuar ne nje te deshperuar prej saj. Ti lutej qe te rikthehej tek ai per ta provuar edhe njehere, ti pergjerohej qe ndjenjat e tij ishin po aq te sinqerta sa diten e pare.
Ti shkruante nje 'Te dua'...
Por jo, tani nuk mundej, pas nje puthjeje te gabuar dhuruar nje mekatareje te ulet nuk mundej te kerkonte te kthehej tek Ana, i ndotur. Prandaj i nisi ate mesazh te ftohte, te vonuar duke u lutur qe mos ta lendonte me ato pak fjale edhe me shume sec e kishte lenduar tashme.
Ate mengjes vendosi te rruhej dhe te rregullonte floket e pabindur. Refuzonte te zgjohej edhe nje dite te vetme per te pare ne pasqyre reflektimin e atij mashkulli te ndyre qe rendte pas femrave te uleta per te harruar. Ai i huaj qe jetonte brenda tij e trembte.
Zbriti poshte ate mengjes i permbajtur si gjithmone, pershendeti koleget dhe u ul i vecuar per te ngrene mengjesin e bollshem. Hidhte nje sy nga lajmet me iPad e tij kur degjoi zhurmen kercitese te takave te nje femre. Te asaj femre qe nje nate me pare e joshte drejt mekatit. Ndaloi perpara tij dhe e paftuar u ul nervoze ne tavolinen e vogel.
Nje tjeter dite, nje tjeter fustan provokues dhe nje tjeter buzekuq i flakte.
'Miremengjes. Fjete mire?' E trembi zeri i saj i serte.
'Po.' e injoroi dhe iu rikthye faqes se pare te New York Times.
'Sepse une jo. Dikush me la thate mbreme' nuk e vriste mendjen qe zeri i saj ishte pak me i larte sec duhej, qe te tjeret mund te degjonin.
'Degjo, mbreme ishte nje gabim. Jemi kolege dhe per asnje cast nuk duhet te kisha lejuar qe ai kufi te kapercehej' ndeshi shikimin e nje gruaje te forte, sepse kur nuk provokonte ajo ishte e tille. E vendosur, e suksesshme.
'Cfare do thuash me tej? Qe ishte plotesisht faji yt dhe qe une skam asgje. Jemi te rritur tani Laert. Une kam qene gjithmone e hapur dhe e sinqerte si me veten, por edhe karshi teje per terheqjen qe ndjej. Po ta them nese se ke kuptuar. Ti me terheq dhe do doja te te njihja me shume jashte dyerve te nje zyre. Nuk eshte aspak dicka e turpshme prej meje, jam single dhe 28 vjec, punoj dhe mbaj veten time. Ta them sepse nuk shoh tek ty mashkullin me ekonomine e mire, por ate te terhequrin qe di edhe te qeshe. Ti je i lidhur e kuptoj, por nuk te shoh te lumtur ne ate marredhenie. Dhe ishte ndoshta e padrejte nga une qe te te afrohesha mbreme teksa pije, por ishte akoma me e padrejte per ty te me lejoje kur ishe mjaftueshem i kthjellet per te me lene te zhveshur ne shtrat.' perfundoi ajo dhe pa pytue terhoqi goten e tij te ujit per te pire nje gllenke.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Место, где живут истории. Откройте их для себя