Arke...

232 20 24
                                    

Koha ikte pa e kuptuar.Vera dalengadale po jepte lamtumiren.Nje shi vere i papritur nisi,duke e ndryshuar teresisht situaten.Dukej sikur qielli po zbraste gjithe dramen qe kishte perjetuar Krista.Ajo si nje adhuruese e shiut,ishte ulur ne parvazin e dritares se dhomes dhe po e ndiqte.Po e degjonte e po shijonte cdo trokitje ne dritare si nje trokitje ne zemer.Kishte nevoje per nje pushim.Ne fakt,ajo me pushime ishte.Thjesht kishte nevoje per nje pushim psikologjik.Zemra e saj kishte ndjere shume e ndihej e lodhur.

"Zemer"-i foli Estel dhe i dha nje kafe te nxehte.

"Rrofsh"-i tha Krista dhe e ktheu menjehere si ta kishte pritur prej kohesh,"Me pihej nje kafe ne fakt"

"Po me thuaj Krist! Ti s'kerkon asgje.Ngrihu pak. Ke dite te tera qe rri shtrire ose strukesh tek ajo dritare.Eja dalim pak! Te lutem!"

"Mire jam keshtu."-tha ajo,nderkohe qe Estel vazhdonte te kembengulte.

"Te pakten dalim deri poshte ose ecim ne breg.Pime kafe ne ndonje bar ketu afer."

"S'kam gje,Estel. Jashte eshte shi.Mire jam ketu"-ia ktheu Kristabel duke pire kafen e duke kthyer serisht veshtrimin nga dritarja.

"Krist,nuk e di c'te bej qe te te ndihmoj,por nese ke nevoje te flasim,mua me ke gjithmone"-iu drejtua Estel.

"E di.Do pushoj pak dhe dalim pastaj.Ke dhe ti dite te tera qe s'del prej meje"-dhe shoqet u perqafuan.

Pas pak oresh,Kristabel u zgjua.Estel po rregullonte floket ne pasqyre.

"U zgjove?"-e pyeti,"Te kam bere rrobat gati.Shiu iku.Vish keto xhinsat e shkurtra dhe kete bluzen e zeze"-Kristabel pa rrobat e hekurosura ne krevat.

"Te dua shume,a e di?"-i tha Krista.

"Ajjj shoqja ime e embel qenka zgjuar me romanca!"-iu afrua dhe i shtrydhi faqet si te ishte nje bebe e vogel.Filloi ta guduliste dhe te luanin me jastek.

"E di? Do behesh edhe me e embel nese i vendos pak rimel ketyre syve te bukur dhe nje te kuq buzeve.Hajde ngrihu"-dhe vajzat vazhduan me pergatitjet.Pas 10 minutash ishin gati.Dolen deri poshte.Kristabel mori fryme thelle.Ishte nje ndjesi ndryshe te dilje pas aq ditesh karantine.

"Shkojme te ai lokali ne fund?"-ia beri Estel.Krista pohoi.Ecen deri atje.Ishte nje lokal i kendshem.Binte ne sy materiali i drunjte ne cdo detaj. Ishte nje vend i qete dhe i vogel.

Vajzat u ulen ne nje tavoline afer deres.Binte ne sy pamja e mrekullueshme e detit perballe.Xhamat ishin te hapur dhe dielli rrezatonte komplet lokalin edhe ne ambjentet brenda.

"C'do pime?"-pyeti Estel.Vendosen te merrnin nga nje kokteil shoqeruar me ca patetina.

"Si te duket Krista?"-e pyeti ajo serisht.

"Mire.Kendshem"-ia ktheu Krista.

"Gezohem shume qe te shoh te zbukuruar,te veshur aq me teper qe ke dale pas kaq ditesh."

"Me fal qe te kam mbajtur dhe ty.S'kam patur aspak deshire per te dale ti e di."

"Deshiron te flasim tani?"-iu drejtua Kristes,por kjo e fundit ende se kishte pergjigjen e kesaj pyetje.

