Portret

650 77 37
                                    

Po fluturonte, po, fluturonte e lumtur ne nje hapesire te pafundme, ku limitet nuk ekzistonin, ku kufinjte nuk ekzistonin; nje hapesire ku ndihej e lire, e lumtur me krahet qe Marko i kishte dhuruar. Fluturonte teksa dashurohej prej mashkullit qe aq shume deshironte, per te cilin ndoshta kishte filluar te ndjente... Ndjenja te buta si prekjet e tij, ndjenja te thella si puthjet qe i dhuronin njeri tjetrit, ndjenja te frikshme sic ishte momenti kur realiteti prehu krahet e saj, kur realiteti e hodhi nga lartesite ku fluturonte ne nje abis ku ndjente pervec frikes, pendim, urrejtje jo ndaj Markos qe i dhuroi kenaqesi si kurre me pare, por ndaj vetes, kundrejt dobesise se saj per ti rezistuar nje terheqjeje qe nuk duhet te ekzistonte, nuk duhej te materializohej ne dicka konkrete; konkrete sic ishin trupat e tyre te djersitur, konkrete si ato renkimet e kenaqesise, konkrete si ato britmat e frymemarrjet e renduara e te shpeshta.

Ndjeu peshen e trupit te Markos mbi te sajen; jo me nje ndjenje e kenaqshme. Jo, tani deshironte vetmi, deshironte te qante per tu mbytur me lotet e saj, te uleriste per mos te degjuar ato zerat ne ndergjegjen e saj qe qeshnin, qe kritikonin, qe kishin te drejte...
Ana, je nje kucke. Ana, je nje mendjelehte e pavendosur qe me pavendosmerine tende po luan me dy zemra, dy meshkuj. Ana, meriton te perfundosh e vetme.

'Dua te bej nje dush' levizi duke shtyre Markon prej vetes dhe kerceu ne kembe pa e vrare mendjen per lakuriqesine e saj. Vrapoi per ne tualetin e vogel dhe pasi perplasi deren pas vetes, hapi rubinetin per te lene ujin te rridhte, rrjedha e te cilit fshishte ngasherimat e saj.
U ul mbi kapakun e mbyllur te WC dhe me duart qe i dridheshin ferkonte syte e saj te perlotur, fshihte fytyren e pushtuar nga lotet ndonese pas deres se kycur ishte e sigurte. Marko nuk mund te hynte aty per ta pare, per te pare se si me shemtine e shpirtit te saj te pavendosur zhgaraviti ate cast magjik, shkaterroi ate akt dashurie me nje tradheti te shemtuar. Tradheti ndaj Laertit te cilit i premtonte nje kafe, te cilit i premtonte 'mallin' e saj. Tradheti ndaj Markos, i cili vetem pak me pare e adhuronte si te ishte femra me e cmuar ne bote; me e cmuara qe ne te vertete sishte vecse nje shkemb i shpifur, nje shpifesire, nje zhgaravine, nje kucke.

'Cfare dreqin bere Ane. Pse, pse, pse?' neperdhembte teksa i gjuante lehte kokes se saj, duke kerkuar per nje shpjegim, per nje justifikim qe do ta bente te ndihej me mire me veten, veten qe ne ate cast urrente.

Nuk kishte pergjigje, nuk kishte justifikime, nuk kishte me shpetim, nuk kishte me kthim pas. Tashme kishte vetem nje shoqeri te shkrumbuar, nje zemer te dyzuar dhe dy meshkuj, dy meshkuj te lenduar prej te njejtes femer qe nuk meritonte vemendjen e tyre, te njejtes femer qe nuk meritonte zemrat e tyre, zemra qe do ti thyente sebashku me te sajen.

Ajo, Marko dhe Laerti, tre zemra te lenduara, tre shpirtra te plagosur prej nje casti dobesie, prej nje akti dashurie, prologu i dhimbjes mbytese qe ndiqte...

Marko sdo ta falte kurre, dhe me shume se gjithcka kishte nevoje per mirekuptimin e tij. E si mund ta falte kur ti kerkonte te largohej prej apartamentit te saj, ta perzinte per te vrapuar ne krahet e nje tjetri.
Laerti do ta urrente nese e piset sic ishte do te pranonte perqafimet e tij.

'Zot, cfare katranose Ane. Debile, debile, debile.' Nje tjeter goditje e lehte per te zgjuar veten prej atij makthi, por jo, nuk ishte nje enderr e keqe, ishte realiteti i frikshem....

***

E ndoqi me sy teksa vrapoi ne tualetin e vogel, dhe vetem pasi degjoi kycin e rende te deres u relaksua ne dyshekun e bute duke psheretire thelle.
I lumtur, po ishte i tille, i lumtur. Tere dyshimet e frikerat te harruara, te fshira nga Ana, nga puthjet e saj, prekjet e saj. Ato nuk ishin puthjet e nje femre te pashpirt, nuk ishin prekjet e nje femre te paskupullt; Ana e deshironte po aq sa edhe ai ate.
Ajo e deshironte. Ajo kish qene e tija, ajo, vajza e zjarrte, vajza energjike, vajza shperthyese qe kishte sjelle drite ne naten e erret ne te cilen ishte transformuar jeta e tij. Ajo, qe si nje fishekzjarr kishte shnderitur si nje far per ta shpetuar nga erresira ku ishte zhytur.

Nuk frikesohej me, nuk dyshonte me. E donte dhe ndoshta edhe ajo ndante te njejten ndjenje.
Ajo qe ishte sulur ne krahet e tij duke i dhuruar jo vetem dicka fizike, duke i dhuruar nje buzeqeshje shpirtit te hidhur te Markos.

Qeshi me mendimet e tij te denja per ndonje liber romantik dhe u cua duke terhequr boxerat e tij nga dyshemeja. I veshi dhe i vendosur per ta surprizuar eci drejt kuzhines se Anes ne kerkim te dickaje te embel per te ngrene, dickaje te fresket per te pire.

I surprizuari ishte ai vete kur ndeshi syte e tij, po te tijet, te njejtet sy qe e pershendesnin cdo mengjes pertej pasqyres ate mbremje i buzeqeshnin, e sfidonin permes nje tabloje ku ishte rikrijuar si nje fotografi, me mjeshteri fytyra e tij.

Njohu kendet e forta te nofullave te tij, shpupuritjen e tufes ngjyre mjalte te flokeve permes te cilave shkonte duart e tij sahere stresohej dhe syte e gjelbert ne te hirte.
I kishte falur jete me ngjyrat e saj, i kishte falur embelsi, butesi. Kishte vjedhur cdo detaj te tipareve te Markos per ta perjetesuar ne nje portret ku dritat bashkejetonin me hijet...

Deshiroi ta prekte cohezen e lehte te asaj tablloje por era e rende e bojerave ende te pathara e beri te stepej. Duhet te ishte nje pune e re mendoi teksa vazhonte te studionte ate 'fotografi'te vetes, teksa njihte veten ne syte e saj.

Buzeqeshi edhe me fort, ndonese nuk kishte rreshtur se buzeqeshuri qe kur me i lehtesuar se kurre u cua nga dysheku i bute ku ajo kishte qene e tija.
Buzeqeshte sepse nje zemer e dashuruar dinte vetem te qeshte, dhe Marko nuk kishte si mos te buzeqeshte sebashku me te.
Nje buzeqeshje qe Ana ia kishte dhuruar, jo vetem ne nje portret por edhe ne realitetin qe dikur ish dukur aq jo premtues.
Nje buzeqeshje qe askush nuk mund ta vidhte, askush pervec asaj...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now