Kamarieri i ri!

296 22 12
                                    

Dielli i nxehte pasqyronte ne oborrin e hotelit 'Bloom',hotelit me 5 yje,para se cilit ndodhesha.Isha ulur ne nje nga tavolinat buze pishines,bashke me Augustin duke pire kafen e mengjesit shoqeruar kete here me cigare.Si rrallehere me pare ne po konsumonim cigare.Eshte e cuditshme ne fakt se ne ditet e sotme 4 ne 3 djem konsumojne duhan.Une dhe ky i fundit nuk i kemi patur ndonjehere mardheniet mire me njeri-tjetrin.Por kohet e fundit,qe kur humba shkollen e kam filluar rregullisht.Augusti nga ana tjeter e ka pire gjithmone.Cigarja nuk i ben mire njeriu,por as edhe aq keq si ben.

Megjithate pas pak castesh u ngritem.Shkuam ne dhomat tona te hotelit,te cilat na i kishin dhene per te qendruar gjate periudhes qe do punonim.Mbi krevate na kishin lene uniformen e kamarierit.Po pra! Une do te isha kamarieri me i ri.

"Hej shoku do e pushtojme Floriden?"-u hodh August,nderkohe qe i hapi rrobat e po i shihte ne cdo detaj.

"C'ka Florida qe mos ta pushtojme? Fundja,vajzat e Florides mezi po presin"-thashe.Qeshem te dy me te madhe.U veshem dhe dolem per te holli i hotelit,ku bashke me ne ishin dhe 10 njerez.

Pronari i hotelit,njefare Brad,ndau detyrat per cdo djale dhe cdo vajze.Mua dhe Augustin na vendosi ne restorant.Pjese e restorit ishte edhe restoranti.Ta shihja nga jashte,dukej si nje kjoske e vogel,por nga brenda ishte nje mbreteri krejt tjeter.Dukej sheshit qe do kishim shume pune.Restoranti hapi dyert edhe ne ambjentet jashte duke na e shtuar punen dyfish.

Porosite e shumta nisen qe ne oren 11:30.Njerez te ndryshem,familjare,te rinj iu bashkuan ambjenteve te restorantit 'Bloom'.

"Mire se erdhet! Urdheroni menune"-iu drejtova disa te rinjve,duke i kaluar menute.

"Kush te kerkoi menu?"-mu kthye nje nga djemte.Ne pamje dukej nga ata tipiket prototipa qe duan te grricen.

"Ne restorant menuja zakonisht..."nderkohe qe perpiqesha t'ia shpjegoja ne nje menyre te qete,djaloshi ne fjale vazhdoi te me provokonte.

"Ndoshta une vij perdite ketu dhe e di menune permendesh?"-tha djali me fytyren si Leonardo DiCapro ne moshe te re.

"Zoterinj,ju?"-u ktheva tek shoket e tij te cilet nenqeshen.Perse dreqin duhet ta nisja punen pikerisht me kete tavoline? A s'kishte te tjere?

"Dua nje sallate, mish te skuqur pak,djath mozzarella,pasta me pesto dhe nje gote vere"-dha porosine zoteria acaruese.Djemte po ashtu dhane porosine e tyre.

"Ohooo sa te ngadalte keta kamarier keshtu!"-thirri DiCapro ne mesin e shume njerzve.Kete here kerkonte me doemos sherr.August pa nga une,pasi s'po e kuptonte c'dreqin po bente djali.Iu ktheva me nje shikim te acaruar si ti thoja 'mos me fol shok!' .

"Urdheroni!"-vendosa pjatat perpara.

"Po kjo vere?"-mu drejtua ne momentin qe po u largoja.

"Si?"-i thashe.

"Une te thashe nje gote vere.A nuk pyetet klienti nese e dua te kuqe apo te bardhe? Une e dua te bardhe,ti e ke sjelle te kuqe."Mora fryme thelle dhe vendosa ti drejtohem edhe njehere me te qete per hir te punes.

"Po e nderroj menjehere,zoteri!"-bera ta mar dhe ai me shtrengoi krahun.Ne ate moment me vinte ti godisja nje grusht te forte qe mos te ngrihej me.

"C'po ben?"-e pyeta.

"Do merrja pirunin,me fal!"-tha me nje te qeshur ironike.Zot me jep durim! Tavolina e radhes qe kisha ishin nje grup vajzash.Faleminderit Zot qe me degjove kaq shpejt.

"Mire se erdhet zonjusha!"-dhe i vendosa serish menute.

"Mire se ju gjetem! C'na sygjeroni te porosisim?"-foli njera embel.Ishte vertet shume e lezetshme ne fytyre.Me dhuroi nje buzeqeshje,qe vertet me zbuti pak.Pothuajse e harrova idiotin e meparshem.

"Specialitetet e dites jane prodhimet e detit,por mund te porosisni c'te doni"-thashe.Vajzat dhane porosine.Nderkohe qe u thashe 'faleminderit' dhe po beja te largohesha tek kuzhina,vajza e embel m'u drejtua.

"Si e ke emrin?"-syte tane u perplasen.Shoqet e saj qeshen,por as qe i vura re.I dhurova dhe une nje buzeqeshje. Kur u ktheva me pjatat,bashke me faturen,lashe emrin tek cmimi.I shkela syrin,por kur u ktheva ishte Leo acarues.

"Po?"-i thashe.Ai mori faturen dhe m'u drejtua :

"Arkelan i dashur !"-tha teksa lexoi emrin,"Mendon se nje cop kamarieri si ty do ia varte nje bukuroshe si Sarai?"-pa nga vajza e embel,"Aq me teper kur eshte e dashura ime"-ngriti zerin.Pse dreqin? Kjo dite ishte e destinuar te ishte shume e shemtuar.Do ishin valle te gjitha ditet keshtu?

"Me falni!"-mora faturen dhe grisa pjesen e emrit.Ula disi hunden per te mos ia thyer atij te veten dhe i kerkova ndjese.Iu ktheva punes,nderkohe qe djemte e vajzat e dy tavolinave qe kisha u akomoduan bashke.

Mos me dashuro!✔Where stories live. Discover now