Lumturia

1K 102 34
                                    

'A je e lumtur me projektin qe te dergova?'

Degjoi 'shefen' teksa pyeste nje klient permes telefonit. Ndau ate fjali ne dy pjese sic benin dikur ne oret e gjuhet shqipe.
Projektin qe te dergova... Projektin per te cilin ajo dhe Lida kishin punuar me ore te tera, meritat e te cilave i merrte gruaja me unazen e diamantit qe prezantohej lart e poshte si nje arkitekte. Por ne ate cast nuk i behej vone sepse kryefjala e asaj fjalie ishte: A je e lumtur?
I drejtoi te njejten pyetje vetes, a ishte e lumtur? Nje Po automatike do te ishte pergjigja e saj e programuar. Pse mos te ishte e lumtur, nje pune dhe profesion te mire, nje familje kompakte, nje te dashur te qendrueshem. Kishte cdo gje qe kerkohej ne receten e lumturise... Por diku ishte ngaterruar ne perzierjen e tyre sepse se fundmi nuk arrinte te shijonte asgje.
Kishte telefonuar Laertin teksa ecte distancen e shkurter mes punes dhe apartamentit te tyre.
'A je i lumtur?' e kishte pyetur duke nderprere ritregimin e permbledhur te dites se tij.

'C'eshte kjo pyetje?' Pse nje pyetje aq e thjeshte damkosej si e cuditshme nga te tere nese nuk shoqerohej me nje specifikim nga pas; i lumtur me punen, i lumtur me projektin, i lumtur me Anen. Lumturia ishte nje koncept shume i madh per tu perqafuar nese nje pyetje e thjeshte nuk te kanalizonte diku.

'E thjeshte. I lumtur?'

'Per cfare?'

'Ne pergjithesi, gjithcka.'

'Ka ndonje arsyje pse nuk duhet te jem?' Me thuaj arsyjet per te cilat je deshironte ti kerkonte.

'S'e di. Ti e di.' Peshperiti e nervozuar qe nje pyetje aq e thjeshte nuk po merrte pergjigjet qe meritonte, nje po ose jo.

'Kam nje pune te mire, familjen qe me mbeshtet, te kam ty qe per mua je e ardhmja. Mendoj se kam gjithcka.'

Une kam te njejtat gjera deshironte te protestonte. Po une pse nuk jam e lumtur? 
Ai dukej se gjente gjithckane aty ku per Anen nuk kishte me asgje...

'Okay. Faleminderit'

'Je kaq e terhequr dhe e larget sot.' konstatoi Laerti. 'Dhe filozofike'

'Thjesht nje pyetje idiote ishte' tha Ana.

'Po ti? Je e lumtur?' Mbylli syte, e cliruar qe ai nuk ishte aty deshmitar i atyre dilemave te saj. Do komplikontete cdo gje me prezencen e tij, do thithte si nje vakum ajrin e lirise ne te cilin ajo tani mund te merrte fryme, do burgoste mendjen e saj brenda kornizave te piktures qe te tere deshironin te shikonin: Laerti dhe Ana.

'Po.' genjeu teksa tere qelizat e skllaveruara te qenies se saj klithnin jo.

---

Mbylli kapakun e rende te romanit qe lexonte shtrire ne shtrat. Urrente te lexonte e paperqendruar dhe ate pasdite ora e varur ne mur luftonte faqet e atij libri per vemendjen e Anes. 5.30...
Nese ngrihej tani mund te behej gati per disa minuta, floket i kishte te krehura tashme dhe tualetin e aplikuar qe ne mengjes ende ne fytyre. Mund te arrinte ne 6 tek kinemaja, i duhej vetem te rrembente bllokun e skicave lapsin dhe te linte cdo gje tjeter pas. Mund te shkonte, te perhumbej ne zhgaravinat e lapsit mbi leter, ne sfumaturat e plumbit per te imituar lojen e drites mbi objekte. Mund te arratisej ne ate limbon rrugen drejt se ciles e njihte vec ajo, parajsen e Anes ku te bardhen shnderritese e kishte ngjyrosur me bojera te ndezuara vaji. Sa deshironte te rrembente nje penel dhe te ngjyroste ne te njejten menyre edhe perditshmerine gri, me nje levizje te lehte te kycit.
Mundej, mundej qe ate pasdite te derdhte nje ngjyre mbi realitetin e saj por zgjodhi grine, duke detyruar veten te qendronte shtrire duke shperfillur tik taket e ores qe i kujtonin qe koha nuk ndalte per te pritur ate, Marko nuk do priste ate...

'Kam ftesa per tek festa Topit' i shkruajti Marla rreth ores 7. E njejta feste qe Marko i kishte permendur nje dite me pare.

'Sot?' shkruajti ne pergjigjen prej te paditure.

'Po, Folie. Fillo behu gati, te pres te vendi'

Pas nje dushi tjeter te gjate, luftes se rradhes me floket per ti drejtuar, berjes se nje tualeti me te rende per mbremjen dhe perzgjedhjes se veshjes perfekte qendronte gati para pasqyres. Dukej bukur, cdo gje shkelqente ne pamjen e saj pervec syve. Syte e trishtuar qe e shikonin permes pasqyres...