"Shoqe,ti e di qe te kam shume per zemer dhe qe s'deshiron te flasesh tani,por mendoj qe kete gje s'duhet ta flasesh me mua"-ne ate moment erdhi Arkelan dhe August.Estel mori kokteilin e saj dhe u largua me Augustin.

Arkelan u ul,por Kristabel nuk guxoi ta shihte ne sy.Mbajti koken ulur dhe vazhdimisht luante me pipin.

"Mis,"-iu drejtua Arkelan sic kishte shume pa e thirrur.Kristen e tradhetoi nje buzeqeshje e lehte ne buze.

"Me fal qe u ula pa te pyetur.Nese s'do nuk flasim,thjesht ata te dy duan te cmallen pak."-foli serisht,por Kristabel s'ishte ende gati per te folur.C'ti thoshte valle? Se kishte menduar ndonjehere qe do perballeshin serisht e serisht do ti duhej te ktheheshin te gjera te lena pergjysme.

"Me kane thirrur nga universiteti."-dhe pikerisht ajo fjali ndezi kujtime.

"Do marr dy dite leje nga puna dhe do iki te bej provimin serisht." Krista ngriti koken,por e ktheu serisht veshtrimin nga jashte dritares.

"Vend i kendshem.E kam pare shume here nga hoteli po s'kisha qene ndonjehere"-vazhdoi Arkelan te fliste,por kete here e nderpreu Krista.

"Arke"-mori guximin te fliste.Kete here u pane ne sy.Ato veshtrime qe kishin shume pa u takuar.Gjithmone ishin perplasur,ishin grindur,por ne ate moment s'kishte asnje zenke,asnje zhurme.

"Arke"-tha serisht dhe i kapi doren.Buzeqeshi.Edhe ai.Edhe ajo. Pa folur asnje fjale tjeter.

Pas pak castesh,Arkelan leshoi doren nga Krista dhe iu drejtua :

"S'te kujtohet asgje vertet?"-Kristabel ktheu veshtrimin.E si ti pergjigjej kur pergjigja ishte e dukshme.Nuk foli.Arkelan zgjodhi t'ia sqaronte vete edhe nese ajo do vazhdonte te mos e besonte.

"Ate mbremje une po mbyllja lokalin.Po meresha me pastrimet e fundit,kur Estel mori Augustin.Mbaruam me sistemimet e fundit dhe me pas u nisem.Ishit ne lokalin pas ketij,ne te cilin organizohen festa cdo mbremje.Ishte i kendshem ne dukje,por nese do rrinit dhe pak,gjerat mund te dilnin jashte kontrollit.Eshte nje vend 'i rrezikshem'.Gjithsesi! Estel shkoi me Augustin e ndersa une te mora ty.Te terhoqem zvarre 3 vete"-Krista mbuloi fytyren nga turpi.

"Sa je shendoshuur!"-u tall nje moment Arkelan.Me pas vazhdoi me rrefimin.

"Me pas shkuam te hoteli.Cifti fjeten bashke te dhoma juaj e ndersa une te mora ne krahe dhe te cova te dhoma jone.Ishe shume e dehur.Pija te kishte ndryshuar teresisht.Nuk flisje aq shume,pervecse rruges per hotel ke brockullitur ca.Thjesht te cova ne dhome dhe te ndihmova te shtriheshe.Te zuri gjumi menjehere"-u step disi te shtonte detajin me te rendesishem.

"Vetem kaq? Mos me keqkupto por dua ta di"-i tha ajo.

"Ne momentin qe te ndihmova te shtriheshe,ti me terhoqe dhe..."-Kristabel u kthye nga ai e habitur.

"Dhe?"-pyeti.

"Me puthe"-te dy shikimet u perplasen,por Arkelan u ndje keq.Uli koken dhe s'mundi te vazhdonte me.Beri te ngrihej,por Krista e kapi prej krahu.

U pane serisht.Kete here ishin afer.

"Te putha,por s'do pendohem nese e bej serisht me vetedije"-i tha Kristabel dhe e puthi.Nje puthje ne mesin e njerezve.Nje shkendije dashurie.Nje gje ishte e sigurt.Ata s'ishin me shoke te ngushte..

Mos me dashuro!✔Where stories live. Discover now