Luledielli

761 93 58
                                    

Ndjeu zemren qe harroi te rrihte teksa dera e rende hapej per tu shfaqur Ana. Ana e tij, e embla Ane, qe dukej e hutuar. Me te drejte mendoi. Vizita e tij ishte e papritur po aq sa ai reagimi i saj.
Prisje te te hidhej ne qafe dhe te te puthte si i cmendur? Jeni ndare, eshte e surprizuar nga kjo vizite. Nuk te priste. Justifikonte ate habine e saj.
'Laert?' Pyeti me zerin qe i dridhej.
'Po.' I zgjati lulen e vetme te diellit qe shtrengonte ne dore. Lulja e tyre per ditet me shi.
'Per mua?' Pyeti, e trembur per te zgjatur doren drejt asaj luleje te vetme.
'Po, dielli ne dite me shi' i kujtoi fjalet e Anes ne ate vitin e pare sebashku. Teksa ecnin perqafuar ne nje tjeter dite te vrenjtur vjeshte ajo kishte ndaluar perpara nje floristi dhe mes tre dafilave shkelqyes, tulipanece shumengjyresh dhe orkideve te brishta kishte zgjedhur nje luledielli me petalet e vyshkura.
'Pse pikerisht ate?' Kishte pyetur kurioz Laerti. 'Sepse edhe dite te tilla kane nevoje per diell. Thjesht jam shume filozofike e di'
Je nje artiste, kishte deshiruar ti thoshte ai.

'E mbaj mend.' Pa u larguar nga dera vazhdoi 'Hmm cfare ben ketu Laert?'
Cfare bente aty? E kishte pyetur dhe veten teksa mes atij rrebeshi veror ecte drejt apartamentit te vjeter te Arias. Nuk e dinte as vete, nuk e dinte se c'priste nga ai takim, por dinte qe kishte nevoje ta shikonte, ta prekte, ta perqafonte si me pare.

'Mund te me ftosh brenda dhe te flasim' sygjeroi ai.

'Jo.' Shpertheu ajo dhe duke mbledhur veten serisht vazhdoi 'Doja te thoja, po. E di cfare, se di. Nuk mendoj se eshte nje....'

'Do te me lesh si legen pas deres?' Ngurimi i saj e beri te dyshonte.

'Jo, normal qe jo. Por mund ta leme te takohemi neser per shembull? Ose me vone? Nje kafe diku?'fliste shpejte, sic fliste kur deshironte ge groposte pas fjaleve dicka.

'Pse jo tani? Jam ketu apo jo?' Mbeshteti doren tek dera qe Ana vazhdonte te shtrengonte dhe e shtyu butesisht. Ajo u step, por e dorezuar e la te hynte brenda. E ndoqi nga pas, ndjente hapat e saj qe e ndiqnin teksa ecte me hapsiren boshe te dhomes se ndenjes pushtuar nga arti j saj. Por nuk ishte as ajo piktura e saj e fundit e nje peisazhi malor dhe as ai poetreti i paperfunduar i nje te moshuari qe terhoqen vemendjen e tij, por 2 jasteket e flakur ne toke dhe kanacet boshe prane tyre. Dy?
Ana ishte nje, Ana ishte nje. Dy duhet te ishin vetem ai dhe Ana. Jo Ana dhe dikush tjeter. Ajo ishte e tij, nje pauze, nje zenke idiote nuk mund tja rrembenin.

'Kush eshte ketu?' Pyeti i verbuar nga xhelozia.

'Kush cfare? Ketu? Askush, cthua dhe ti.' Syte e saj e tradhetuan, ata syte e eger e tradhetonim gjithmone kur mundohej te genjente.

'Po genjen Ana.' Tha nen ze. 'po genjen' perseriti me zerin e plote.

'E ke seriozisht? Vjen ketu per te me akuzuar qe genjej?' U mundua te hiqen e indinjuar, e sigurte ne ate qe thoshte por zeri qe dridhej e tradhetoi serisht.

'Mund te perdor pak tualetin?' Tualetin qe ndodhej brenda dhomes se vogel, dhomes se vetme ne ate birruce.

'Jo.' Tha instiktivisht dhe po instiktivisht eci drejt deres se vogel per te vendosur trupin e saj mes Laertit dhe dorezes se arte.
E shtyu tutje butesisht per te shtyre deren.
Ndoshta po tregohej nje paranojak ishte mendimi i tij i fundit por fytyra e njohur e nje mashkulli tjeter qe qendronte ulur mbi nje dyshek te hedhur ne nje cep vertetuan dyshimet e tij. Djali i portreteve nuk e sfidonte me vetem nga nje copez leter...