*
Kishte pritur gjate per Anen ne oborrin e kinemase. Ishte justifikuar se do te pinte nje cigare. Gjate asaj gjysem ore kishte pire 5. Dhe kur cigarja e peste ishte tretur mes gishtave te tij pas thithjeve te etura e kishte flakur tutje duke shkelur nen peshen e kepuces shkendijen e fundit te zjarrte.
Nuk kishte pritur vertete qe ajo te shfaqej, por kishte shpresuar si nje budalla. E njejta shprese tek e cila dikur ishte varur si nje i marre, e njejta shprese qe e kishte leshuar per tu thyer, edhe ate pasdite kishte perqafuar te njejten shprese mashtruese.
Kishte shume Ana ishte munduar ti mbushte mendjen vetes. Fundja ce bente ate me te vecante se te tjerat pyeste kurioz ate pjesen e tij prej te ciles lindte ajo terheqja e palogjishme.
Kishte patur vajza te tjera, 2 ose 3 pas ndarjes, jo shume per nje djale qe bente punen e tij por ai ishte i tille, nuk i pelqente te perfitonte prej mendjelehtave te klubit, nuk deshironte te arratisej ne trupin e nje tjeter vajze nese te nesermen ne mengjes bashke me rrobat e flakura do ti duhej te rivishte edhe dhimbjen e zemres se thyer. Kishte kerkuar tek Monika ilacin e lendimit por ajo kishte qene shume e dobet per te mbajtur mbi super edhe peshen e merzise se tij, ndersa Sara kishte qene si pakoja boshe e genjeshtert, premtuese ne pamje por edhe pas 2 muajsh lidhjeje ajo kishte mbetur vetem nje mbeshtjelle e bukur, siperfaqesore. Diku mes lidhjeve kishte qene edhe Ersida, e vetmja qe kishte insistuar vetem ne nje mbremje me te, e vetmja te ciles i kishte plotesuar nje deshire te tille.
Klubi filloi te mbushej pas mesnate me fytyra te njohura te ekranit dhe me te panjohur, njerez te thjeshte si edhe ai vete. Nuk i plaste per te pare Era Istrefin apo Kiden, e vetmja fytyre e njohur qe kerkonte mes turmes ishte ajo e Anes.

*

Zbriti nga taksia ne hyrjen e pedonales se kryeqytetit. Nata ishte cuditerisht e qete dhe kercitja e takave te saj ne pllakat e rreshqitshme oshetinte cuditshem. Ecte ngadale, jo nga parehatia e kepuceve por nga pasiguria e saj.
Ana ne kerkim te lumturise kishte vendosur etiketonte ate mbremje sikur te ishte ndonje nga ato filmat e merzitshem me metrazhe te shkurter.
Por a mundej lumturia e saj te ndertohej mbi ate te shkermoquren e Laertit?
Shkundi koken e zhgenjyer qe budalliku i saj e kishte sjelle deri aty. U kthye pas duke i bere me dore taksistit qe ende nuk kishte marre kthesen.
Hypi serisht ne te njejten makine duke i dhene nje adrese te re shoferit qe e shikonte shtrembur si te ishte ndonje e cmendur.
Lumturia e Anes nuk gjendej ne nje klub, nuk materializohej ne formen e nje mashkulli terheqes, lumturia e saj gjendej pas deres se blinduar te cilen e hapi pa veshtiresi per tu futur ne studion e saj. Era e bojerave, pikturat ne mure, boshlleku dhe ne te njeten kohe pasuria e atij vendi e linin pa fryme. Hodhi canten e shtrenjte me dysheme, hoqi fustanin pane vrare kendjen se dikush mund ta shikonte permes dritareve pa grila.
Veshur me nje bluze te gjere te vjeter te Laertit, zbukuruar nga njollat e bojerave te vajit, me penelin ne dore teksa shtonte detajet fine te gjetheve ne pemet e nje pejsazhi pylli ate nate zgjodhi Laertin, zgjodhi pikturen, gjeti lumturine ne artin e saj.

*
Ana nuk u shfaq, ndersa Lea po. Lea, engjelli i tij i dikurshem qe preu krahet qe ai i kishte veshur imazhit te saj per te qene me ate tjetrin, ate tjetrin qe sonte e perqafonte dhe puthte sic kishte bere Marko para 1 viti.
Tjetri qe ishte me i shkurter, me topolak se Marko. Por ishte tjetri qe ne permujore dhuronte qindra trendafila, tjetri qe me buqetat ekstavagante qe ajo postonte ne instagram kishte zevendesuar lulet e thjeshta qe Marko i dhuronte dikur. Lule te cilave Lea kurre nuk i kishte shkrepur nje foto por i kishte harruar per trendafilat sic kishte harruar edhe Markon. Fustani qe mbante veshur sonte ishte i ri, dukej i shtrenjte verejti teksa e studionte ulur ne cepin e banakut dhe pinte, pinte per te harruar dhimbjen qe vajza e qeshur pak hapa larg tij i dhuroi.
Lea, Lea qe e la per trendafilat mendoi dhe rrekelleu nje tjeter shots.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now