Zjarri i dashurise'

208 22 20
                                    

Ashtu me veshtrimin nga dritarja e lokalit,Krista buzeqeshi e me pas u kthye nga Arke :

"Mund te duket cudi,por..u ke folur ndonjehere yjeve per ne?" Arkelan qeshi.Ne pyetjen e saj kishte shume. Fakti qe ajo permendte 'ne' dhe pyetja kishte te bente me yjet ne mesin e dites.Ishte nje metafore e bukur per te pershkruar nje mardhenie se ciles ata nuk kishin mundur ende ti vendosnin nje emer.

"Ti e di qe dielli eshte shoku im.Hena dhe yjet kane qene gjithmone mikeshat e tua te ngushta.Por,"-tha ai po ashtu me veshtrimin nga dritarja,"Tani qe po e shoh diellin te shkelqeje po kuptoj se ai eshte shume i lumtur per ne.Po qesh bashke me ne,e sheh?"-e ne ate moment te dy kthyen koken.Shikimet iu perplasen.Arkelan i kapi doren dhe kete here mori guximin ti fliste me fjale te verteta,pa dorashka.

"Krista,une jam lodhur!"-tha pa e leshuar doren nga ajo,"Realisht kjo situata jone eshte kthyer ne nje labirint pa krye.Ne s'jemi me as shoke e asgje tjeter.Por une s'mund te rri pa ty"-Krista pati nje shtrengim ne kraharor.Kishte shume kohe qe nuk e kishte perjetuar ate ndjesi.Qe kur Luka ia mori mendjen me dashurickat e tij.

"Mund te me lesh te flas une pa me nderprere? Fundja,po ashtu si ti edhe une jam lodhur nga kjo situate."-u shpreh ajo.Leshuan duart dhe Krista me ne fund nisi te flase.

"Une nuk e dua Luken.Dua te vazhdoj te kaloj momente me ty pa u ndikuar nga askush tjeter.Luka ma mori mendjen,por jo zemren.Ndoshta s'jam e sigurt per ndjenjat e mia,por jam e sigurt qe Luka nuk eshte.Nuk ndjej per te.Nuk dua as te ndeshem me me te.Dua vetem te kem prane njeriun qe me ka ndenjur prane kur une kam pasur me shume nevoje.Ate te cilin i kam treguar cdo sekret e cdo detaj te jetes sime.Ndonese shoqeria jone u kerrus,ti serisht e ke nje vend te rendesishem ne jeten time"-mori fryme thelle dhe i dhuroi Arkelanit nje buzeqeshje miqesore,nga ato te perkedhelurat qe i dhuronte atij gjithmone.

"Ikim diku?"-propozoi Arkelan,nderkohe Krista pohoi me koke. Paguan dhe dolen nga lokali.Ecen ne qendren e qytetit,ku qielli percellonte si kokat e tyre ashtu edhe ndjenjen qe se dinin c'emer kishte.

Ne ate ore te dites,ne kulmin e vapes,ku askush nuk ishte ne qender,ishin vetem ato te dy.Here buzeqeshnin dhe linin heshtjen ti hiqte emocionet e here bisedonin qete teksa puthisnin kembet ne asfaltin e nxehte.

Shetitorja ishte nje vend me gjelberim dhe me ambjente per femije.Pak me tutje e mbushur me bare dhe restorante.

"Ulemi te ajo lisharesja?"-tha Krista.U ulen te lishareset dhe Arkelan nisi te qesh me te madhe.

"C'pate?"-pyeti Krista.

"Jam i lumtur. Kjo gjendja jone ne kete lisharese eshte qesharake,por e bukur.Te hiqesh si femije ne cfaredo moshe eshte kaq qetesuese.E aq me teper kur jam ne shoqerine tende"-ata u pane ne sy.

"Cfare po mendon ne kete momente?"-pyeti Krista.

"Kete gje.Nuk me vjen neper mend asnje mendim tjeter vecse ketij momenti qe po jetoj"-buzeqeshi,"Ty?"

"Do takohemi shpesh ketu? E cilesojme kete vend si 'tonin'? Do jemi serisht Arkelan dhe Kristabel ?"

"Po.Po.Dhe po!"-u hodh i lumtur si nje femije kur i dhurojne lodren e preferuar. U ngrit dhe shkoi te Krista duke e perqafuar fort.E mori ne krahe dhe e rrotulloi.

"O zott!"-bertiti ajo nga lumturia.Ne momentin qe rrotullimi i gjate ndaloi ato ndaluan te perqafuan me fytyrat shume prane.Me syte te cilet flisnin me njeri-tjetrin pa i lene mundesi gojes te shprehet. Buzet dridheshin.Emocionet kishin ndezur edhe me teper rrahjet e zemres te cilat shtoheshin me ritme te shpejta.

"Me fal "-tha Arkelan dhe bashkoi buzet e tij me te Kristes.Krista po ashtu ia ktheu.Ishte nje puthje qe zgjati aq shume dhe u ndje aq shume.Zjarri i dashurise po ndizej dalengadale...

Mos me dashuro!✔Where stories live. Discover now