'Dhe pastaj?' Pyeti Marko.

'Pastaj asgje, pastaj une dhe ai te pandare gjithandej. Jeni bere si grua dhe burre me thoshte Aria dhe me thoshte edhe qe burri isha une sepse isha gjithmone une ajo qe merrja iniciativen per cdo gje. Ndonje aventure nga ato te miat, per te dale, per udhetimet me shoqerine. Isha une ajo qe mundohej te rregullonte edhe ato keqkuptimt be vogla qe krijoheshin po pres meje. Une isha gjithmone shume e hedhur dhe ai shume i qete dhe i terhequr. Te dy balanconim njeri tjetrin dhe e dinim kete.'

'Te mjaftonte ai? Nese ke qene sa gjysma e vajzes qe njoh une do te kishanprere koken qe kishe nevoj per dik qe te te sfidonte ne cdo hap?'

'Po, ishte cdo gje per te cilen kisha nevoje. Deri kur filloi punen dua te them. Me mjaftonte shikimi i tij, me shikonte sikur te isha gjeja me e cmuar ne bote. cdo gje qe deshiroja ishte te qenurit e adhuruar dhe ai nuk me linte vend per dyshime ne asnje moment. Ai me donte'

'Po ti? Dashuroje ate apo dashurine qe ai te dhuronte?'

'Normalisht qe ate' u pergjigj pa u menduar, jo aq e sigurte ne vertetesine e asaj pergjigjeje.

'Po se fundmi? Cfare ndryshoi atehere?'

'Puna e tij ishte ajo kurva qe u fut mes nesh. Me mire te kishte qene ndonje tjeter, te pakten do asaj tjetres do ja kepusja floket tja jepja ne dore. Por punes nuk kisha cti beja. Mundej gjithmone ti vija flaken godines se firmes ku punonin por sdo zgjidhja gje.'

'Po ai ishte i njejti apo jo? Prape Laerti.' tha Marko.

'Ishte Laerti i ftohur. Nuk gjente me kohe per mua, nuk..' Ngurroi duke kujtuar ato kohet e tyre te fundit krah njeri tjetrit. 'Ne fund ai ishte egoisti, ne benim dashuri dhe cdo gje perfundonte me prishjen e tij. Nuk me adhuronte me, nuk me pyeste me per diten time. Vetem muajt e fundit nisa te dyshoja qe ndoshta ai nuk me donte.'

'Po ti cbere?'

'Une u mundova. Shume. Une prita, durova.'

'Ana, e ke menduar ndonjehere qe ishe ti ajo qe ndryshoi dhe jo Laerti?' Tha pasi u mendua nje hov.

'Une?' Perseriti Ana.

'Po, ti. Ti ke qene gjithmone ajo qe e shtyje Laertin te te jepte ate cka deshiroje, ti qe e shtrydhje. Ndoshta ishe ti ajo qe u lodh, ndoshta nuk ishte ai qe ndryshoi per punen por ti qe u lodhe se shtyri Laertin qe te ishte ai cka ti deshiroje qe ai te ishte. Une tani nuk e ve ne dyshim ai te dashuronte, por ndoshta ti e ke dashur per arsyjet e gabuara' shpjegoi ai qetesisht.

'Une e dua, e dua akoma per djalin qe eshte' kembenguli.

'The qe eshte i qete, i turpshem, i duruar, i urte. Dhe the qe ishin pikerisht keto ne nje fare menyre qe te larguan prej tij. Ai nuk di te te dashuroje ty nese ti nuk e shtyn Ane, ai nuk di te sillet me ty nese ti nuk e sfidon ate'

'Por une dua qe te me sfidoje edhe ai; dua qe te luftoje edhe ai' tha nenze Ana teksa luante me jastekun e bute duke e shtrenguar prane vetes.

'Ai nuk di te jete djali qe ti deshiron pa ty qe mundohesh ta transformosh. Ti dashuron djalin qe ti ngjall tek Laerti, jo Laertin.'

'Me akuzon djali qe ka dashuruar nje mirazh qe ne tetevjecare. Qe i ka lejuar versionit qe ti dashuroje te Leas te te thyente zemren. Ajo s'eshte asgje sic e sheh ti. Ti ke dashuruar nje enjeshter ndersa Laerti eshte i mire.' Shpertheu Ana, e acaruar nga vertetesia e fjaleve te tij.

'Nuk te akuzova. Dua thjeshte te kuptosh ate qe shoh une.'

'Nese do qe une te shoh realitetin bej te njejten gje edhe ti atehere. Nje buçe si Lea nuk meriton merzine dhe kete zine tende karshi femrave.'

'Te dy kemi dashuruar dy versione joreale te personave qe kemi patur ne krah. Ndoshta te dy nuk kemi dashuruae aspak' tha Marko dhe papritur u afrua prane Anes per ta terhequr prane vetes. Vetem ne ate cast u zgjua nga stupori i kujtimeve te Laertit, u zgjua ne krahet e nje mashkulli te zhveshur mbi nje shtrat dopio me carcafin qe rremujshem mbulonte kembet e saj dhe bashke me te u zgjua edhe zemra e Anes qe nisi te rrihte sikur jeta e saj te varej prej atyre rrahjeve te shpejtuara.

'Si mund ta thuash ate?' kerkoi te dinte, te hidhte poshte ate pohimin e tij te fundit.

'Sepse ti ke te drejte. Kam dashuruar nje fantazem.' Ndjeu doren e ashper te Markos ne fytyren e saj, ate dore qe ndonese e ashper ledhatonte butesisht faqen e saj te djathte.
Zot, pse ishte aq shperqendrues? Pse prekja e tij, prezenca dhe qenia e tij aq konfonduese? Pse ato fjale kishin zgjuar nje dyshim te panjohur me pare per Anen? Ate dyshim qe i dhuronte nje pikepyetje te madhe historise se saj me Lajen.

'Por ti ke vuajtur kaq shume...' Peshperiti Ana teksa ne menyre te pavullnetshme mbeshteste fytyren e saj ne doren e tij.

'Dhe kam vendosur qe jo me.' Peshperiti Marko teksa afrohej edhe me prane saj, aq prane sa cdo frymemarrje perkedhelte buzet e Anes, prekte qafen e saj te zhveshur.

'Por...' Por asgje sepse cdo qelize e saj u paralizua kur ai u afrua edhe me prane saj, Marko terheqes me trupin e bukur por mendjen edhe me te mrekullueshme, me shpirtin e bute dhe zemren e bardhe...

'Cfare po ben?' Protestoi Ana me nje peshperime pasi ndjeu buzet e tij cuditerisht te buta ne faqen e saj, nje prekje aq e lehte aq prane buzeve te saj te etura per vemendje...

'Nuk e di. Nuk e di. Nuk po mendoj, te lutem bej te njejten gje' u pergjerua me zerin e ngjirur perpara se butesisht te takonte buzet e tij me te Anes, perpara se me te infektonte edhe Anen me pamendueshmerine e tij, me spontanitetin e atij casti te ndare mes tyre, me butesine e asaj puthjeje sa te vjedhur aq edhe te dhuruar....

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now