Ky djaloshi!

175 18 10
                                    

"Po,ku po shkojme?"-pyeti Krista,nderkohe qe kishte kapur doren e saj me te Arkes dhe po vraponin ne mesin e nje shiut te rrembyeshem.

"Ke deshire te behemi uje? Ne nje strehe,ku tjeter?" Ne nje moment ndaluan tek dera e nje shtepie perdhese. Ishte nje dere e njohur. Shiu e kishte bere disi te mjegullte pamjen,por kur hyne brenda Krista kuptoi se cila ishte ajo shtepi.

"Por,a s'ke njeri?"Arke e kishte cuar ne shtepine e tij per here te fundit,rreth 2 vite me pare,kur shiu i rrembyeshem i kishte penguar rrugen. Cdo here ka qene nje strehe e ngrohte ku mund te ndiheshe rehat. Nena e Arkes po ashu ishte nje grua e sjellshme qe gjithmone i kishte sherbyer si ta kishte vajzen e saj.

Kete here situata ishte ndryshe. Arkelan s'kishte njeri ne shtepi dhe ata nuk kishin rehatine e te qenit shoke te ngushte.Ose te pakten Krista ndihej ne siklet.

"Mami eshte te tezja. Do bejne jufka dhe do e mbante per darke." Kristabel mbeti pa levizur tek dera. Ishte e lagur nga koka te kembet me fustanin e njomur dhe me trupin qe po dridhej.

"Krist,ti e di qe me mua do jesh gjithmone ajo vajza e qeshur,jo e ndrojtur,qe nuk ka turp nga askush e si interesojne te tjeret"-mori fryme thelle Arkelan dhe i preku shpatullat,"Sic kemi ardhur ne kete shtepi para 2 vitesh,njesoj do vime dhe tani. Nuk kam per qellim te bej ndonje..."-e ne ate moment Krista e nderpreu.

"Jo! As qe me shkoi ndermend nje gje e tille. Thjesht eshte kaq habi. Dukej si jo e vertete"-qeshi.

"Cfare?"-pyeti ai,nderkohe qe s'po kuptonte asgje.

"Nuk mund ta besoj qe kam rene ne dashuri me nje djale qe ma ka ndryshuar jeten ne cdo aspekt.Me dike qe qeshte me mua kur me derdhej kafeja ne bluze,por qe qante bashke me mua nese une u zija me prinderit e mi. Me dike qe qeshte kur une kisha ngelur ne nje provim,por qe qante bashke me mua kur ngelnim te dy. Me duket habi qe ndjej per ty. Qe vi te kjo shtepi si e dashura ..."

"Si kush? Si si si?"-dhe Arkelan ngriti zerin nga lumturia.Me pas e ngriti Kristabelin ne krahe dhe e rrotulloi ne ajer.

"Kristabel,me ke falur boten. Te dua sinqerisht shume!"-dhe e puth ne buze. Te dashuruarit me pas kalojne ne kuzhine. Arkelan vendos kafen ne zjarr dhe ngjitet ne dhomen e tij per te marr rroba per Kristen dhe per vete.

Per 10 minuta,e gjeten veten te ulur ne divanin e dhomes se ndenjes,me kafe te nxehte ne duar,te perqafuar,duke qeshur me nje serialin e tyre te preferuar.

"E kemi pare mbi 10-ra here,por se mendoja qe sot do qeshja kaq shume me shpirt. Gjithmone me ty cdo gje eshte me e bukur,Kristabel!"-i tha i qeshur dhe e puthi serisht.

"Po e gjete c'do i thote kjo ketij tani?"-dhe sfida nisi.Ishte nje taktike e tyre per tu zbavitur me skenare filmash,me skena,me kujtime qe vetem ato i dinin,vetem ato i kuptonin. Te dashuruarit i zuri gjumi per nje moment ne divan,krahe njeri-tjetrit,me televizorin e ndezur.

Nje zhurme e lehte dere u degjua,kur e ema hyri ne shtepi.

"Faleminderit bir! Ishte vertet nje kohe e keqe dhe kisha shume ushqime ne dore,do ishin bere shkrumb e hi." Arkelan u ngrit dhe doli tek dera.

"Mam,me ke...?"-dhe pyetja e tij ngeli ne gjysme kur pa personin perballe.

"Ky djali me ndihmoi te mbaja ushqimet deri ketu.S'kisha as cader dhe me shoqeroi djaloshi" Ne ate moment ngrihet dhe Kristabel. Syte e saj te pergjumur u zmadhuan 3 here kur pane personin qe ishte perballe.

"Kristabel? Bije?"-foli e ema e Arkelanit pa kuptuar asgje.

Mos me dashuro!✔Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin