DiCaprio?!

335 26 33
                                    

Ora ishte rreth 10 e mbremjes,nderkohe qe une dhe Estel ishim ne dhome duke pushuar pak.Ndoshta me vone do dilnim bregu detit,por per momentin na pelqente pamja jashte dritares per ta shijuar nga larg.Kishim kaluar nje dite te lodhshme,por fundja ishte nje lodhje e kendshme.Ia vlen te lodhesh ne Miami! Po qendronim te ulura ne parket,mbeshtetur ne fundin e krevatit,shoqeruar nga patetina e pije alkoolike,me pak muzike ne sfond.Ishte nje parajse e vertet.Dhoma kishte nje hapesire aq te madhe sa dukej sikur ishe brenda nje shtepie.Ishte nje qetesi e madhe,derisa degjuam te bertitura nga dhoma tjeter.Nga zerat ishin vajza,qe bertisnin e ulerisnin sikur kishin ardh nga mali.

"Kujt i fal zoti pushime ne Miami ? O zot!"-tha Estel e acaruar.Pritem pak se mos zonjushat komshije do pushonin,por jo.Estel vendosi te cohej e ti fliste.Te them te drejten edhe mua mu sos durimi.Dolem nga dhoma dhe trokitem tek dera e tyre.

"Po?"-tha vajza perballe me shume indiference.Ishte nje nder vajzat komshije te plazhit.Pas saj dolen e dy te tjerat.Si eshte e mundur?

"Si po? E kupton qe po e ngren si shume zerin?"-u hodh Estel.

"Edhe?"-tha pasanikja acaruese.

"Edhe?"-perseriti Estel e ishte gati ti hidhej ne fyt.Pasanikja po e kalonte cakun dhe po na acaronte me teper.

"Pse duhet te beni kaq zhurme?"-iu drejtova disi me bute.

"Sepse jemi me pushime"-tha si te me tregonte dicka qe une se kuptoja.Nuk kishte ndonje menyre te bute per ti folur atyre.Butesia s'eshte per acaruse te tilla mendjemadhe.

"He pra,kishit gje tjeter?"-foli serisht ajo,por mori  nje shikim vdekjeprures nga tipiket e mia.Ne momentin qe isha bere gati ti kthehesha serisht ajo thirri :

"Zemer erdhe?"-me shtyu dhe kaloi pas nesh.Ishin djemte bukuroshe.Zemer? Isha gati te villja.

"Cfare ka?"-foli DiCaprio,nderkohe qe i kishte hedhur doren ne qafe acarueses.

"Vajzat kane ankesa per zhurmen"-tha me ironi.DiCaprio qeshi.

"Do dalim ne det?"-u hodh nje nga djemte e tjere.Vajzat iken perpara bashke me dy djemte e ndersa bukuroshi beri me shenje se do vinte pak me vone.Une dhe Estel beme te ktheheshim ne dhome,por ai me kapi prej krahu.E pashe ne sy,por s'po kuptoja asgje.

"Cfare?"-pyeta nderkohe qe s'ma kishte leshuar ende krahun.Estel ishte po aq e habitur sa une.

"Te kerkoj ndjese per shqetesimin "-tha bute.Pikerisht kete menyre te folur doja qe ne fillim.Por perse me erdhi nga ai?Ende s'mi kishte hequr syte e as krahun s'ma kishte leshuar.Estel kolliti per te na sjelle mendjen ne toke.

"S'ka gje!"-thashe.U largova me Estelin.Cfare ndjesie!Hipnotizuese!Perse u bera keshtu?Nderkohe qe isha ulur ne parket si pak me pare,Estel bente ecejake duke pritur nje shpjegim.

"Pra,zonjushe Kristabel!Cfare ndodhi? Cristiano Ronaldo ta mori mendjen me trupin e tij?Apo fytyra si DiCaprio ti mori mendte? Zgjohuuu!"

"Po c'te them moj?"-isha teper konfuze.

"Ai i tha asaj acarueses 'zemer' e pak me vone te mori ty zemren! E kupton kete situate?"-me tha ajo.

"Jo,se kuptoj.Fare!"-ishte vertet nje situate e pakuptimte.C'po me ndodhte?

Nuk vura gjume ne sy ate nate.Vertet kisha nevoje te flija e te harroja gjithcka,por syte s'me mbylleshin per inat.E kalova gjithe mbremjen e ulur ne borduren e dritares e duke pare henen,detin,erresiren e qiellit.

Ne nje moment mu kujtua Arke.Nese do ishte me mua,do kisha kaluar nje nate te tere duke u marr me ngacmimet e tij.Shoqeruar me ca te shara per djaloshin pasanik.Por ai nuk ishte...ne s'ishim me.Kushedi ku ishte tani?

Per pak mu mbyllen syte,por arrita ti hap serisht per te shkuar ne shtrat.U shtriva,u rehatova dhe me zuri gjumi menjehere.Epo fundja,isha me pushime e duhet ti shijoja.

Mos me dashuro!✔Where stories live. Discover now