'Si te qetesohem dreqi ta haj? Ma thuaj ti? Si te qetesohem kur me shfaqet imazhi yt i shpifur me ate tjetrin' peshtyu urrejtje ai.

'Une jam e qete apo jo?' drejtoi ate pyetje retorike, kuptimi i fshehur i se ciles nuk u kap prej Laertit qe vlonte nga nervat dhe xhelozia.

'Cdo te thuash? Mos me kerko te qetesohem, kur...' kaloi duart ne floket e tij duke prishur stilimin e tyre 'Pse dreqin kerkove te takohemi kur dukshem paske ecur perpara me jeten? Apo tu merzit edhe ai tjetri tani?'
Nje zakon i keq i Laertit kish qene gjithmone gjaknxehtesia. Mundohej ta luftonte, te burgoste ato mendimet ofenduese e thumbat helmues por dukej se gjithmone humbiste.

'Mos me flit mua ashtu.' ngriti zerin ajo me ne fund. 'Mos me flit sepse nuk ke me asnje te drejte, asnje te drejte te kerkosh llogari prej meje. I humbe ate dite kur nuk me degjove. Te kujtohet apo jo? Kur ike dhe me le si nje cop muti sepse zoteria jote nuk mund te kontrollonte nervat e tij mjaftueshem per te degjuar dhe besuar te dashuren prej disa vitesh.' i rikujtoi ajo.

'Mire bera. Ndoshta qe atehere ti ma dridhje pas shpine' shtoi ai pa u menduar dhe menjehere krahas nervave ne syte e tij u shfaq edhe pendim, pendim per ato fjale te nxituara.

'Mund te kem bere shume gjera. Mund te jem kenaqur me vemendjen qe te tjeret me falnin kur ecja rrugeve e lyer dhe e zhgryer vetem qe ti te me faljen nje komplimet, por kurre, ne asnje cast nuk te kam tradhetuar. Dhe qe ti, te qendrosh ketu perballe meje dhe kaq pafytyresisht te peshtysh keto fjale, eshte... eshte e patolerueshme Laert.'

'Dhe ja, zonjushe Ana mundohet serisht te hedhe tere fajin tek une' u hodh ai me dhembet qe i skermiste per te permbajtur ndonje te share, nga ato qe do te kish vulosur njehere e pergjithmone te ardhmen e tyre.

'Durimi ka nje limit dhe ti po kapercen tendin. Keshtu qe me ler te flas. Dua vertete te flas me ty, te flasim edhe per gjerat qe na lendojne. Pse? Nuk kam une te drejte te acarohem me ty tani? Te te ofendoj? Kam tere te drejten e botes te bej keto gjera Laje. E di pse? Sepse je ti ai qe vete pranove qe krijove nje lidhje, nje lidhje kur une as e coja nder mend dicka te tille, packa mund te ndjeja. Kur ti fleje me tjetren e jetoje embelsine e fillimit te nje romance, une luftoja me veten per ti rezistuar nje terheqjeje idiote. Sepse fundja e dija qe mund ti atribohej thjesht faktit qe ndihesha e vetmuar, e braktisur. Dhe nese do flasesh per tradheti, vazhdo flit, sepse po vete e the qe ishe ti qe pate nje apo dy puthje, ndoshta edhe me shume po sguxon te mi thuash me Marlen ne udhetimin tend te mallkuar te punes, qe mesa mbaj mend, dhe po, mbaj mend se nuk jam ndonje shushke e hutuar, ishte para atij argumentit tone te nxehte ne shkallet e pallatit. Keshtu qe nese ka nje tradhetar, je ti.' foli shpejte, duke dashur te thoshte gjithcka ne te njejten kohe.

'Do serisht qe te flasim per tradhetite?' pyeti pastaj ajo duke e sfiduar Laertit me shikimin e saj. 'Do? sepse une kam akoma. Tradheti ishte edhe ajo ikja jote pasi me ofendove duke mos denjuar te degjove, vetem te degjoje. Tradheti ndaj besimit qe une kisha ndaj teje.' mori fryme thelle, dhe piu gllenken e fundit te Coca Coles ne goten e saj. Me shume uje nga akulli i shkrire, nje shije e shpifur shperlau gojen e saj.

'Jam mashkull ok? Ne, neve na vret ideja qe dicka e jona te, te preket nga te tjere.' neperdhemi ai.

'Justifikohu me sjelljen prej shpellari. Une nuk jam prone Laert. Kam qene me ty sepse kam zgjedhur te isha me ty dhe jam tani perballe teje serisht sepse eshte deshira e zgjedhja ime dhe jo se ti me detyrove si nje skllave te ndyre. '

'Ndoshta kam gabuar.' pranoi ai me ne fund.

'Ndoshta? A smendon qe do ishte me e sinqerte ta eleminoje ate ndoshtan? Ke gabuar, por jo vetem ti. Edhe une. prandaj nuk mund te rri te te drejtoj gishtin per 'lidhjet' e tua.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now