Nese nuk pranon...

251 22 64
                                    

"Hey flutur!"-thirri Luka.Nuk doja ta ktheja koken pas,por duhet ti prezantohesha njehere e mire.

"Quhem Kristabel,jo flutur."-thashe nderkohe ai u afrua.

"Kristabel! Flutur! Shume i gjate Kristabel"-vazhdoi me ngacmimet e veta.

"Cfare do Luka?"-e pyeta.

"Perse me flet kaq ftohte? Per shkak te atij kamarierit?"-dhe ne ate moment dolem ne teme.

"Ai quhet Arkelan"-iu drejtova por ai vazhdoi me ironite e tij.

"Jam keq me emrat"-tha.Nuk kisha shume nerva ta zgjasja me teper.Duhet ti sqaroja disa gjera me djalin qe me bente te dridhesha sa here e kisha perballe.Sigurisht ne ate moment po e mbaja veten pavarisht se isha gati te shperthej.

"Luka.."-mora fryme thelle.

"Sa bukur tingellon emri im ne buzet e tua"-tha.E fjalet e tij nisen te godisnin si shigjeta duke care ngadale mburojen qe mbante zemra per te mos reaguar.

"Shiko se,"-vendosa qe me ne fund te flas hapur pa ngecur me teper,"Arkelan s'ka lidhje.Fundja ne nuk jemi asgje"

"Asgje? Ai dukej shume i afert me ty.Gati sa nuk me hengri "-tha Luka.

"E kisha per ne te dy.Ti dhe une.Ne jemi asgje.Ajo puthja...ishte gabim"-e ne ate moment ai u afrua me teper.Si nje luan nje kap prene e tij.

"Perse,flutur? A nuk te pelqeu?"-se di perse por Luka kishte disa aftesi hipnotizuese.Nuk dija si ta quaja.

"S'ka te beje ajo.Ti je i lidhur me Sarain apo jo?"-e pyeta.Por c'me interesonte? Perse duhet ta pyesja si ti kerkoja llogari? Budallaqe Kristabel!

"Mua me pelqeu me shume puthja qe te dhashe ty.Nese do.."-tha teksa vuri doren ne fytyren time,por une ju shmanga.

"Une nuk dua te jem nje person i trete.As nuk dua te jem pjese e kesaj historie.Ne rregull?"-thashe duke ngritur zerin e duke u larguar.Se dija c'ndjeja,por realisht ai arrinte te me bllokonte.

"Estel"-shkova menjehere ne shazlong te ajo dhe e perqafova.

"Qofte per mire! Cfare ndodhi moj?"-me pyeti Estel nderkohe qe nisa t'i shpjegoja historine ne menyren me te shpejt te mundshme sic e kisha zakon kur ndihesha ne siklet.

"Moj! Ti ke rene ne dashuri me kete djalin se s'ka mundesi.Nuk ben njeriu keshtu"-reagimi i Estelit ishte epik,por une vertet se dija ne ajo kishte te drejte.

"Surprize!"-ishte Arke.U ul prane nesh.

"Po ti ketu?"-e pyeti Estel.

"Oret e mbetura i kemi pushim,pasi pronari hotelit do organizoje nje ndeshje ne fushen e futbollit ca metra me tutje dhe nje feste buze detit ne mbremje"

"Pra do festoni me ne fund?"

"Edhe do luajme edhe do festojme.Na dha pak pushim!"-i tha Arkelan Estelit,por une s'isha gjekund.

"Krista,anijet e kujt jane mbytur?"-mu drejtua Arke.Kalova nga shazlongu i Estelit tek i Arkelanit.Mbeshteta koken ne supin e Arkes.Ne ate moment qe po beja te shtrihesha,Luka erdhi.Po! Bukuri! Tani po qe e humba fare.

"Zoti kamarier,te pushuan?"-ngacmoi ai.

"Sikur! Te shpetoja nga ca kliente te bezdisur njehere e mire"-ia ktheu Arkelan.

"Flutur,nxehte apo jo?"-mu drejtua dhe nxehti u shtua me teper.Arkelan pa nga une.Flutur? Sigurisht ai nuk e dinte historine e flutures.Ndonese nje nate me pare kishim folur gjate,Luken dhe dramat me te i kishim lene pezull.Donim te shijonim momentet gazmore e shakat qe na kishin munguar.Por tanime duhet te flisnim edhe per te.

"Kamarier,qe kur ti me fluturen? Jeni bashke?"-ne ate moment u ula drejt dhe e pashe ne sy.Arkelan nuk foli.

"C'te intereson ty?"-ia ktheva ftohte,por mu duk sikur ftoha veten.

"Je per nje ndeshje sot pasdite?"-iu drejtua Arkes,"Brad do organizoje nje ndeshje futbolli.Si thua?"

"Qe tani po te duash.Mezi pres!"-edhe pse Arkelan i shkonte pas ironise se tij,ndonjehere lodhej dhe s'kishte nerva te merrej me me te.

"Po shkoj te marr dicka per te pire.Doni ju?"-na pyeti Arke.

Arkelan's P.O.V
Nderkohe qe po merrja birra ne banak,ironiku pasanik erdhi serisht.

"Nuk jeton dot pa mua mesa shoh"-iu drejtova.

"Po pra.Te dua shume dhe s'bej dot!"-ma ktheu.

"Hej kamarier!"-nisi te thoshte.

"Arkelan!"-ia ktheva me nje seriozitet ne fytyre.

"Arkelan,ti e do Kristen?"-me pyeti Luka,"A eshte vertet per ty nje shoqe e ngushte?"

"Perse duhet te te jap shpjegime ty?"-i thashe.

"Ja pergjigja qe prisja.Une e putha Kristen dhe me beso ajo ka buzet me te embla ne bote.Sarai eshte e dashura ime,por nuk ndjej asgje per te.Ti e di situata me Augustin ishte disi budallallek,e pranoj.Por Krista eshte dicka tjeter,"-nderkohe qe ai fliste per Kristabelin une shtrengoja nje gote qelqi ne dore,qe dalengadale nisi te pikonte gjak.Ai se shihte pasi e kisha doren nen banak,por presioni i fjaleve te tij ishte teper dominant.

"Dua ta ftoj ne festen e korrikut.Eshte nje feste ku dy persona behen bashke.Krijohet nje dashuri e re.Nese e fitoj une ndeshjen sot,ti do e bindesh Kristen qe te vi me mua ne ate feste..."

"Kush kujton se je qe e ve Kristen ne nje bast? A mendon vertet se do bej pakt me ty?"-thashe nderkohe qe hoqa goten nga dora.Ishte gjysme e thyer dhe dora rridhte gjak.Hapa ujin e lavamanit dhe lava doren.

"Nese fiton ti,une do largohem nga ajo.Ti do e kesh perjete shoqen tende te ngushte"

"Po sikur te mos pranoje?"-iu drejtova.

"Nese nuk pranon,Krista do e marr vesh qe shoku i saj i ngushte ka rene ne dashuri me te.Me beso qe mund ta vertetoj.."-tha ai.U duk si nje kercenim ndaj te cilit nuk kisha aspak frike.Por c'vertetesi mund te kishte? Une? Kristen?


P/S : this part is for InaQershori 🤍

Mos me dashuro!✔Where stories live. Discover now