*
'Je gjithmone ketu?' ngriti syte, aspak i surprizuar nga ajo vizite e kendshme e femres terheqese qe me veshjen serioze dhe tualetin e rende ngjante aq e larget, aq e paprekshme ndonese ta prekte ishte e vetmja gje per te cilen mendonte.

'Po. Prej kohesh, ndersa ti ke filluar ta pelqesh se fundmi kete vend' dje kishte qene nje rastesi, ndersa sot, sot ishte i sigurte qe kishte ardhur aty per te.

'S'eshte keq' shperfilli nenkuptimin e fjalise se tij te meparshme me nje buzeqeshje. Shtrengoi canten e vogel prej zyrtareje dhe beri te ngrihej, ndoshta duke kritikuar veten per impulsivitetin e saj dhe sjelljen femijenore. Ndoshta. E kush ishte ai per ta gjykuar fundja, ai qe nuk dinte asgje per te pertej syve te etur dhe kerkues te Anes. Ishte e madhe apo e vogel? Pamja prej te rriture kontrastonte ate urine adoleshentore per vemendje. Lojerat qe Ana luante te shtunen nuk ishin per dike qe vishej si ajo sot. Aty ku deri pak caste me pare kishte patur vetem deshire per nje flirt te shkurter, nga ato qe benin monotonine pak me te pranueshme, nga ato qe si nje korrektor fshinin zhgaravinat e lena pas nga lidhje te meparshme - tani kishte kuriozitet, shume pyetje rreth Anes.

'S'ka laps dhe leter sot?' Kishte njohur portretin e tij kur paparalajmeruar i ishte afruar nje dite me pare; i vendosur per ta suprizuar kishte qene ai vete qe kishte pesuar nje habitje teksa ndiqte lojen e lapsit mbi leter teksa ajo rikrijonte tiparet e tij.

'Sic e shef jo' Ana u relaksua pakez, duke cliruar ate shtrengimin e hekurt mbi canten e vogel.

'E perfundove portretin tim?'

'Jo. Me mungonte modeli.' Ndihej ne elementin e saj kur flitej per pikturen zbuloi teksa studionte syte e saj qe u ndezen si 2 fenere te shkelqyeshem.

'Modeli do te jete ketu edhe neser. Ne 6.' I shkeli syrin flirtueshem dhe buzeqeshi lehte.

'Eshte ftese gje kjo?'

'Ftese do te ishte nese te thoja qe ne 11 organizohet nje eveniment i Top-it.' - dhe shtoi - 'Mund te kalosh, do jete bukur.'

'Marko do nje portret prej meje?' Pyeti djallezisht teksa me berrylat mbeshtetur ne tavoline afrohej me prane tij. Donte shume gjera prej saj, dhe portreti ishte i fundit ne ate liste te gjate ku mbi te tera deshironte te njihte vajzen capkene me pamjen tunduese qe aq shume i kujtonte femren qe u arratis prej tij duke harruar ti kthente pas thesarin me te madh, zemren e tij.
E studioi i perqendruar, ajo mund te ishte piktorja por nuk ishte e vetmja qe dinte te shikonte detajet per ti pikturuar ne memorie.
Te njejtat floke ngjyre mjalti ndonese te Leas kishin qene pak me te gjate; te njejtat sy te erret ndonese ku Lea kishte qene e embel Ana ishte e eger. Te njeta dhe aq te ndryshme mendonte konfuz. Konfuz me veten. Si mundej nje femer tunduese si Ana, krijuar per te thyer zemra, ti kujtonte te emblen e te brishten Lea?
Konfuz sepse kishte qene embelsis e Leas ajo qe kishte shkermoqur zemren e tij. Konfuz qe me ate cast mendonte qe mund te ishte egersia dhe pasioni i Anes cka mund ta sheronte, ta udhehiqte ne kerkimin e zemres se humbur qe Lea i kshte rrembyer.

'Kam kohe qe dua nje portret per dhomen time. Dua te te testoj talentin' dhe vetepermbajtjen, dhe forcen perpara se te dorezohesh deshironte te shtonte.

'Oborri i nje lokali nuk eshte vendi me i mire per te lene talentin te udheheqe' tha me zerin e ulet, pothuajse nje peshperime.
Ishte gati ti propozonte per ndonje vend me 'frymezues' kur telefoni i saj theu ate castin tensionues dhe elektrizues me tyre me zilen e tij prej prepotenti.

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora