I denuar!

307 24 15
                                    

Arkelan's P.O.V

Sa bukur! Kjo vere dukej se do te ishte e paharrueshme.Isha i denuar.Po,e lexuat mire.I denuar! Fakti qe ngela ne provimin me te rendesishem te universitetit do te thonte se kete vere s'ka pushime.Prinderit,me shume babi,menduan se nuk meritoja te pushoja kete vit.E sigurisht me duhej te punoja.Gjate nje diskutimi me te shtepise,babi me tha se kishte ardhur koha te punoja,te fitoja vete para.Une kam qene gjithmone nje tip dembel e le te themi qe prinderit mi kane dhuruar gjithmone te gjitha gati.Keshtu qe kete here vendosa ti jepja forca vetes e ta pranoja fatin.Fundja,e humba vete shkollen.

"August,ku je shoku?"-mora ne telefon mikun tim me te mire per ti thene se planet e kesaj vere ishin mbreselenese.

"Vertet? Ti? C'pune supozohet te fillosh?"-mu drejtua.

"Jam ne medyshje,mes drejtorit te pergjithshem te kompanise dhe zevendes ministrit te shendetesise"-i thashe e nderkohe Gusti shpertheu ne te qeshura.

"Kamarier ose banakier,shoku.Cfare tjeter?"-i thashe.

"Ne fakt,mua me ka thirrur tezja per pushime ne Florida.Nese i them asaj,mund te na rregulloj ndonje pune andej.Me ate rast bejme edhe pushime"-me tha.Ideja s'ishte e keqe.Ne te vertet ishte shume e mire.Te punosh buze detit e aq me teper kur deti eshte ne Florida? Fati ndonjehere s'eshte edhe aq i keq.

"Super! Po a do na e gjeje vertet? Sepse tani ne vere mesa di un,kerkesat per kamariere jane shume"-e ne ate moment qe po diskutoja per punen,ne dhome hyn babi.

"Pa merak.Tezja ka shume te njohur ne Miami dhe them se s'do kemi asnje shpenzim"-tha August.I thashe se do e telefonoja me vone.

Kete bisede ia shpjegova me qarte tim eti dhe ishte e cuditshme ne fakt,por pranoi.August foli me tezen e tij dhe puna u kompletua.Florida,plazh,det,vajza,por mbi te gjitha pune.Kamarierlleku nuk eshte aq i lehte sa duket.Aq me teper per dike si une,qe nuk ka punuar asnjehere ne jete.Pasditen e kalova duke sistemuar rrobat,gje qe as kete se kisha bere asnjehere vete.


E nesermja erdhi shpejt.Ishte dita qe do niseshim per pune.U zgjova disi me pertese,por duhet te mesohesha tanime.Prinderit i takova qe mbreme,pasi u nisen per nje udhetim pune.Isha vetem ne shtepi dhe domosdoshmerisht duhet te beja mengjesin.Ashtu sic isha pa bluze dhe me pantallona te shkurtra,lava fytyren,dhembet,rregullova floket dhe dola ne oborr.Ne tryezen e jashtme vura re shume ushqime.Mesa duket nena s'me kishte lene pa ngrene.Diku aty ishte nje shenim.

 "...Sajo dicka vete,bir.Ne u nisem heret dhe s'munda te te gatuaj.Kalofsh bukur shpirt! Me shkruaj kur te arrish.Te puth mam!" Por shenimi nuk korrespondonte me gjithe ushqimet perbri.Nena s'me kishte bere per te ngrene? Atehere,kush..?

"Tadaaa!"-doli Augusti nga posht tavolines,"Mengjesi eshte gati,zoteri"-qesha.U ulem te dy ne tryeze.

"Ti i ke bere te gjitha keto?"-pyeta me habi.

"Celsat e shtepise mi ke dhene vete,e para.E dyta,kam disa talente te pazbuluara me pare.Nje nder eshte gatimi.Ta dish qe do ma kthesh ne Florida kete mengjes.Ke radhen.."-tha August.

"Per zotin do te te puth"-iu drejtova.August i urrente keto puthjet miqesore mes djemve.Ishte nder gjerat qe e acaronte me teper.

"Aman jo!"-dhe largohej sa here i afrohesha.Qesha dhe u ktheva ne karrigen time.

"August,do te te them dicka!"-i thashe.

"E di qe s'i han dot te gjitha,por disa te pakten"-tha.

"Do behesh e dashura ime?"-e pyeta me tallje,"Per zotin.Nje te dashur keshtu dua"-ai gjeti nje facolete dhe me gjuajti.

"Mos le nam!"-me tha dhe te qeshurat vazhduan.

"Florida ka me shumice mor zoteri.Pastaj une e di qe s'jam tipi jot"-tha ai.Hengrem mengjes dhe vazhduam me pergatitjet e fundit te valixhes.Vera sapo kishte nisur.

Mos me dashuro!✔Where stories live. Discover now