'Ku do ikim?' Kerkoi te dinte ai. Hmm, u mendua, kishte menduar per nje udhetim clirues, jashte Tiranes se pluhurosur.

'Ne Dajt' shpalli Ana.

'Je cmendur gje ti?' Degjoi Markon qe bertiste duke mbytur me zerin e tin dhe zhurmen hungeritese te motorrit.

'Tani e more vesh ti o i vonuar. Po, ne Dajt. Mos me thuaj qe ke frike. Duhet te jete gallate te besh ate rrugen e malit me motorr. Bast qe athe duhet te kene filluar te bijne edhe gjethet. Pastaj te kane nevoj mushkerite per cik ajer te paster. Kushedi te kthjellon dhe trurin ty çavo'

Nuk kundershtoi me gjate, po pas nje kthese te forte u drejtua drejt periferise se Tiranes, jashte vijes se verdhe te qytetit qe dukej se vetem zgjerohej, pushtonte te tere hapesirat e gjelberta rreth tij per ti betonizuar. Dikur Linza i ishte dukur aq e larget, ndersa tani ishte transformuar ne nje tjeter lagje te qytetit.
Cdo gje ndryshon, jemi ne qe refuzojme te shikojme mendonte teksa shtrengonte trupin e Markos per te luftuar inertesine ne cdo kthese.
Ndoshta edhe Laerti kishte ndryshuar dhe nuk ishte me i njejti djale qe ajo dashuronte cmendurisht. Laerti i saj degjonte, ishte i arsyeshem dhe i zgjuar; ai qe e kishte lene ate nate kishte qene nje i huaj i vendosur per te besuar fantazmat e frikerave te mendjes se tij. Ai nuk ishte Laja i saj. Laja nuk do ti kishte thyer zemren, Laerti i ftohte e beri.
Dhe nuk u mjaftua me nje zemer te thyer por injektoi tek ajo ate ftohtesine. As ngrohtesia e shoqerise se Markos, as mbeshtjella e kraheve te tij nuk mund te shkrinin zemren e saj tashme te ngrire. Yup, ai ishte Elsa tek Frozen dhe ajo Ana me zemren e ngrire qe mund te shkrihej vetem pas nje akti dashurie te vertete. Qeshi me veten dhe ate aftesine e saj per te paralelizuar realitetin me nje perralle. Kufinjte ishin te padukshem, imagjinare. Sot ajo ndihej vertete si Ana dhe Marko do te ishte Olafi i saj.

Me koken mbeshtur ne shpinen e tij shikonte pemet e dendura te pyllit te Dajtit, ate mbulese e gjetheve, rrugen gjarperuese mes gjelberimit.
Diku me tej, mes hapesirace te lena nga bredhat shikonte Tiranen e rremujshme qe pak nga pak do te ndriconte naten qe po binte me dritat e saj. Shikonte diellin qe si nje topth i zjarrte ishte gati qe me magjine qe vetem ai dinte te dhuronte te sinnalizonte fundin e nje tjeter dite. Nje tjeter dite boshe, te humbur. Nje dite me shume pa Laertin, nje dite me pak per veten...

*

'Zbrit laluce, arrite' fiku motorrin. Ana zbriti dhe toka vazhdonte te dukej sikur levizte nen kembet e saj. Kishin ndaluae ne ate lugjnen e madhe nga ku qyteti shtrihej i pambarimte nen kembet e tyre.

