Po andej nga ty?

255 21 23
                                    

Kristabel's P.O.V

"Pra asnje gjurme nga djaloshi romantik?"-iu drejtova Arkes ne lidhje me Augustin,nderkohe qe ishim te ulur ne ballkonin e dhomes sime duke pire kafen e mengjesit.

"Kur te nisim punen do e takoj"-tha Arke teksa ktheu nje gllenke kafe.Nderkohe une po dridhesha pak.Ora 5 e gjysme dhe ate mengjes isha zgjuar heret me Arken.Per te mos thene qe nuk fjetem fare dhe biseduam gjate ne ballkon.Kishim kohe pa qendruar aq gjate me njeri-tjetrin.Kafet ishin bere rrjesht vetem per te mos fjetur.

"Arke,ti do lodhesh ne pune,fle te pakten nje ore"-iu drejtova.Ai hoqi trikon dhe ma hodhi kraheve.

"Do kesh ftohte !"-i thashe po ai nuk me degjonte.

"Ska gje,Krist.Duhet te freskohesha nje mbremje.Qe kur kemi ardhur me Augustin as nuk dalim as nuk i shijojme pushimet fare nga lodhja.Te pakten 1 dite nuk behet nami per te fjetur.Aq me teper qe e kalova me ty"-dhe me perqafoi.

"Si mendon se do shkoj kjo vere?"-e pyeta.

"Tani qe jemi bashke,do jete me e bukura!"-me buzeqeshi.Ne telefonin e Arkes ra alarmi i mengjesit.

"Me duhet te behem gati.Futu brenda pusho dhe ti pak"-me tha.Mbylla ballkonin dhe vendosa te shtrihem te fle pak.Gjumi i mengjesit eshte gjithmone me i embli,sidomos kur s'ke fjetur gjithe naten.

Nderkohe Arke doli me ngadale qe te mos degjonte Estelin dhe u largua drejt dhomes se tij.

Arkelan's P.O.V
Eca drejt dhomes nderkohe qe gjate rruges hoteli ishte bosh.Nje qetesi e madhe si rrallehere.Ose kamarieret e tjere kishin nisur punen qe pagdhire ose une isha me te vertet vone.Ora ne telefon shenonte 6 pa nje cerek.Isha ende heret,por dicka nuk shkonte.Hapa deren e dhomes dhe pashe Augustin.Augustin dhe vajzen e shtrire ne kraharorin e tij.Te dy ishin gjysme te zhveshur.

"Ah mor trap!"-thashe.Nderkohe nisa te gjej uniformen sa te zgjohej ai.Ne momentin qe isha pa bluze,bie dera.Mendova mos ishte Brad,pronari i hotelit ose ndoshta Krista.Hapa deren dhe shoh djaloshin grrices,Luka.

"C'kam bere per te merituar fytyren tuaj qe pagdhire?"-thashe.

"Ku eshte ajo?C'i keni bere?"-tha i nxehur.Nderkohe me analizoi.Pa bluze.Ishte e cuditshme ne fakt.C'i kemi bere? C'dreqin ishte e gjithe kjo?

"Kush?"-pyeta.Ai me shtyu dhe hyri me force ne dhome.

"Cfare po.."-e ne ate moment ai pa Augustin me ate vajzen.

"Ti idiot!"-dhe e godet Augustin duke i hequr cercafin e duke e zbuluar.Fale zotit August nuk ishte i zhveshur,pasi s'mund ta nisja diten me ate pamje.

"C'dreqin.."-tha August sapo hapi syte.Vajza u ngrit menjehere e alarmuar duke iu hedhur ne qafe Lukes.Cfare?

"Luka shpirt"-tha ajo.Kaq ishte pra.Zoti August ti je zyrtarisht nje one night stand.

"Si guxon te flesh krah te dashures sime?"-dhe vazhdoi me goditjet.

"Opa qetesohu karamele!"-iu drejtova,"E dashura jote erdhi vete me kembet e saj.Po flente e qete sic e pe.Cfare kerkon?"

"Sarai,shpirt cfare ndodhi?"-ne ate moment qe ajo gjendej ne krahet e tij,e perqafuar,e mbeshtetur ne kraharor,August ngrihet.Une dhe ai gjendemi perballe tyre.Ishte nje shfaqje teatrale dhe personazhi kryesor kishte radhen per shperthimin e drames.Sarai.E dashura e Lukes e cila kaloi naten me Augustin nisi te justifikohej qe ky i fundit e kishte marr me zor.Edhe vete po e kuptonin qe ishte nje situate qesharake.

"E qarte!"-thashe dhe i tregova deren,"Shfaqja mbaroi.Faleminderit per vemendjen"-i thashe nderkohe Luka mu afrua dhe me pa me inat.

"Bashke s'kemi mbaruar pune"-tha kercenueshem.

"Jo kaq frikshem se nuk duroj dot.Te mirepres!"-i thashe.Ndonese ne pune mund te bente c'te donte,jashte saj nuk lejoja as fjalen me te vogel.Mbylla deren dhe u ula njehere ne krevat.

"Shoku,a nuk kishe vajze tjeter?"-iu drejtova Augustit.

"Ishte shume e mire mbreme.Per te mos permendur faktin qe ma nxorri prej hundesh.Nejse"-tha ai nderkohe qe une ia plasa te qeshures e ai me plasi mua nje jastek kokes.

U veshem per pune dhe dolem ne oborr.Nisem te sherbenim kafet e mengjesit.Nderkohe vajzat ishin zgjuar.Ora ishte rreth 7,Estel dhe Krista ishin ulur ne nje nga tavolinat ne oborr.

"Miremengjes! Krist,perse nuk fjete pak?"-e pyeta.

"Miremengjes dhe ty Arkelan!"-tha Estel.

"Duam dy kafe sepse do ikim heret ne det sot"-tha Krista me syte gjysme te mbyllur.

"C'keni bere gjithe naten aman?Koncert? Peshperitje ne dritare"-tha Estel,teksa une dhe Krista ia plasem te qeshures.Ne ate moment kaloi Luka i cili nga shprehia e fytyres dukej se e kishte degjuar biseden.Sa me pelqeu!

"Te na bashkoheshe,s'do beje ankesa"-i thashe.Pastrova tavolinen dhe shkova ne banak per kafet.August erdhi dhe ia dhashe atij kafet.

"Mbase ke nevoje te shohesh pak vajza te verteta"-i thashe por ai me pa me nje shikim teper te lodhur e zhgenjyes.I shkreti!

"Miremengjes"-u tha vajzave.

"Ketej koncert,po andej nga ty c'ka rene?Ndonje bombe?"-i tha Estel.

Mos me dashuro!✔Место, где живут истории. Откройте их для себя