'Lere tundjen shkundjen ti, po hap syte se i ngele ne dere Zanes.' ia ktheu Ana. 'Do vi, po vetem sepse pa mua aty ju te dyva rrini shifni telefonet dhe harroni tme studioni cunat'

Mbylli telefonin me e cliruar, sepse me ne fund kishte dicka per te cilen mund te entuziasmohej ate te shtune.

*

'Moj ti, ti je e lidhura mes nesh, cna je veshur per te thyer zemra sot' i tha Tea kur Ana iu bashkua asaj dhe Marles ne nje prej lokaleve te Tiranes. Kishte veshur fustanin e zi te nje nate me pare, fustanin qe i perqafonte format e saj te bukura ne menyre perfekte, qe i nxirrte ne pah te pasmet per te cilat kishte punuar fort ne palester, dhe ndonese jo nje dekolte e ekzagjeruar, ishte pakez i hapur sa per te zgjuar fantazine e meshkujte. I njejti fustan qe ishte betuar qe do ta flakte tutje, jepte per bamiresi nje nate me pare, i njejti fustan qe Laerti kishte injoruar. Ate nate kishte dale e vendosur per te pare sa meshkuj te tjere do te terhiqte ai fustan, sa sy grabitqare qe nuk ishin te Laertit do te fiksoheshin mbi te? Sa te tjere do te deshironin te ishin ato meshkujt qe do ta benin te tyren, sa te tjere do te adhuronin ne distance ate qe Laerti e shperfillte vazhdimisht, cdo nate...

Pas nje ose dy gotash ne lokalin e chic transferuan festen e tyre te te pirit dhe gjuajtjes ne Folie, clubin me te madh te kryeqytetit. Ana i priu, me vetebesim mes njerezve te shumte drejt hyrjes ku bodyguardi, nje mik i vjeter i saj i peshendeti sapo i pa. I buzeqeshi flirtueshem, sic bente gjithmone dhe duke rregulluar nje here te fundit floket e drejte u fut ne brendesi te clubit, ku muzika e larte buciste. Me ne fund mendoi, teksa siguroi canten nen tavolinen e vogel. Me ne fund ndihej e lire per te shijuar atmosferen e nje party, ate atmosfere qe aq shume e dashuronte, qe aq shume i kishte munguar. Festa e fundit kishte qene nje ditelindje e nje shoku te Lajes, ku te tere qendronin ulur dhe shikonin telefonat e tyre ose njeri tjetrin. Kishte bere te cohej nje apo dy here per te kercyer, ne djall vafshin plakaruqat kishte menduar por kishte qene Laerti qe e kishte ndaluar duke i hedhur krahun rreth supeve, nje prekje e rende.
Ate nate ndihej e lire, teksa kercente me shoqet e saj, qeshte me to. Mbushte vazhdimisht gotat e tyre nga shishja e Greygoose qe qendronte ne ate koven me akull mbo tavolinen e vogel, trokisnin gotat me njera tjetren dhe qeshnin pasi sajonin dolli nga me te ndryshmet.
'Gezuar per Marlen qe te humbe virgjerine' shpalli Tea.
'Gezuar per mua dhe ate brunin qe ma ben me sy' serisht Tea.
' Gezuar per Lajen qe te te vere diamantin ne gisht ty' tha Marla teksa ngriti goten ne ajer duke pritur ato te shoqeve por e Teas ishte e vetmja qe takoi ate. Ana rrekelleu me fund lengun djeges perpara se te propozonte 'Marrim shotsa'

Nje tekila, dy tekila, shuume tekila dhe shume kercime nen ritmin e muzikes, shume sy plot deshire qe ndiqnin trupin e saj. I ndjente mbi te, ndjente ato shikime qe dukej se e ushqenin me nje deshire per te kercyer me shume, per te pire me shume.

'Goca, goca, gocaa jam une shume e dehur apo eshte ai kingu atje shume i mire?' pyeti Tea duke iu afruar ne fillim Marles pastaj Anes. Tregoi me gisht nje djale veshur me te zeza, pantallona pak te grisura dhe nje bluze te thjeshte, pa shkrime, asgje. Kishte kthyer koken teksa bisedonte me nje bishkperdredhur, nga ato te cilave iu kishte ngelur ora tek bustet me xixa dhe fustanet alla viti 2000 , si top diskoje. Dallonte floket e tij te shpupuritur, bionde te piset ose geshtenje, erresira e klubit dhe dritat e benin te pamundur te dallonte qarte. Priti pa i ndare syte qe te kthente koken, dhe kur me ne fund e beri shikimi i tij u ndesh me ate te Anes.
I bukur, me ate pamjen prej djali te keq dhe me ate hijen e rrezikut. Padyshim material flirtimi dhe nje ose dy gjerave me shume nese nuk do te kishte qene e lidhur.

'I mire qenka dreqi.' aprovoi Marla dhe Tea vetem qeshi si nje gomare.

'Shko fliti. Ce shef si te jesh gjimnaziste?' dhe si per ti dhene kurajo Ana i zgjati shotsin e fundit qe priste per tu pire mbi tavoline.

'Po flet me tjetren.'

'Dhe po shef kendej. Ahh zot kush jane single ketu' tha duke deshiruar me shume se kurre qe ne ate cast te ishte nje prej tyre, nje vajze e lire, pa asnje detyrim dhe angazhim. Te urrej Laert mendonte me mendjen e saj te dehur.

'E di ckeni, po shkoj tja u marr une.' shpalli Ana pas refuzimeve te Teas dhe pas disa shikimesh te shkembyera me te panjohurin, shikime qe e ftuan te ecte e sigurte, nga ajo siguria prej te dehuri drejt djalit qe ndiqte afrimin e saj me shikimin provokues qe e karakterizonte teksa shtrengonte goten e nje pijeje te erret ne doren e tij.

Ndaloi perpara djalit qe ishte i gjate, shume i gjate madje edhe per ate vete qe nuk qahej nga reparti i shtatlartesise dhe pa pritur qe ai te fliste iu afrua, duke u pushtuar prej aromes se parfumit te tij aq mashkullor.

'E shef vajzen atje?' tregoi drejt tavolines se tyre ku Tea qendronte e ngrire, priste. 'Eshte single dhe ka tere mbremjen qe sti ndan syte. Ia ke borxh nje kercim ose dy.'

'Une po te shifja ty' iu afrua prane, i justifikuar nga muzika e larte per ti peshperitur me zerin e trashe dhe pak te ngjirur.

'Une jam jashte marketit Casanova. Por meqe po me shikoje mos e refuzo ftesen' i shkeli syrin teksa provokueshem, aspak fajtore, i preku krahun e tonifikuar me gishtin e saj perpara se tu kthente per te ecur mes trupave te njerezve drejt tavolines se tyre, e sigurte qe ai po e ndiqte nga pas....

Dritehijet e Portretit Tend  (Shqip)Where stories live. Discover now