'Vend te bukur na paske gjetur' tha ajo, e mahnitur me dritat e Tiranes qe reflektonin si yjet e qiellit. Yjet, ngriti koken per te pare te vetmin yll qe ndriconte fort, Aferditen. I pari qe shfaqen ne qiellin e fillim mbremjes. U ul ne toke, pa e vrare mendjen qe dheu i njomur nga vesa mund te njolloste xhinset e saj, dhe goditi token prane vetes per te ftuar Markon te bente te njejten gje. Ai nuk ngurroi. Ishin kaq njesoj, dy shpirtra qe humbisnin nje tjeter dite, nje dite ku serisht kishin qene te dobet per te perzene kujtimet shtypese te L-eve te mallkuara.
Ai ishte si ajo, ai nuk stepej, ai deshironte te jetonte, deshironte te luftonte, por si ajo nuk kishte gjetur ende rrugen e arratisjes nga labirinti i merzitjeve qe si ferra kacavirreshin ne kembet e tyre per mos ti lene te ecnin.
Ata ishin njesoj, dhe ata mbremje te dy, ne heshtje ndoqen shfaqen me madheshtore te natyres, zhdukjen e diellit qe dukej sikur shpertjente per te ngjyrosur qiellin me tonet e mrekullueshme te te kuqeve te zjarrta; vellon e nates qe mbeshtillte kupolen e qiellit, yjet qe ndizeshin ne ate pelhyre te zeze si fenere te vegjel; madheshtoren hene qe qendiste driten ne naten e erret.
E njejta hene, e njejta zonje e rende me fytyren e trishtuar ate mbremje dukej se qeshte, e njejta qe kishte bekuar dashurine e saj me Laertin sot buzeqeshte teksa shikonte bijen e saj ne krahet e nje tjeter mashkulli.
Eshte koha te ecesh perpara bije, dukej sikur e keshillonte me ate urtesine e nje plake qe ka pare cdo gje.
Ndoshta duhet te ndiqte keshillat e henes, te mistikes hene, ndoshta duhet te perqafonte Markon jo si nje mik, por si dicka me shume dhe sebashku te hidhnin nje hap te pare, te ndryshuar. Ndoshta, por nuk ndihej ende gati. Mistikes hene do ti duhej te priste.

'Do kthehemi?' Theu qetesine Marko duke nderprere kengen e zogjve te nates.

'Uff duhet te prishje momentin patjeter' turfulloi Ana e qeshur, e ngopur nga dritat e Tiranes, jo aq shume nga magjia e qiellit. '

'U be vone laluce' i kujtoi ai.

'Une them fleme ketu sonte, tek ai hoteli me ato kasollet e vogla te drunjta.' Shpalli Ana, ende jo gati per te lene pas qetesine e malit per zhurmen sfilitese te qytetit.
Ai serisht pranoi. Ecen drejt kasolleve qe kishin kaluar pak me pare. Ajo kendonte nen ze, ndersa ai numeronte hapat i heshtur teksa terhiqte motorrin e rende.
Hyne ne ate qe duhet te ishte lobi i atin pseudo hoteli per tu pritur nga shikimi i pergjumur i nje vajze te mbushur qe pertypte patakt nje cemcakez.
'Mirembrema, si mund tju ndihmoj?' Pyeti mekanikisht ajo.
'Me nje dhome per te fjetur duhh' tha Ana dhe u mbeshtet ne banakun e drunjte. 'Me krevate teke mundesisht.' shtoi ajo.
'Hoteli jone ofron vetem dhoma ciftesh, me vjen keq' u shfajesua recepsionistja.
'Keq t'ju vije ne fakt.' Vazhdoi Ana 'Cift ju vijne edhe gjuetaret e arinjve ju? Apo ciftohen me arushat?' Recepsionistja shtangu ndersa Marko qeshi nen ze me Anen e tij te cmendur. Iu afrua per ti vene doren ne sup, dhe duke mos i lene rradhe te vazhdonte me arinjte e arushat tha.
'Do marrim 2 dhoma, faleminderit'
Ndonese sdo te kishte kundershtuar te ndante shtratin me Anen, reagimi i kesaj te fundit tregonte qe ajo nuk deshironte me njejten gje.
Mori nga recepsionistja dy celesat dhe terhoqi Anen, duke kapur doren e saj, ne drejtimin qe vajza e cemcakezit tregoi.
'Kjo mbajtesja e celesace qenka si patllake. Te linka budalla' konstatoi ajo teksa rrotullonte ne doren e saj te lire celesin me ate mbajtesen e madhe te derrunjte.
'Per vetmbrojtje kunder arushes' tha ai dhe ajo qeshi.
'Ku ka ari qe i afrohet ketij venti. Ofrojme vetem paketa ciftesg me vjen keq.' Imitoi zerin acarues te recepsionistes teksa hiqej sikur pertypej fort.
'Se di ajo qe se ndalon njeri Anen kur do dicka.' Shtoi Marko dhe ajo vetem buzeqeshi, duke ndaluar perpara deres ne dhomes se saj, 23.
'Naten e mire çavo' dhe perpara se te zhdukej pas deres se drunjte shtoi 'Shume faleminderit qe duron budalleqet e mia'

Naten e mire Ana, do te te ndiqja deri ne cmenduri per te te shtrenguar doren dhe per te te kujtuar qe nuk je vetem. Nje nate ne mal eshte me e pakta... Deshironte ti thosht por ate mbremje u mjaftua me nje buzeqeshje...

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now