Lea

736 89 67
                                    

'U njohem ne shkolle. Ne fakt jemi rritur bashke, e njejta lagje, njejta klase, madje per disa kohe edhe e njejta banke.' Nisi te tregonte Marko pasi te dy u rehatuan ne shtratin e bute, ulur kembekryq perballe njeri tjetrit.

'Ne te mesme apo me heret akoma?'nderpreu Ana.

'Qe ne klasen e peste.' Specifikoi ai duke rikujtuar diten e pare te tetevjecares kur syte e tij kishin ndaluar mbi Lean e turpshme, qe me dy bishtaleca si Mimoza llastica qendronte kokeulur ne banken e pare.

'Ishit miq?'

'Asnjehere.' Qeshi Marko. Ajo gjithmone kishte qene vajza qe ai pelqente dhe ajo gjithmone hundperpjeta qe nuk humbiste kohen e saj te cmuar me harrakatin e klases.

'Po si dreqin perfunduat bashke?' Kerkoi te dinte Ana kurioze.

'Prit mi goce prit se jemi akoma ne klase te peste, kur sdinim gje tjeter vec kukllave dhe polici hajdutit neve.'

'Bobo, mos me thuaj qe do jete nje nga ato tregimet alla pjeshkash qe pershkruajne edhe si leviz qimja e flokut?' Beri sikur iu hap goja e pergjumur perpara se te qeshte.

'Nese ti nderpret me pyetje tere kohes, edhe po.'

'Fundja nata e gjate eshte.'

'Jo dhe aq shume sa per te treguar edhe ti per Laertin.' I rikujtoi serisht Marko, kurioz per te ditur me shume, gjithmone me shume rreth lidhjes se tyre; me shume per te njohur me mire Anen sa te hapur aq edhe te fshehte... Anen qe ne menyren me te mistershme ishte infiltruar ne zemren e tij.

'Kthehu te klasa peste dhe mos e zgjat shume se paskemi pune cavo.' I gjuajti lehte, nje grusht si nje pupul ne krahun e tij mireformuar.

'Klasa peste kaq, ajo mesonte dhe une i kopjoja nga pas bankes, i terhiqja ndonjehere bishtalecat dhe gershetat dhe te betohem qe transformohej nga e embel ne nje bishe por kurre nuk shkembyem me shume se ndonje pershendetje apo ndonje sharje te merituar'

'Une do te te kisha groposur, thjesht qe ta dish' nderhyri serisht Ana dhe i beri me shenje qe te vazhdonte.

'Pastaj ne klase te gjashte ishim ne te njejten banke, listes se bisedace mes nesh iu shtuan ato pee mesimet. Betohem qe u permiresova me mesime vetem sepse punoja me shume qe te kisha nje pretekst per te biseduar me te. Isha nje femije budalla e di' ose nje femije i dashuruar ne ate menyren e cilter. Ato fiximet e fillim adoleshences qe te tere i kishin patur, ato ndjenjat aq platonike qe nuk mund te klasifikoheshin as si dashuri. Por e tija ishte rritur, ishte transformuar ne nje ndenje gjitheperpirese, ne ndjenjen qe do ta budallepste pas nje femre te lige qe asnjehere nuk kishte fshehur mospelqimet e saj ndaj gjendjes se Markos, pas femres qe ultimatisht do ta shkaterronte.

'O zot ju paskeni qene si film. Vazhdo me serine tjeter'

'Pastaj ic, u miqesonim gjithmone e me shume. Une e ngacmoja rreth cunave, e pyesja se ke pelqente, i thoja per djemte qe me shprehnin pelqimet kundrejt saj, te njejten djem qe me kerkonin qe tia rregulloja Lean per nje kafe tek kafeteria e shkolles. Une nuk po ia rregulloja dot vetes jo me te tjerve. Me tregonte per nje kokshtypyr te klasa tjeter qe e kishye qejf, nje peshkop qe o zot o zot. E urreja ate djale pa e njohur, e vrisja ne qindra menyra te ndryshme cdo pushim dreke.' Rikujtoi sa qesharak kishte qene.

'Kriminel. Sensori im i horrllikut paska patur te drejte kur me dukeshe i rrezikshem. Ti te vriske o cavo' pergjigja e vetme qe mori ishte nje jastek kokes dhe pastaj te dy filluan te qeshnin teksa i shpallen njeri tjetrit nje lufte te hapur me jasteke, nje beteje pa fitimtare.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now