'Na mo na se na trembe.'

Injoroi banakierin dhe serisht si i terbuar u nis drejt saj per ta rrembyer prej kraheve te djalit, per ta shpetuar nga etiketimet e pahijshme, per ta bere te tijen...

*

Jo, jo, jo, nuk do i lejonte ti vidhte zemren qe i perkiste Laertit. Marko ishte miku i saj dhe Laerti dashuria e vetme qe njihte, rolet ishin ndare, te tere duhet ti permbaheshi skenarit, rolit te tyre. Jo, nuk do i lejonte Markos te kapercente ata kufinj te mire percaktur dhe as vetes te bente dicka te tille te mundur, jo.
Dhe nese ftohtesia ishte zgjidhja, nese te qenurit nje shtrige e ftohte do ta shtynte ate larg vetes atehere ashtu do te ishte, nisur nga sonte.
Jepi Ana. Behu e ftohte, fundja sduhet te jete e veshtire. Si kondicioner, ftoht dhe ngrohte.
Por gabohej, ishte shume e veshtire kur Marko ishte pritesi i atij akulli, shume e veshtire te shikoje syte e tij pergjerues per pergjigje, te shikoje ate qe shprsonte, qe nuk dorezohej por vazhdonte te priste per nje pergjigje te saj, per Anen qe te ishte serisht Ana qe ai njihte, Ana qe u vra nga dyshimet e mbjella nga nje puthje e thjeshte.
Kerkonte me ngulm per nje rrugedalje, per ndonje fytyre te njohur dhe kur njohu Kevinin dhe ate shokun e tij te ngushte, Tobin a sidoqe quhej rendi drejt tyre.

'Ckemi 2 muskutiere?' I pershendeti duke iu hedhur ne qafe.

'Kaq shume ke pire sa harrove qe jane 3?'

'Zot erdhi dita kur ti te jep leksione letrare. E di Kevin e di. Dhe skam pire mjaftueshem.' shtoi Ana

'Uuu ceshtje serioze e?' pyeti Kevini.

'Aq shume sa po debatoj fort me veten per mos te te dhene adresen e Arias dhe te te fus ne nje avion me dhune per te qene me ate kokderren time.'

'Ma jep pra cpret' kerceu Kevini.

'Jo pa degjuar njehere hallet e kesaj ketu, mua me nje fjale.' beri nje fytyre te pervuajtur he vazhdoi 'Pa pune, pa te dashur, me shtate mije dilema.'

'Kaq moj? S'duket aq keq. I permblodhe te tera ne 2 sekonda' vuri ne loje Kevini. Ndonjehere betohej se nuk e kuptonte c'kishte pare Aria e kompletuar tek ky djale.

'Jam koncize une.' ktheu syte instiktivisht drejt Markos. Ai po e shihte...

'Po ky cuni qe rrin kthen koken ore e minute?' Pyet Kevini te cilit nuk i shpetoi ai casti i saj i dobesise.

'Prej atij duhet te me shpetoni. Eshte nje shok, ose ishte se tani jam bere dhalle, boze, tarator, ca nuk jam bere'

'Te ka rene byca ne uje shoqe'

'Qe kur je bere psikolog ti more aman?' tha Ana e qeshur.

'Kam shume talente une. Ste ka thene gje Aria ty?'

'Jo dhe as qe dua te me thote. Tani behu burre dhe me ble nje pije, te forte' u kthye nga Tobi i cili qendronte i heshtur. 'Po ti amigo, ndonje cik fat sot?'

'C'fat zeza ai, ai pret ate gershetgjaten ose hirushen ti trokase ne dere se as princ nuk behet vete' nderhyri Kevini perpara se te perqendrohej ne kerkimin e kamarierit.

'Mos ia vi re' belbezoi Tobi dhe Ana vetem buzeqeshi. Bieeduan me njeri tjetrin rreth punes se tij dhe ish punes se saj, u mundua ta bente te clirohej pakez por ishte ajo vete qe filloi te ndihej me e cliret rreth tyre. Qeshnin, flisnin, pinin... Cdo gje po shkonte 'vaj' deri kur ndjeu prezencen e Markos qe afrohej drejt saj kercenueshem. U kthye kur ai qendronte vetem pak hapa me tutje dhe i buzeqeshi duke harruar ate vendimin idiot per te qene e ftohte; ftohtesi qe ishte shkrire nga alkoli i tepert i asaj mbremjeje.

'Hajde Marko djali' zgjati doren e saj drejt tij duke u ndjere edhe vete si nje bipolare.

'Ky eshte Kevini po e di qe njeh, Tobi qe kerkon nuse. Si puna Taulantit tek filmi, por ai kerkonte moter. E kape? T per T dhe te dy kerkojne.' Qeshi, vetem ajo me ate shakane e saj te deshtuar prej te dehure dhe kur e kuptoi qe sapo kish lene nam vazhdoi 'Dhe une ia futa perrces, dhe sme plas fare' nje seri e dyte te qeshurash shpertheu, po prej Anes.

'Mund te flasim pak?' ndjeu frymemarrjen e ngrohte, jo, te nxehte te Markos qe digjte lekuren e saj teksa ai iu afrua per ti peshperitir ato fjale fare prane veshit te saj.

'Hmmm' pohimini Anes erdhi ne formen e nje pasthirme kenaqesie, kenaqesi qe ai qendronte aq prane saj, qe ai ekzistonte.

'Vetem?' shtoi Marko i ciki vazhdonte te shtrengonte doren qe ajo i kishte zgjatur pak me pare por kete here ishte ai qe e terhiqte Anen dhe jo e kunderta.

'Naten cuna, dhe Tobi, ma ki kujdes ate brunen. Goc per shpi, me kimet, ngjan' bertiti pak me shume sec duhej duke bere qe edhe dy, tre te panjohur te ktheheshin drejt tyre por serisht nuk i behej vone. Ne fakt ne ate cast e vetmja ndjesi ishte ajo e duarve te tyre te shtrenguara, cdo gje tjeter dukej e larget, e paprekshme...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon