Vjeshta e kujtimeve!

180 22 14
                                    

Pas 2 muajsh..

Koha kishte filluar te nderronte pelhure.Nga nje e verdhe e nxehte miqesore dalengadale po vishte nje bluze ngjyre te kafenjte. Dritaret po fillonin te merrnin fryme e po perplasnin ajrin e ftohte ne fytyre. Krista u afrua dritares dhe mbylli syte duke ndjere freskine.Me pas e shtyu dhe e mbylli.Psheretiu lehtesisht dhe doli nga dhoma.

Shkoi ne kuzhine,ku mori nga frigoriferi nje tas oriz.Mori nje luge dhe nisi te hante dreke.Kishte disa dite qe e kishte reduktuar ushqimin.Disa gjera kishin marre realisht nje rrjedhe tjeter.Duke nisur qe nga ushqimi qe per te ka qene gjithmone nje aspekt shume i rendesishem e deri tek veshjet e saj qe ishin kthyer ne nje garderobe shkatarraqe. Krista kishte ndryshuar. Gjerat kishin ndryshuar.

Dukej sikur vera qe la pas e ndryshoi ate teresisht.Njerezit e ndryshuan.Situata e fundit qe ajo kaloi ishte perballja me Luken.Ndonese nuk ishte hera e pare qe flisnin apo qe Luka thoshte se c'ndjente per te,durimi mori fund.

Ate pasdite gushti,ku Luka po vazhdonte me deklaratat e tij mallengjyese ku thoshte 'te dua' dhe ulte ne menyren e tij Arkelanin,Krista nuk foli me.Ktheu veshtrimin nga ai,por dukej se perballe kishte nje pamje te zymte,nje figure pa ze,qe levizte.Luka fliste,por mendja e saj nuk ishte aty.

Ne ate cast mori vendimin te mbyllte nje kapitull,per te cilin shpresonte se nuk do e hapte me kurre.U largua nga Luka.U largua nga Arkelan.U largua nga hoteli.Pushimet mbaruan e ne te njejten kohe edhe drama e saj.

Kishte kuptuar se e kishte futur veten ne nje labirint pa krye.Ndihej sikur ne cdo moment qe fliste me njerin nga djemte apo me tjetrin,mendimet i turbulloheshin edhe me shume.Keshtu e fiku zemren dhe vendosi te jetonte sic kish jetuar para kesaj meseleje vere.

Estel,nga ana tjeter kishte qene krahu i saj i djathte si gjithmone.Nuk e kishte lene vetem,por ne te njejten kohe per te dhe Augustin,dashuria nuk kishte perfunduar.

Kristabel,sot eshte ne shtepine e saj,duke menduar per periudhen ndoshta me te rendesishme te jetes.Karriera e saj,profesioni i endrrave,e ardhmja. Pushimi kishte perfunduar e do ti duhej te niste nje pune dhe ti jepte jetes nje drejtim.

Ishte pikerisht ajo pasdite e fresket vjeshte,ku pasi perfundoi se ngreni dreken,u fsheh ne ballkonin e saj duke u marre me lulet.I dashuronte shume dhe kishte nga ngjyra me te ndryshmet.

Ne nje moment,kur po ujiste nje manjole te bukur lejla,bie zilja e deres.E la ibrikun ne nje cep dhe nxitoi te dilte ne sallon per te hapur deren.

"Kristabel Dean?"-e pyeti nje postjer teksa mbante ne dore nje zarf.

"Po une jam"-dhe postjeri i drejtoi letren te firmoste.I dha zarfin dhe u largua. Shkoi serisht ne ballkon dhe u ul ne karrige.

Mori fryme thelle dhe nisi te hape zarfin.Nuk kishte ndonje shenim siper a ndonje busull. Brenda ishte nje flete e bardhe A4 qe kishte pyetje-pergjigje. Ne fillim te saj shkruhej : " emer mbiemer Arkelan Gold". Ishte nje provim. Ne krahun tjeter ishte nota 10.Arkelan kishte zgjedhur ti dergonte provimin e perseritur te cilin e kishte marre shume mire.Kristabel buzeqeshi dhe u ndje mire.

Brenda ne zarf ishte edhe nje leter tjeter ne te cilen shkruhej :

"E shikon? E fitova shkollen dhe te thashe ty,pasi ti gjithmone me kercenoje se duhet te beja cdo gje e ta thoja ty. Nese deshiron te me urosh fizikisht , te pres tek kafeneja 'Mood' ne oren 13"-dhe Krista e palosi letren serisht. Kujtimet iu kthyen nje nga nje. Ishte nje ndjesi qe e kishte pasur perhere dhe qe e kishte bere te ndihej mire gjithmone.Arkelan.Arkelan e kishte bere te ndihej mire gjithmone si shok e ndoshta dhe si dicka tjeter se ciles nuk i vune asnjehere nje emer.

Ajo filloi te kishte nje siklet ne kraharor qe s'po e linte te merrte fryme.E vetmja gje qe mendonte ishte te dilte nga aty e te vraponte tek Arke.U bllokua disi,por e mori veten. Veshi nje pale pantallona xhins,nje bluze te bardhe dhe doli menjehere.Ora ishte 1 pa 10.Nxitoi per te 'Mood' dhe mberriti per 5 minuta.

Kerkoi me sy per Arken,por s'po e gjente.Me pas pa nga te gjitha anej,por jo. Ne nje moment dy duar i mbuluan syte dhe ajo u kthye menjehere.

Arkelan.Ah c'lemsh emocionesh u krijuan ne ate moment...

Mos me dashuro!✔Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt