Por une te dua!

232 20 55
                                    

"Vertet? Ti ..ti me puthe? Kristabel"-thirri i lumtur Arkelan.Me pas e ngriti ne krahe dhe e rrotulloi.

"Ti me puthe?"-pyeti serisht.Kristabel qeshi.

"Ulemi pak? Na pane te gjithe"-tha ajo duke e qetesuar disi.

"Arkelan,jam disi konfuze per gjithe kete gjene qe kam kaluar.Thjesht ne kete moment ndjeva se duhet te te puthja.E lashe pas gjithe ate qe kemi kaluar bashke.Tanime s'jemi shoke te ngushte.."-Arkelan mori fryme thelle,por Kristabel vazhdoi te fliste.

"Ne s'ishim me qe atehere kur u grindem per ate provimin.Ndoshta nuk folem me dhe u kthyem ne te panjohur,une serisht te mendoja ndryshe.Kisha dicka tjeter brenda meje.Por se di..thjesht se di si ta quaj kete ndjenje.Eshte dhe Luka.."-ne ate moment Arkelan e pa drejt e ne sy me nje veshtrim serioz.

"Ti e do Luken?"-pyeti edhe pse me puthjen qe Kristabel i dha nuk kishte vend per dyshime.

"Luka,"-mori fryme thelle,"Se di.Ai thjesht ma ka trazuar mendjen,por vecse te ndihem e dobet para tij nuk ndjej asgje tjeter"

"Une jam ketu"-tha Arkelan dhe i kapi doren,"Une jam gjithmone me ty.Gjithmone kam qene.Mos e harro kete!"-dhe ajo i shtrengoi doren.

Ishte nje pasdite e kendshme,ku mes bisedash,mes njerezish te cilit ishin ca te dashuruar,ca miq te mire e ca te tjere s'dihej se cfare,iku edhe nje dite tjeter e asaj vere.

* * *

"Miremengjes!"-tha Krista me zerin plot energji.Dukej sikur kishte fjetur dite te tera,e qete,e sigurte.Ate mengjes u zgjua e buzeqeshur.Me energji pozitive sic kishte shume pa u ndjere.

"Miremengjes mis!"-iu drejtua Arkelan.E puthi lehte ne faqe dhe i dhuroi nje buzeqeshje.

"O zot kursejini keto miremengjesi-t me kete decibel kaq te larte se seriozisht do me shpertheje koka"-u ngrit e pergjumur Estel.

Ajo,August,Krista dhe Arke kishin kaluar nje mbremje teper te gjate e te kendshme nen shoqerine e njeri-tjetrit.Kishin pire,kishin ngrene,kishin biseduar gjate mbi shkollen,historite e njeri-tjetrit,miqesine,dashurine e gjithcka tjeter.Kishin kaluar momente lumturie.Kristabel dhe Arkelan kishin ndenjur prane pa debatuar e pa u zene.Kishin rikthyer shpirtin e aventures me lojera e denime nga me te ndryshmet ne oret e vona te nates duke u argetuar si grup.Kishin dhuruar perqafime e puthje te embla.Kishin pire pak vere e cigare per ti dhene nje tjeter shije mbremjes ndonese asnjeri nga grupi nuk konsumonte duhan.

Ndonese rutina e diteve te veres do vazhdonte rrjedhen e saj,Kristabel me ne fund ndjente liri.Dukej sikur ishte e cliruar nga gjithe ajo drame qe po perjetonte edhe pse e dinte qe ende asgje s'ishte finalizuar.Arkelan dhe ajo nuk biseduan me qe prej asaj puthjes se befasishme.E ndersa August dhe Estel e moren si te mireqene dhe pranuan faktin qe te pakten ata ishin bashke,shoke ose dicka tjeter.

Djemte,sigurisht do vazhdonin punen.Vajzat do ti takonin me shpesh me ca taktika te thjeshta.Organizimi ishte i thjeshte.Krista dhe Estel do pinin kafe me shpesh a ndoshta sherbimi ne shezlong do shtohej e ndersa djemte do benin thjesht detyren e tyre duke shkuar prane vajzave.

"Kush e shpiku punen qe ne mengjes?"-u ankua August duke u ngritur me pertese.

"Cifti i harabelave ankues jane bere per njeri-tjetrin"-u tall Arkelan,"Hajde pra shoku ! Jemi ca dite pune minus,po nxito nese s'do qe ta humbim punen"

"Jam gati ta le punen e te kaloj gjithe ditet e mbetura te veres me kete princesh"-tha August duke rrethuar belin e Estelit me nje perqafim dhe duke e puthur lehte ne qafe.

"Pikaaaa! Se kush ishte me decibel te larte qe ne mengjes! Juve zogj po ju del dashuria nga veshet"-tha Kristabel teksa po rregullonte krevatin,"Nisuni per pune tani"-dhe beri sikur i shtyu djemte me jastek.Arkelan i shkeli syrin dhe i dha nje puthje te lehte nga larg.

"Khe-khem!"-u kollit Estel dhe mbylli deren.

"Po mire,ne jemi zogj te dashuruar.Po ju? Puthje ne faqe,perkedheli,misi dhe misra"-Kristabel qeshi me te madhe.

"Misi dhe misra! Sic e the ti"-vazhdoi te qeshte.Pak me vone zbriten ne lokal.Porositen per te pire dhe nderkohe po bisedonin serisht.

"C'do ndodhe tani,shoqe?"-pyeti serisht Estel kureshtare.Kristabel serisht qeshi dhe s'dinte si te pergjigjej.Dinte vetem qe ishte e lumtur.

Se di pse universi ka shpikur te kunderten e gjerave.A s'mundet njeriu te jete thjesht i lumtur? Ne momentin qe Kristabel po buzeqeshte,Luka afrohet tek ajo.Krista ul koken.

"Mund te flasim?"-i foli ai.Nderkohe Arkelan i sheh nga larg dhe afrohet tek ata.

"C'te shqeteson?"-i thote me ze disi te ulet dhe ben sikur pastron tavolinen per te mos shkaktuar debat.

"Nje kafe per mua.Do ulem te vajzat pa problem"-Arkelan e pa me nje veshtrim serioz.Luka dhe ai dukej se po haheshin me sy.

"Arke,ska gje.Lere te flase! "-nderhyri Krista.Estel shkoi te banaku prane Augustit.Ndersa Arke edhe pse jo me deshire u largua per te sherbyer.

"Krista,si je?"-i foli ai.

"Dil ne teme,Luka!"-i foli ftohte.

"Shiko se une nuk kam bere gje.Dua thjesht te flas me ty.S'jam une i keqi i historise"-tha Luka,por Kristabel i dha nje te qeshur ironike.

"Nuk ke bere gje? Ehe,po.Te degjoj me thuaj!"-e la te fliste.

"Te lutem flutur! Perse me flet keshtu?"-iu drejtua.

"Sepse ti me genjeve Luka! Ti the gjera te shemtuara per Arkelanin dhe une si budallaqe te besova.Ja kush je ti! Mund te mos e cilesosh veten si i keqi i historise,por je nje njeri perfitues,zhgenjyes.Une.."-dhe Krista beri te ngrihej nga nerva.

"Por une te dua!"-tha Luka me ze te larte.Ajo e pa e habitur e nderkohe Arkelan ne nje tavoline aty prane u kthye duke e pare po ashtu me habi.

Mos me dashuro!✔Where stories live. Discover now