A je e dashuruar?

281 25 33
                                    

"A kthehemi ?"-pyeti Estel e cila tanime po calonte.Kishim ore te tera qe ecnim bregut te detit.Ora po shkonte rreth 3.Gjumi kishte marr dhene,por serisht njefare lodhje ndihej.Aq me teper qe une dhe August do shkonim ne pune per 3 ore.

"Kur e nisni punen ju? Paska shkuar shume vone!"-tha Krista.

"Kemi dhe 3 ore kohe per te fjetur"-thashe nderkohe qe shpejtuam hapat per te hoteli.

"Te cila dhome jeni?"-me pyeti Krista.E pashe me nje shikim si ti thoje 'ke ndonje mendje' dhe ajo me pickoi.Qeshem.

"Ne katin e pare tek keto tunelet ketej"-ishte vertet si nje tunel pjesa qe ndante hollin e hotelit me kuzhinen dhe dhomat e stafit.

Perqafova shoqen e ngushte per te cilen me kishte marr malli dhe e putha lehte ne koke.Pershendeta Estelin dhe bashke me Augustin u futem ne dhomen midis tunelit.

"O zot! Nuk u lodha kaq shume tani ne mbremje sa gjithe diten ne pune.Te kishte marr malli per Kristen ee?"-nisi me ngacmimet.

"Sigurisht,eshte shoqja ime e ngushte"-thashe.

"Po,po.Shoqja!"-thoshte si perhere.Ndonese shume vite shoke si me Augustin ashtu edhe me Kristen asnjehere si kisha ngaterruar raportet.Me Augustin ishim si vellezer e ndersa Kristen e kisha shoqje te ngushte.E doja shume.August ka patur gjithmone dyshimin se shoqeria jone mund te ishte dicka tjeter.Pra,nuk besonte ne miqesine mes nje djali e nje vajze ndonese une dhe Krista ja kishim vertetuar ne cdo sekonde qe mundet.

"Estelin si e kishe?"-nga ana tjeter ishin ngacmimet e mia per Estelin.Ne fakt ai dhe Estel s'kishin patur ndonjehere ndonje afrimitet te madh,ndonese August me pati kerkuar njehere ti flas per te.Me pas nderroi mendje kur Estelin e ftoi nje djale i bukur ne universitet per te dale.Ndersa ajo ka qene gjithmone flirtuese ne cdo moment.Dukej sikur s'kishte ndodhur asgje me pare e kerkonte vemendjen e cdo momenti.Ishte dash,Esteli.

"Shok une do bej nje dush.Dua te fle dhe ca minuta me shume pastaj.Naten! Fli ti"-i thashe.August u zhvesh dhe ndenji vetem me bokse ashtu sic fle gjithmone.Pata menduar se nese nje dite hyn dikush e na sheh do e keqkuptonte situaten,por flinim ne krevate te ndara keshtu qe s'perbente problem.August s'kishte paragjykime.As qe i behej vone edhe nese ngrihej e shkonte ne holl ashtu gjysme i zhveshur.

Ne nje moment qe po dilja nga dushi,isha i veshur dhe po fshija floket me peshqir.August po bente sikur flinte nderkohe qe bie dera.Ne fillim menduam se mos ishte ndonje nga kamarieret e tjere ose Kristes iu kujtua dicka per te me thene,por rezultati ishte i papritur.

"Po?"-thashe duke analizuar pamjen perballe meje.Ishte nje vajze e bukur,shume e bukur.E veshur me nje kemishe te bardhe te hapur dhe pa asgje tjeter.Pervecse e bukur ne fytyre veshja e saj provokuese rrezatonte edhe linjat trupore seksi.

"Khe-khem"-kollita.Ishte nje e kollitur si zile lajmeruese.August hapi syte dhe veshi menjehere nje pale tuta qe i dolen para dhe doli ashtu pa bluze.

"Zonjushe me se mund t'ju ndihmojme?"-August u hodh ne aksion.Ia thonte me shume se une nga keto pune,e pranoj.

"Po u laja ne pishine dhe kur po u ktheja per ne dhome,kisha harruar karten brenda.Shoqet mesa kuptova ishin ne gjume.U telefonova,por s'mu pergjigjen.As deren nuk ma hapen"-tha ajo me zerin e shqetesuar.

Pa prit pak! Ajo ishte vajza qe kaloi bregut te detit,kur ishim me Kristen.Po kush? Cfare? Ajo,ajo...o zot c'idiot jam! E pashe thelle ne sy dhe kuptova qe une jam nje hutaq dhe harraq i madh.Them se Luka duhet te me gjuante edhe nje grush tjeter ate dite per te me sjelle mendte ne vend.Po pra! Ishte vajza qe me provokoi per ti dhene numrin.Ngrita vetullen dhe ndryshova disi biseden per te mos iu 'ulur ne gjunje' me teper.

"Dhe?"-thashe.Ne ate moment ishte August gati per te me gjuajtur ne grusht.

"Mund te fle ketu? Pasi edhe tek recepsioni nuk kishte njeri dhe s'me ndihmoi askush"-fytyra e saj engjellore transmetonte energji negative.Nuk e di si por nuk i besoja shume.Pervec faktit qe u shkriva para bukurise se saj dhe trupit...jo,jo! Ajo ishte e dashura e Lukes.

"Po Luka?"-thashe.August me gjuajti ne krahe.

"Eja! Ka vend dhe per ty.Arkelan do flente nga Krista sot"-tha nderkohe qe e pashe i habitur.Me erdhi nje e qeshur se si shoku im me eleminoi hapur.

"Po po"-ia ktheva.I lashe vetem.Shkova tek Krista.

"Arke?"-tha duke peshperitur,"Ndodhi gje?"

"Me perzune!"-i thashe.Ajo qeshi dhe me ftoi brenda.I tregova c'ndodhi,nderkohe qe kishim dale ne ballkonin e dhomes duke folur me lirshem.

"Cfareee? Ka luajtur mendsh Augusti? "-tha Krista.

"Se di c'te them.Mua me pelqeu ne fillim"-nisa te thoja kur Krista me pa me nje veshtrim vdekjeprures,"por tani s'me duket fare e bukur.Iiii jo jo!"-perfundova e ajo qeshi.

"Krista,"-iu drejtova pas disa minutash qe kishte rene qetesia.

"Me thuaj"-tha ajo.

"Ti e di qe ajo vajza qe August po fle eshte e dashura e Lukes apo jo?"-e pyeta.Krista pohoi me koke,nderkohe qe priste te perfundoja.

"Dhe ti e puthe Luken.Dua te them...eshte disi e komplikuar.Perse jane te lidhur kur ajo fle me Augustin e ai te puth ty?"

"Nuk e di,Arkelan.Nuk e pyeta pse me puthi e pse mu afrua.Nuk me la kohe.Se di c'me gjeti.Eshte e komplikuar sic e the.."-nderkohe qe buzet i dridheshin e fjalet i dilnin me zor.

"Po ti,a je e dashuruar me Luken?"-e pyeta nderkohe qe ktheu veshtrimin nga une.

Mos me dashuro!✔Where stories live. Discover now