Kenaqesia qe i falnin penelat, ngjyrat, madje edhe kenaqesia fizike ishin kalimtare , treteshin...
Ishte lumturia e shpirtit, ajo ndjenje e plotesise ajo qe mbeste, ishte pikerisht ajo cka i mungonte Anes, burimi i boshellikut perpires qe ndjente.

La pikturen te thahej ne mes te dhomes dhe doli nga studio e vogel duke mbyllur deren e blinduar pas vetes.
Braktisi fustanin e bukur ne dyshemene e piset te atij apartamenti ku pervec piktuarave nuk kishte asgje tjeter, asnje frigorifer, asnje dyshek te hedhur ne toke ku mund te kalonte naten.
Me bluzen e gjere e te ngjyrosur vende vende me hihet e ngjyrave qe kishte perdorur, disa te thara prej kohesh e te tjera te njoma, me pantallonat e shkurtra te gjera, floket e lemshezuar ne maje te kokes u be pjese e nates se Tiranes teksa ecte mendueshem drejt apartamentit ne zonen e Bllokut.
Qyteti i braktisur paralelizonte ndjenjen e boshesise qe ndjente edhe vete Ana.

Ora 5 e mengjesit, te tere duhet te ishin duke fjetur dhe enderruar, te moshuarit duke u zgjuar ne nje dite te re, ndersa ajo, endej kot me kot neper qytet shume e lodhur per te fjetur. Paradoksale, por ndonjehere sfilitja e emocioneve te munguara e benin gjumin te pamundur per te.
Kaloi bulevardin e gjere e bosh per te ecur krah parkut te braktisur Rinia, te njejten rruge ku gjate dites makinat sfilonin duke ndjekur njera tjetren, duke kercenuar njera tjetren me borite e zhurmshme.
Pas disa hapash shqoi silueten e dikujt qe ulur ne njerin nga stolat e vjeter me koken e perkulur peprara dhe nje shishe birre boshe ne doren e majte, flinte.
Nuk ishte e vetmja qe zgjidhte rruget kundrejt shtepise ate nate mendoi teksa hapat e saj e afronin me shume drejt te panjohurit. Veshur me te zeza ishte bere nje me erresiren e asaj nate vere.
I njihte ato hije te fytyres se atij te panjohuri qe nuk ishte aq i panjohur ne fund te fundit.
E njejta nofull e forte dhe mashkullore, e njejta hunde e drejte, te njejten floke te rremujshem ne ate menyren aq terheqese.
Ishte Marko. U afrua prane tij dhe u ul butesisht ne cepin tjeter te stolit.
Pse e bere Ana? kritikoi veten. Pse?
Sepse jemi te dy shpirtra te humbur ne kete nate i mbushi mendjen vetes. Sepse krejt rastesisht, edhe pasi kishte zgjedhur te qendronte larg tij Zoti kishte kryqezuar serisht rruget e tyre.
Terhoqi shishen e birres nga dora e Markos duke mos dashur ta zgjonte. E vendosi ne toke dhe qendroi, qendroi ulur ne ate stol. Nese dikush do ti shkrepte nje foto ne ate cast ajo do te titullohej: Vajza e zgjuar dhe djali gjumash ose Te humburit.
Te arratisurit? Ajo po, ajo i arratisej realitetit monoton per te perqafuar nje tjeter monotonitet, ate te nates dhe lirise. Po ai? Nuk e njihte, prandaj vendosi te cohej, ta linte ne vetmine e tij qe ai vete e kishte zgjedhur. Kur te zgjohej te nesermen Marko sdo ta dinte qe edhe ate dite krejt rastesisht ishin takuar. Por ndonese ishte e vendosur per tu larguar, shkundi butesisht supin e tij.
Ai hapi me pertese qepallat e renda te syve dhe i mbylli serisht pas shfryu.

'Marko.' i peshperiti teksa ulej edhe njehere ne stolin e parehatshem.

'Dil nga enderra ime Ana' zeri i pergjumur dhe pak i ngjirur theu qetesine e mbremjes. Dhe me pas nje makine qe ecte, jo fluturonte ne asfaltin e nxjehte nga temperaturat e larta te dites.

'Zgjohu, duhet te shkosh ne shtepi'

'Shtt boll, po enderrja Lean.' shtrengonte fort qepallat e syve sikur te mundohej te burgoste brenda tyre dicka, dike. Lean.

'Eshte pothuajse mengjes dhe po flen ne nje stol. Duhet te shkosh ne shtepi.' tha teksa prekte butesisht supin e tij per ti kujtuar qe nuk ishte me nje enderr, qe tani ishte zgjuar dhe ajo vertete qendronte aty. Marko hapi syte serisht, kete here per mos ti rimbyllur me. Kete here e gjelberta e thelle nuk ishte kercenuese, pasionante por e zbehte, e hirte si merzia qe reflektonte. Ndjeu nxehtesi ne fytyren e saj, aty ku syte e Markos studionin ate, me pas e ndjeu te njejtin shikim ne bluzen e gjere qe fshihte trupin e Anes. Mbylli syte, sepse nuk mundej per asnje cast me shume te luftonte me shikimin e Markos perpara se cilit ndihej e dobet. Mbylli syte dhe prekja e tij e bute ne fytyren e saj, e papritur, e beri qe te mbante frymen. Ndjeu gishtin e tij te madh qe vizatonte rrathe ne faqen e saj dhe me pas teksa ndiqte trajektoren e njerit prej muskujve te qafes se brishte te Anes.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now