*
U ndje i tepert teksa degjonte zerat e mbytur te Anes dhe ishit te saj.
'Po genjen' e kishte akuzuar ai. Kishte mjaftuar vetem nje shikim, ndoshta vetem nje fjali e saj per te lexuar pertej disa fjaleve apo perdeve te syve te saj te bukur. Ai njihte ate mire. Ai kurre nuk kishte kuptuar kurre genjeshtrat e Leas. A nuk e kishte njohur valle kurre vajzen qe shpallte i sigurte qe dashuronte?
Mendoi per Lean dhe ate plakaruqin e saj te ri, ate te trete qe ishte futur mes tyre me kuleten e tij plot. Nje tife me para ishte nje armik qe ai nuk mund ta mposhte. Sot ndihej si ai, nje i trete, ndonese Ana per te ishte vetem nje mikeshe. Nuk e kishte trajtuar asnjehere si nje tjeter prone disaditore, nuk e kishte shikuar me me shikimin zhveshes. Kurre me qe prej asaj nate te pare ne Folie kir kishte qene vetem e panjohura terheqese me shikimin e zjarrte, zjarr qe ishte zhdukur kur e kishte njohur me shume, kur e kishte njohur pertej trupit te bukur.
Por ndonese ai ishte vetem miku i mire, per Laertin qe hapi deren e mallkuar te asaj dhome ai ishte i urryeshmi qe vidhte dashurine e jetes se tij. Ne syte e Laertit ai ishte i treti.
Shikonte syte e tij te nxire nga inati, nga xhelozia, shikonte nervat e tij ne grushtat e shtrenguar anash vetes, shikonte veten ne qendrimin e tij. Dhe ndonese Laerti ne ate cast e urrente, Marko e kuptonte. Dhe nese ai do ti sulej per ta grushtuar me mllef do te kishte pranuar ato goditje pa thene asnje fjale dyhe ne fund do ti kishte zgjatur doren, do ti kishte gjujtur ne shpatulla sic bejne shoke sipas 'kodit vellazeror' qe ekziston mes meshkujve, sepse serisht do ta kuptonte.
Do te kisht deshiruar te bente te njejtat gjera nese do te kishte takuar plakaruqin e Leas se tij te njome.

'Nuk eshte ashtu sic duket Laje' tha Ana e deshperuar per besimin e tij.

'Mos.me.therrit.Laje!' Tha me zerin e akullt me dhembet e skermitur ai dhe u largua duke hedhur nje luledielli qe aloma shtrengonte ne dore ne dyshemene e dhomes.
Ana e ndoqi nga pas, vrapo pas tij sic do kishte deshiruar Marko qe Lea te vraponte pas tij.
Duhet te ishte dicka e bukur te dashuroheshe prej nje femre, te dashuroheshe edhe kur i nervozuar doja vetem ta shtyje tutje. Lea ishte terhequr gjithmone vete, sahere qe ne syte e Markos kishte lexuar mospelqim pee ndonje nga ato veprimet e saj te pamenduara.
Ata nuk ishin zene kurre mendonte teksa degjonte Anen dhe Laertin qe debatonin me njeri tjetrin. Degjonte ndonese nuk deshironte te vazhdonte te ishte i treti i urryeshem mes tyre.
'Me ler te te shpjegoj' insistonte ajo.
'Cfare? Si iu hodhe ne qafe tjetrit kur une qaja per ty?'
'Eshte shoku im.' Kembengulte ajo, e etur per tu besuar.
'Qe prej sa kohesh? Qe kur zhgaravisje fytyren e tij nepee blloqet e tua idiote?' Zhgaraviste? Ana pikturonte, Ana krijonte. Jo, ajo num zhgaraviste. Marko zhgaraviste dhe ne ate cast me shume se gjithcka deshironte te shnderronte fytyren perfekte te Lajes ne nje zhgaravine. Ai duhet te ishte i embel, i bute, i sjellshem? Keto ishin fjalet qe Ana perdorte per te, ndonese te bertiturat qe ai degjonte ishin ato te nje mashkulli te serte. Nje mashkulli qe vetem me sjelljen e tij prej harbuti; me mosbesimin qe tregonte karshi vajzes qe kishte fjetur ne krahet e tij per pese vite, nuk meritonte fjalet e bukura te Anes.
'Eshte vetem nje shok' e deshperuar, Ana vazhdonte te ishte e deshperuar. Deshironte ta shkunde, ta zgjonte per ti kujtuar qe deri pak me pare kishte qare sepse ai kishte qene me nje tjeter. I njejti mashkull qe tani hiqej si nje shenjtor perpara saj, i njejti qe i perralliste per netet pa gjume dhe lotet e krokodilte.
'Me genjeve Ana. Me genjeve. Dhe une qe erdha si nje trap per tu lutur qe te rikthehemi bashke.'
'Laert, me beso... Te pergjerohem, per hir te tere atyre viteve me ler te shpjegohem.'
'Qe te me genjesh serisht? Jo falemnderit.'
'Nuk te genjej, nuk te genjej per ate zot. Te pashe me nje tjeter, dhe ai eshte shoku im, ai po me mbushte mendjen qe te flisja me ty, qe ajo mund te ishte nje shoqe sic eshte Marko per mua. Ai eshte me ty' Korigjim, ishte. Ishte me mashkullin qe mendonte se Laerti ishte, jo me lolon qe i bertiste te thyeres Ane.
'Po, beje fajin tim si gjithmone. Serisht faji im? Edhe mete here faji im?'
'Nuk thashe qe eshte faji yt. Nuk thashe, thashe qe te pshe me dike tjeter.
'Ne nje kafe. Jo ne shtepine tende'
'Mendova... Mendova qe...'
'Boll Ana boll.' Bertiti ai. 'E di cfare, une vuaja per ty dhe ti na bridhke me tjetrin. Bukur fort.'
'Jo o Laert,  JO' po qante, Ana qante.
'Mbaroi Ana. Harro pauzat, harro tere budalliqet. Mbaroi.'

Pastaj heshtje. Heshtje sepse zemrat thyheshin ne qetesi.
U ngrit nga dysheku i bute ku i ngrire kishte qene deshmitar i vuajtjes se saj. E terhoqi Anene thyer ne krahet e tij ku vetem e shtrengoi gjate. Bluza e tij ende e lagesht njomej me tej nga lotet e pafajshem te saj. Ai vetem e shtrengonte, asnje fjale. Fjalet ishim te teperta, e dinte. Nje 'Do behet me mire' neato caste dhimbte me shume se nje shuplake....

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now